Të gjitha lajmet

DITARI NR. 11 @ RIO 2016

25 finale sot

Kroacia-Serbia pritet të jetë çerekfinalja më interesante në basketboll të "Rio 2016"

25 finale sot

Shkruan: Luan MORINA

16 Gusht, 2016 @11:04

E marta është dita më e ngarkuar deri tash në këto Lojëra Olimpike. Janë në program plot 25 finale, e për më tepër nisin garat finale edhe në sportet e fundit ekipore.

Pesë finale në atletikë – trehapëshi i meshkujve (14:50), disku i femrave (16:20), kërcim së larti për meshkujt (1:30), 1500m për fermat (3:30), dhe 110m për meshkujt në ora 3:45.

d

Edhe kajaku nuk vonon me katër finalet e para që nisin në ora 14:00. Në të njëjtën kohë nis edhe finalja e 10km not në ambient të hapur për meshkujt. Më vonë, në ora 23:00, në zhytje është finalja në 3m për meshkujt.

Për shkak të motit të ligë ishin anuluar garat në velim dje, dhe si rrjedhojë pritet që sot të jetë ditë edhe më e ngarkuar me katër finale në total. Në ora 19:00 nisin tri garat e fundit në gjimnastikë artistike, derisa në ora 0:30 është finalja ekipore e femrave në ping pong (Kina-Gjermania). Në mesnatë nis edhe finalja e fundit në peshëngritje, derisa boksi vijon me finalen e kategorisë së lehtë çerek ore pas mesnate. Dy finalet e fundit në mundje, në stilin greko-roman nisin në ora 22:30. Gjysmë ore më herët, nisin finalet e fundit në çiklizëm në palestër.

DITA E DJESHME dhe ORARET PËR SOT

E hëna ishte e mbushur me ngjarje të çuditshme në atletikë. Shenja e parë ishte shiu që binte në programin e mbrëmjes ku Brazili fitoi të artën. Fundi në 400m ishte diçka e rrallë në olimpiadat e fundit. Greqia, Holanda, e Korea Veriore janë vende që zakonisht nuk prisni ti shihni me të arta në gjimnastikë. Që të trija morën të artat dje. Japonia, Kina, Malajzia, e Indonezia vazhduan në gjysmëfinale në badminton.

d

Pas shumë matematike u përcaktuan çerekfinalet e meshkujve në basketboll ku të mërkurën presim duelin e zjarrtë ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. SHBA-të presin Argjentinën, Australia Lituaninë, derisa Franca e Spanja përcaktojnë rivalin e ardhshëm të SHBA-ve në gjysmëfinale.

Sot nisin çerekfinalet në sportet ekipore për femra. Në hendboll takohen: Brazili – Holanda (15:00), Spanja – Franca (18:30), Suedia – Norvegjia (22:00), dhe Rusia – Angola (1:30). Edhe në volejboll çerekfinalet e femrave nisin me Holandën që pret Korenë Jugore në ora 15:00. Japonia e SHBA-të përcaktojnë gjysmëfinalistin tjetër katër orë më vonë. Çerekfinalet tjera janë: Rusia – Serbia në ora 23:00 dhe Brazili – Kina në ora 3:15.

j

Në volejboll plazhi zhvillohen gjysmëfinalet. Në programin e mbrëmjes në ora 21:00 tek femrat takohen Brazili dhe Gjermania, e tek meshkujt Brazili pret Holandën. Në ora 4:00, finalistin e dytë tek meshkujt e gjejnë Italia dhe Rusia, ndërsa tek femrat Brazili dhe SHBA-të.

Femrat nisin edhe çerekfinalet në basketboll. Në ora 16:00, Australia pret Serbinë; në ora 19:30, Spanja -Turqia; në ora 23:45, SHBA – Japonia; dhe në ora 3:15, Franca – Kanadaja.

d

Në konkurrencë ekipore meshkujt zhvillojnë gjysmëfinalet në hokej: Argjentina - Gjermania (17:00) dhe Belgjika – Holanda (22:00). E në vaterpolo në program janë çerekfinalet: Hungaria – Mali i Zi (16:00), Serbia – Spanja (17:20), Brazili – Kroacia (20:10) dhe Greqia – Italia (21:30).
Dhe futbolli i femrave mëson finalistet. Në ora 18:00, Brazili pret Suedinë me Kosovare Asllanin. Finalisti tjetër përcaktohet në ora 21:00 kur Gjermania pret Kanadanë.

ATLETIKË

Përfundim i çuditshëm në 400m

16 Gusht, 2016 @9:22

Shaunae Miller kishte një epërsi derisa hynin në 100m e fundit...

ATLETIKË

Moment historik për Brazilin

16 Gusht, 2016 @9:21

Braziliani Thiago Braz da Silva bëri historinë për vendin e...

ATLETIKË

Përsëri Rudisha

16 Gusht, 2016 @9:19

Atleti David Rudisha ka siguruar të artën e tretë radhazi në 800m...

BOKS

E rënda për Rusinë

16 Gusht, 2016 @8:51

Në kategorinë e rëndë, deri 91kg të dominuar nga kubanët dhe...

PESHËNGRITJE

Uzbekistani me të artë

16 Gusht, 2016 @8:43

Shteti i Uzbekistanit fitoi medaljen e dytë të artë në Lojërat...

MUNDJE

E treta për Lopezin

15 Gusht, 2016 @22:48

Davit Chakvetadze nga Rusia ka fituar disiplinën deri në 85kg në...

ÇIKLIZË

Elia Viviani kampion olimpik

15 Gusht, 2016 @22:31

Çiklisti italian, Elia Viviani u rikuperua nga rrëzimi gjatë...

SPORT ME KUAJ

Dujardin vazhdon dominimin

15 Gusht, 2016 @22:07

Britanikja Charlotte Dujardin me kalin e saj Valegro ka vazhduar të...

GJIMNASTIKË

Sanne Wevers para favoriteve

15 Gusht, 2016 @21:57

Holandezja Sanne Wevers fitoi disiplinën e traut gjimnastikor me...

ATLETIKË

Anita me rekord

15 Gusht, 2016 @17:04

Polakja Anita Wlodarczyk ka fituar të artën në hedhjen e çekanit....

HAXHI ROBIN KRASNIQI

Krasniqi: Do të kthehem edhe më i fuqishëm

Foto: H. R. Krasniqi/ Facebook

26 Prill, 2017 @13:19

Haxhi Robin Krasniqi, që të shtunën u mposht nga rivali i tij...

KOK

Tre sportistë marrin bursa olimpike

REUTERS/Arkiv

24 Prill, 2017 @23:00

Komitetit Olimpik i Kosovës, Federata Skitare e Kosovës dhe tre...

BOKS

Mposhtet Haxhi Krasniqi, humb mundësinë për titull

22 Prill, 2017 @22:49

Në duelin e sontëm ndaj Arthur Abraham, Haxhi Krasniqi pësoi...

AUTOSPORT

Lajçi nesër në Kampionatin Europian

22 Prill, 2017 @17:01

Krahas garës në Prizren, vëmendja e dashamirëve të...

AUTOSPORT

Në Prizren nis seria e spektakleve në automobilizëm

Foto: FASK

22 Prill, 2017 @16:57

Kampionati i automobilizmit në Kosovë fillon këtë të diel me...

Të gjitha lajmet nga Të tjera