SOT — e Marte, 21 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale. About Borozani.com

Mbi Borozani.com

Portali sportiv Borozani.com transmeton lajme të sakta nga të gjitha sferat e sportit vendor dhe botëror.


Borozani.com i jep rëndësi posaçërisht sportit vendor dhe inkurajon të gjitha Federatat si dhe sportistët e klubet që të shkruajnë në info@borozani.com për çdo aktivitet të tyre.



Stafi

Me një staf serioz dhe kualitativ, Borozani.com është i dedikuar në estetikën e krijimit të lajmit, duke marrë parasysh shkrimin pa gabime drejtshkrimore në gjuhën shqipe, fotografimin e ngjarjeve me rëndësi në sportin vendor dhe bisedat ekskluzive me sportistët dhe të gjithë ata që kanë të bëjnë me sportin.

Stafi publikues përbëhet nga —
Dren Shporta —Kryeredaktor
Lis Dorambari —Redaktor përgjegjës
Arian Paçarizi —Redaktor përgjegjës
Velsan Gjinali —Redaktor
Erdis Driza —Fotograf
Edrin Shkuliqi —Fotograf



Teknologjia

Dizajni, ndërtimi, dhe teknologjia mbështetet nga stafi profesional i boldUnderline. llc në Prishtinë. Ky staf përbëhet nga dizajnerë dhe programerë që janë të gatshëm të intervenojnë sipas ngjarjeve botërore dhe kërkesave të reklamuesve.

Stafi teknologjik përbëhet nga —
Valon Sopi —Product Designer
Tyler Wetzel —Web Designer



Argëtimi për vizitorë

Ne organizojmë edhe lojëra shpërblyese me ide origjinale, sipas garës. Me lojën shpërblyese EURO 2012 dhe Champions League Fantasy Football vetëm se e kemi vërtetuar seriozitetin dhe besnikërinë ndaj shfletuesëve të faqes sonë, të cilët i falenderojmë shumë për çdo klikim që e bëjnë.



Dedikimi

Ne do të tentojmë që të përmirësohemi vazhdimisht, prandaj çdo sygjerim, kritikë apo çfarëdo qoftë që keni për të na rekomanduar — ju mirëpresim në e-mailin tonë.



Bashkpunimi

Borozani.com bashkëpunon edhe me gjigantin global medial Reuters, prej të cilit kemi të drejtën e botimit të fotografive ekskluzive nga të gjitha ngjarjet më të mëdha në botën e sportit.



Rrjetet Sociale

Ne jemi edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, ku i mbajmë të freskët dashamirët e sportit përmes faqeve tona te këto rrjete të popullarizuara.



Të drejtat ligjore

Borozani.com të gjithë artikujt e vetë i ka të mbrojtura sipas ligjit në fuqi të Republikës së Kosovës, ashtu edhe fotografitë, prandaj çdo keqpërdorim i tyre, kopjim, riprodhim ose tentim tjetër i publikimit të tyre pa të drejtë autoriale, dënohet sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës dhe do të raportohet në Komisionin e Pavarur për Media (KPM).

"Borozani", "Borozani.com", "B", dhe "Boria e kaltër (vuvuzela)" janë marka të regjistruara. Për çdo ri-produkim të logos na kontaktoni paraprakisht.



Rregullat e postimit

Borozani.com e inkurajon shpërndarjen e lajmit të mirë. Për ta realizuar këtë, çdo entitet mediatik duhet t'i përmbahet këtyre rregullave:

  • Në asnjë rast lajmi nuk mundet të kopjohet dhe si i tillë të postohet (fjalë-për-fjalë) — edhe nëse citohet Borozani.com
  • Nëse lajmi mirret nga Borozani.com, lajmi duhet të citohet në fund të artikullit në mënyrën si vijon "/Borozani.com"
  • Deklaratat dhe kuotimet e përmendura nga Borozani.com mund të përdorën duke e cituar Borozani.com
  • Asnjëra nga fotot në Borozani.com nuk mund të ri-postohet, në asnjë rast.

Për çdo paqartësi rreth regullave, na kontaktoni paraprakisht për t'iu shmangur çdo hapi ligjor.



Sponzorimi dhe mbështetja

Borozani.com ofron një gamë cilësore për kompanitë dhe reklamuesit. Duke e shërbyer një treg të gjërë të sport-dashësve, Borozani.com ofron cilësi në reklamimin e produkteve dhe kompanive të ndryshme. Na kontaktoni, për më shumë rreth mundësive reklamuese dhe ofertave speciale.



Kontakti

Borozani.com c/o boldUnderline. llc
Adresa: Fazli Grajçevci 6/II, 10000 Prishtinë, Kosovë
Kontaktet: +377(0)44120000 dhe +386(0)49685085
Email: info@borozani.com

Tabelat



About Borozani.com

FOTO GALERI

ANALIZA EKSKLUZIVE

FOTO STATS

FOTO LAJM

në fokus

PORTRET

TIFO

Numra

6

Nicolas Anelka pas paraqitjes së mbrëmshme me fanellën e Juventusit e ka arritur Zlatan Ibrahimovicin në paraqitje me skuadra të ndryshme në Ligë të Kampionëve. Tashmë të dy kanë ndërruar nga 6 ekipe në këtë garë.

3,000

Basketbollisti spanjoll i Barcelona Regal, Juan Carlos Navarro, është bërë lojtari i parë në histori të Euroleague-së që ka arritur shifrën e 3000 pikëve të shënuara.

10

Skuadra angleze, Newcastle United, ka gjithsej 10 futbollistë françez në përbërjen e saj, ndërsa pesë prej tyre janë transferuar vetëm në këtë afat kalimtar të janarit.

13

Me transferimin e Edgar Çanit në Catania, numri i futbollistëve shqiptarë në Serie A, duke përfshirë edhe ata që nuk luajnë për kombëtaren shqiptare, është ngritur në 13.