Të gjitha lajmet

5 PËR VIKEND

5 ndeshje që vendosin

Graph. O. Kraja

5 ndeshje që vendosin

Shkruan: LUAN MORINA

14 Prill, 2018 @6:49

Pesë duele, njëra më interesante se tjetra. Nga të gjitha ligat kryesore europiane, duele që mund të vendosin, ose pritet të vendosin për ekipet dhe kampionatet!

Camp Nou stadium

Barcelona – Valencia (e shtunë, ora 4e15)

Pas fitores së mbrëmshme, Betis barazon Valencinë për formën më të mirë aktual në La Liga. Kjo formë e Valencisë mund të marr fund kundër Barcelonës Camp Nou, vetëm një javë pasi kanë kaluar në pozitën e tretë në renditje. Ose, mund të shfrytëzojnë hutinë momentale tek ‘blaugranat’ për të bërë një befasi eventuale për t’i shkaktuar humbjen e parë Barcelonës.

 

Humbja e Barcelonës Romë ishte e çuditshme!

Tottenham – Manchester City (e shtunë, ora 15n9)

Çka janë 500 milion të shpenzuara në transferime për dy vite kur në fund merr titullin e kampionit të ligës më të mirë në botë. Ani pse kjo nuk ndodh në duelin direkt ndaj rivalit të qytetit kur lëshon epërsinë prej 2-0, dhe pastaj eliminohesh nga rivali tjetër në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Duhet më shumë investime dhe mjaftojnë ndeshjet e Phil Fodenit në Kupën e Ligës, dhe talentit të sjellur nga Leverkuseni, i cili nga mesfushori është kthyer në mbrojtës të majtë, rezervë e një konvertimi të ngjashëm të Fabian Delph.

 

Asnjë nga këto nuk të humbin termin e një trajneri gjenial i cili për tri vite në Bayern i ka dhuruar dy gjysmëfinalistëve tjerë të Ligës së Kampionëve, dy nga mesfushorët më të mirë sot, pothuajse falas – Toni Kroos e Emre Can.
Sidoqoftë, fitorja ndaj Tottenhamit të Mauricio Pochettinos do të ishte ngushëllim i mjaftueshëm për kurorëzimin me titull. Apo jo?

Milan – Napoli (e diel, ora 3)

Dyqind e tridhjetë milion euro transferime për të mbetur në pozitën ku ishin vitin e kaluar – të gjashtën! Plani i kinezëve në përvjetorin e parë si pronarë të rinj të Milanit nuk është duke funksionuar aspak – sipas milanistëve nostalgjikë të transferimeve të super-yjeve si Sokratis, Kevin Constantone, e Bakaye Traore. Mos të harrojmë edhe Taye Taiwon e Aly Cissokhon, dhëmbët e të cilit nuk kanë shfaqur problem në asnjërën prej gjashtë ekipeve tjera ku ka vazhduar karrierën pas testit mjekësor të dështuar tek Milani!

Milan vs Napoli

Rossonerët duket të kenë një plan, i cili më së shumti kontestohet nga vet rossonerët dhe mbi të gjitha mediat italiane, të cilat nuk hezitojnë të lavdërojnë punën e Sarrit i cili me njërën nga mesfushat më të mira në Evropë nuk arrin të largoj nga fronin Juventusin as këtë sezon. Fitorja ndaj Chievos ishte mrekulli e çasteve të fundit. Në Milano do të duhej të kryenin punën më herët, sidomos karshi 14 lojtarëve të përdorur nga Gattuso, të cilët janë ‘këputur’ në këtë ekip pa rotacion. Kanë shpenzuar 230 milion euro, por nuk duhet të shpenzojnë më, sepse edhe ashtu Gattuso po luan me vetëm 14 lojtarë!

Nëse loja bëhet bajate në ora 3e30 mund të kaloni në përballjen ndërmjet Schalkes dhe Borussias së Dortmundit.

Galatasaray - Basaksehir (e diel, ora 6)

Me pikët që kanë humbur nga ekipet e fundit, si mysafir, Galatasaray do të dilte nesër në fushë për të festuar titullin. Nuk do e bëjnë këtë. Përkundrazi, Basaksehir mund të marr një fitore vitale drejt titullit të parë në histori, dhe një Ligë e Kampionëve nga e cila këtë vit i kishte eliminuar një shtyllë e Adebayorit do të ishte e mirëseardhur për futbollin turk.

 

Futbollin turk, i cili është mbi 800 milionë euro borxhe të ekipeve, të cilat do e lënë sipas të gjitha gjasave Galatasarayin vitin e ardhshëm jashtë Evropës. Ky është rezultati i ekipeve publike të cilat ndërrojnë kryesinë më së voni në tri vite, dhe secili për të dëshmuar veten vjen me transferime të shtrenjta, kontrata të këqija, dhe lë më pas miliona në borxhe. Titulli në Turqi edhe këtë vit do t’i shkoj Besiktasit.

Istanbul Basaksehir

Lazio – Roma (e diel, ora 15n9)

Të dyja ekipet vijnë nga ndeshje komplet të kundërta në mes-javë. Roma vjen pas një dominimi total në Olimpico ndaj Barcelonës, arenë ku ishin mposhtur fundjavën e kaluar befasisht nga Fiorentina. Lazio vjen pas gafave të Strakoshës i cili nuk mund të fajësohet i vetëm në humbjen nga Salzburgu i Valonit.

Lazio vs Roma

Të dy ekipet kanë shumë në tavolinë për të luftuar të dielën, dhe kjo vetëm sa pritet të nxeh situatën si në terren ashtu edhe në tribuna.

GJILANI-FERONIKELI

Starova vazhdon me barazime

13 Prill, 2018 @16:08

Barazimi i tretë me radhë i Sulejman Starovës prej se u emërua...

PARA PAK ÇASTESH

Bayern zyrtarizon Kovacin trajner

13 Prill, 2018 @12:24

Skuadra e Bayern Munchenit, ka zyrtarizuar trajnerin e ri të...

SEMIFINAL DRAW

Shorti i gj’finales së Ligës së Kampionëve

Foto: asroma/twitter

13 Prill, 2018 @11:43

Janë kuptuar çiftet gjysmëfinaliste të edicionit të sivjetëm...

SHORTI I GJYSMËFINALES

Valon Berisha me ekip, mëson rivalin e gj’finales

Foto: uel/fb

13 Prill, 2018 @11:13

U tërhoq shorti para pak çastesh dhe u kuptuan çiftet...

ARANZHOHET MIQËSORJA

Shqipëria ndaj Uellsit

13 Prill, 2018 @11:09

Skuadra kombëtare e futbollit do të luajë miqësore me Uellsin në...

PREJ STINORIT TË ARDHSHËM

Niko Kovac trajner i ri i Bayernit

13 Prill, 2018 @10:56

Mediat gjermane mbrëmë kanë zbuluar emrin e trajnerit të ri të...

ME TIFOZËRI NË DERBI

Ballkani në kërkim të kreut, me publik në Istog

12 Prill, 2018 @15:44

Skuadra e Ballkanit të Suharekës, që po lufton të sigurojë...

TRAJNERI I RI

Gjilani emëron trajnerin e ri

12 Prill, 2018 @14:31

Pas largimit të Arbnor Morinës nga posti i trajnerit të klubit,...

GJYSMËFINALISTËT

Pas 8 vitesh, 4 skuadra nga 4 shtete

12 Prill, 2018 @11:43

Për herë të parë pas 8 vitesh, në gjysmëfinale të Ligës së...

NGRITJE KUQEZI

Dy pozita përpjetë

Foto: FSHF

12 Prill, 2018 @10:12

Përkundër humbjes së pësuar nga Norvegjia në miqësore, shikuar...

FIFA RANKING - PRILL 2018

Kosova ngritet për 24 pozita në renditjen e FIFAs

Foto: FFK

12 Prill, 2018 @9:53

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritjen më të...

1/4: REAL - JUVENTUS

Juventusi ‘dridh’ Bernabeun, Ronaldo mbyll ndeshjen

11 Prill, 2018 @21:47

Në një nga ndeshjet më të bukura të viteve të fundit në...

1/4: BAYERN-SEVILLA

Pa gola në gjysmëfinale

Fotot: ChampionsLeague/fb

11 Prill, 2018 @21:40

Bayern Munchen ka pasur më shumë raste në ndeshjen e kthimit të...

TË PAMPOSHTURIT NË VEND

Liria, Drita e Gjilani - një të përbashkët

BOROZANI/ A. P.

11 Prill, 2018 @13:03

Tre skuadra të Superligës me një të përbashkët, që i bën ata...

TE GJILANI

Dorëhiqet Arbnor Morina

BOROZANI/ A. P.

10 Prill, 2018 @21:51

Gjilani aktualisht ka mbetur pa trajner. Kjo, pasi që Arbnor Morina,...

PREMIER LEAGUE

Skuadra më e mirë e sezonit në Premier League

19 Prill, 2018 @13:08

Pak javë para përfundimit, është publikuar skuadra më e mirë e...

ME PEP GUARDIOLËN

Manchester City zyrtarisht kampion

15 Prill, 2018 @18:21

Manchester City ka fituar titullin e Premier Ligës angleze edhe...

TOTTENHAM - CITY

City fiton, por ende nuk feston

Foto: Premier League

14 Prill, 2018 @21:37

Pas 3 humbjeve radhazi në Premier League e Champions League,...

WOLVERHAMPTON WANDERERS

Pas 6 vitesh, kthehen në Premier Ligë!

Foto: bbc/getty

14 Prill, 2018 @20:56

Edhepse nesër zhvillojnë ndeshjen e xhiros së XXXXIII të...

LIVERPOOL-BOURNEMOUTH

Salah briliant, arrin 40-shen

Fotot: premierleague/fb

14 Prill, 2018 @19:52

Liverpool ka shënuar fitore rutinore ndaj Bournemouthit sot, 3-0,...

Të gjitha lajmet nga Premier League