Të gjitha lajmet

KOLUMNE

5 për fundjavë + extra!

Design: O.K

5 për fundjavë + extra!

Shkruan: Luan MORINA

17 Mars, 2018 @12:19

1. Swansea City – Tottenham (e shtunë, ora 1e15)

Tre favoritët kryesorë që kanë mbetur në luftën për FA Cup, janë të eliminuar nga Evropa. Për Spurs është koha të fitojnë një titull që të mbajnë këtë ekip talentesh të bashkuar. Nuk mjafton vetëm kualifikimi në Ligën e Kampionëve. Jo më! Por, s’do të jetë lehtë kundër ‘mjellmave’ të cilat Carlos Carvahal i ka ringjallur për merak këta muajt e fundit.
E më e mira e futbollit anglez është që nuk ka vet-nënçmim. Pa marrë parasysh dallimin në divizione apo kuadro, të dy ekipet hyjnë në fushë për fitore.
Ngjashëm do të jetë edhe në mbrëmje, kur Manchester United në tentim për t’u këndellur pas turpit të së martës pret Brightonin. Është mundësia e vetme për të mbaruar përsëri sezonin me së paku një titull – diçka që po bëjnë tashmë tri vite radhazi.

2. Fenerbahce – Galatasaray (e shtunë, ora 5)

Superliga turke këtë fundjavë mund të ndaj ekipet për titull, ose të bëhet lëmsh i tërë. Më shumë ka gjasë të ngjajë kjo e dyta. Galatasaray nuk ka fitore në ‘Sukru Saracoglu’ që nga kohërat e Sulltan Mehmedit II! Ndërkohë kanë fituar një titull në mes të stadiumit, që ka pasur me skenat më të turpshme në futbollin turk pas skandalit të kurdisjeve të ndeshjeve që ka lënë pikërisht Fenerbahcen jashtë Evropës. Thyerje karrigesh, ndalje rryme, dhe nja tri-katër vonesë për të marrë kupën e kampionit për ‘luanët’ ka qenë para-gjellë e asaj nate.
Galatasaray ka formë të ndryshueshme, Fenerbahce edhe më të ndryshueshme. Njëjtë janë edhe Basaksehir e Besiktas. Këto dyja ndeshen të dielën në të njëjtën kohë.

3. Sampdoria – Internazionale (e diel, ora 12e30)

Sampdoria në Ligën e Kampionëve mund të duket e çuditshme, por është diçka që kanë arritur viteve të fundit. Së paku kualifikimet, pa harruar finalen e një çerek shekulli më parë, në finalen e parë të kësaj gare. Për Internazionalen do të ishte befasi më e madhe sikur të mos kualifikoheshin, sidomos pas startit të sezonit.
Fitorja do të kthente shpresat tek Sampdoria, derisa humbja do t’i linte përfundimisht jashtë Ligës së Kampionëve, duke rrezikuar edhe kualifikimin në Europa League. Për Internazionalen, fitorja do të hiqte qafe njërin nga udhëtimet më të vështira që iu kanë mbetur. Kanë Torinon, Atalantën, dhe Lazion deri në fund.

4. Leicester City – Chelsea (e diel, ora 5e30)

Eliminimi nga Liga e Kampionëve lë FA Cup si të vetmin opsion shpëtimi për Antonio Conten. Të vetmin opsion të largimit me titull, më mirë të themi, edhe pse mund të dështojnë të mbesin në Top4 në fund. Përballja me Leicester Cityn është ndër çerekfinalet më të mira të Kupës Angleze këtë vikend të fundit para miqësoreve të kombëtareve.
Leicester City me Puel ka gjetur formën, dhe duket se ndërrimi i trajnerit çdo sezon vetëm sa po kthjell ata. Ndoshta edhe Puel do të mbetet pa punë vjeshtën e ardhshme, që përsëri i bie më vonë se Conte.
Herën e fundit në King Power Stadium, Chelsea herët pati krijuar një epërsi të paarritshme nga vendasit. E njëjta mund të ndodh edhe të dielën. Sidomos nëse Diabate nuk përsërit paraqitjet e tija të mëhershme në këtë garë për Leicester Cityn.

5. Leipzig – Bayern (e diel, ora 6)

Nëse ndodh që të krijoj Chelsea epërsi të hershme, atëherë mund të kthehemi kah ‘derbi’ i Bundesligës. Në Stamboll, Bayerni bëri atë që Leipzigu dështoi. Dhe askujt, për dallim nga Werner, nuk i dhembnin veshët. Problemi i zhurmës nuk ishte problem për djemtë e Heynckess.
Një rezultat të thellë bavarezët mund ta përsërisin edhe në Leipzig. Vendasit kanë një formë të luhatshme dhe së fundmi kanë befasuar me rezultate negative. Motivimi kundër Bayernit nuk duhet të jetë problem. Motivimi nuk ka munguar se të tjerëve, por rezultati ka qenë i tmerrshëm. Ndoshta kësaj radhe mund të shpëtojnë më butë se Hamburger SV.

Extra - Pasi që javën e ardhshme nuk ka 5she, ia vlen të ju kujtojmë disa nga ndeshjet që mund ti shihni para fundjavës së fundit të marsit.

Të premten, më 23 mars -  1:20 Japonia-Mali; 5 Rusia-Brazili; 6.30 Turqia-Irlanda; 15n9 Gjermania-Spanja; 15n9 Holanda-Anglia; 15n9 Argjentina-Italia; 9 Franca-Kolumbia.
Të shtunën, më 24 mars – 3 Irlanda Veriore-Koreja Jugore; 6 Suedia-Kili; 7 Kosova-Madagaskari
Të hënën, më 26 mars – 7 Shqipëria-Norvegjia; 8.30 Portugalia-Holanda
Të martën, më 27 mars – 10n6 Rusia-Franca; 7 Kosova-Madagaskari; 15n9 Gjermania-Brazili; 9 Anglia-Italia; 9 Spanja-Argjentina.

MONEY-MONEY-MONEY

Çerekfinalet sipas vlerave të ekipeve

Foto: uefa.com

16 Mars, 2018 @13:01

Faqja e specializuar për llogaritje të vlerave të lojtarëve,...

DIREKT

Shorti i Europa League - çerekfinalet

Foto: uefa.com

16 Mars, 2018 @12:53

Në këto momente po hidhet shorti i çerekfinaleve të Europa...

FTESAT E PANUCCIT

Abazaj, Gavazaj, Qaka… në listën e Panuccit

Foto: FSHF

16 Mars, 2018 @12:27

Selektori i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka bërë të...

DIREKT

Shorti i Champions League - çerekfinalet!

Foto: uefa.com

16 Mars, 2018 @12:10

Në këto çaste po tërhiqet shorti i Ligës së Kampionëve për...

DRAW DAY

Dita kur kuptohen çiftet çerekfinale

16 Mars, 2018 @8:39

Sot është dita kur kuptohen çiftet çerekfinale të Ligës së...

ARBNOR MORINA

Humbëm dy pikë

15 Mars, 2018 @22:47

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, në deklaratën e tij pas...

GAJUR REXHEPI

Pikë e merituar

Foto: prishtinafc.com

15 Mars, 2018 @22:34

Flamurtari ka arkëtuar një pikë shumë të rëndësishme në...

MOHAMED SALAH

I pari edhe te autorët

Foto: premierleague.com

1 Maj, 2018 @15:02

Futbollisti i Liverpoolit, Mohamed Salah, është emëruar lojtari i...

EMRE CAN

Për të rinuar mesfushën e kampionit

Foto: premierleague.com

30 Prill, 2018 @15:39

Mesfushori gjerman i Liverpoolit, Emre Can, pritet të jetë lojtar i...

KOLUMNE

5 për fundjavë!

O.K / BOROZANI

28 Prill, 2018 @9:00

1 Freiburg – Koln (e shtunë, ora 3.30) E shtuna pasdite do të...

ALEX OXLADE CHAMBERLAIN

Përfundon stinorin, humb edhe Botërorin

Foto: premierleague.com

25 Prill, 2018 @21:28

Futbollisti i Liverpoolit, Alex-Oxlade Chamberlain ka përfunduar...

FA CUP: 1/2

United vs. Chelsea, finalja e FA Cup

Foto: BT Sports

22 Prill, 2018 @16:48

Pas Manchester Unitedit, finalisti i dytë i FA Cup është Chelsea....

Të gjitha lajmet nga Premier League