Të gjitha lajmet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

O.K / BOROZANI

5 për fundjavë!

Shkruan: Luan MORINA

28 Prill, 2018 @9:00

1 Freiburg – Koln (e shtunë, ora 3.30)

E shtuna pasdite do të mund të përcaktoj të ardhmen e disa ekipeve në Itali, Gjermani, e edhe në Angli. Southampton duhet të mposhtë Bournemouthin, të cilët do të ishin më rehat me një fitore eventuale. E njëjta vlen edhe për Huddersfield, të cilët përfundimisht mund të lënë Evertonin jashtë Evropës. Fitorja i nevojitet edhe Crystal Palacet karshi Leicester Cityt.
Gjysmë ore më herët, në Bundesliga, fitorja e Freiburgut karshi Kolnit, mund t’i dërgoj këta tëf undit në Bundesliga2 edhe zyrtarisht. Për ekipin e Abrashit mund të jetë një frymëmarrje më e lehtë deri në barazh, në rast se Hamburger SV mposhtet nga Wolfsburgu që është një tjetër duel për mbijetesë, po aq i rëndësishëm sa ky. Mavraj ka humbur pozitën e startuesit tek HSV, Rexhbecaj nuk po gjen minuta ndonëse po ftohet me ekipin tek WFL, e Abrashi është dëmtuar për kushedi të satën herë tek Freiburgu. Por, as barazhi, as biletat e fundit për Ligën e Kampionëve s’besoj që mund të përcaktohen në Bundesliga para xhiros së fundit.

2. Lyon – Nantes (e shtunë, ora 5)

Për njërën nga këto ekipe, shpresa për të arritur qëllimet e tyre mund të pësoj goditje të rëndë këtë të shtune. Ndonëse nuk është hera e parë që titulli i kampionit në Ligue1 përcaktohet herët, këtë vit Ligue1 ka shumëçka për të luftuar deri në fund, përfshirë luftën për dy vendet që çojnë në Ligën e Kampionëve. Lyon për momentin është një hap para Marseille, edhe atë vetëm për shkak të gol-dallimit, por mund të kenë probleme në mbajtjen e ritmit të fitoreve radhazi kundër Nantes.
Ekipi i Ranierit ka dy barazime pas dy humbjeve dhe mbetet 3 pikë larg pozitës së gjashtë që, pos nëse PSG humb nga ekipi gjysmë-profesionist në finalen e Kupës së Francës, dërgon në Europa League. Në rënien e Nantes ka ndikuar edhe këndellja e Nice dhe St. Etienne në javët e fundit. Një ndeshje e mirë për pasditen e të shtunës.

3. Inter – Juventus (e shtunë, ora 15n9)

Mbrëmja e të shtunës mund të shtyjë drejt përcaktimit të njërës nga dy gjëra në Itali – titullit, që befasisht ende është i hapur; dhe ekipit të katërt që shkon në Ligën e Kampionëve. Njëra do të ndodh në ‘Derby d’Italia’. Çuditërisht, Juventusi nuk do ta ketë të lehtë në tri xhirot e mbetura, e Interi duhet të dalë para Lazios në renditje para datës 20 maj, kur janë mysafir në ‘Olimpico’ ndaj ekipit të Strakoshës dhe Tares. Ndeshja e parë në dhjetor, kur Interi ishte në krye të renditjes, ka përfunduar pa gola, dhe jo me lojë shumë të hapur. Kësaj radhe nuk ka hapësirë për shumë kalkulime.

4. Celtic – Rangers (e diel, ora 1)

Ardhja eventuale e Steven Gerrard ndoshta do të ishte hapi i duhur për të kaluar Rangers në fazën finale të kthimit tek jehona e humbur pas falimentimit. Herën e fundit në kampionatin skocez, Rangers dy herë lëshuan epërsinë në një ‘Old Firm’ klasik. Gjysmëfinalja e kupës ishte krejt gjë tjetër, me fitoren e Celticut 4-0. Kjo mund të jetë një nga ato ndeshjet klasike në Evropë këtë sezon, të cilat kanë përcaktuar kampionin. Fitorja e Celtic do t’i zyrtarizonte ata si kampionë skocez, e fitorja eventuale e Rangers, mund t’u jepte një epërsi në luftën për dalje në Evropë. E pos kësaj aty është edhe atmosfera ndër më të mirat në futboll.

5. Manchester Utd – Arsenal (e diel, ora 5e30)

Dikush mund ta ndante karrierën e Arsene Wenger tek Arsenali në dy periudha që do të ndërlidheshin me kundërshtarin e kësaj të diele. Ardhja e Mourinhos kishte rezultuar me titullin e fundit në Premier LeagueWengerit, dhe një rivalitet që u përshkallëzua shumë herë. Të dielën, do të jetë përballja e fundit ndërmjet tyre, së paku me Wengerin tek Arsenali, sepse nuk jam i sigurt që do të pensionohet francezi kokëfortë. Ndonëse do të përcaktoj përfundimisht fatin e këtyre dy ekipeve për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, kjo përballje do të ketë të bëj vetëm me atë që shohin në fushë, larg kalkulimeve e planifikimeve. Ndoshta!

BARCELONA

Iniesta - Barcelona, fundi i një epoke!

27 Prill, 2018 @14:30

Fundi i një epoke! Pas 16 sezoneve me skuadrën e Barcelonës,...

EUROPA LEAGUE: 1/2

Dominim i pafrytshëm i Arsenalit, Griezmann ‘ndëshkon’

26 Prill, 2018 @22:05

Përkundër dominimit total dhe rasteve të panumërta për shënim,...

MARSEILLE - SALZBURG

Payet me asistime, afron Marseillein në finale

Foto: EuropaLeague/fb

26 Prill, 2018 @21:57

Mesfushori i reprezentacionit të Francës, Dimitri Payet ka asistuar...

MË 6 MAJ

Përcaktohet referi i El Clasicos

Foto: EstadioDeportivo via Google

26 Prill, 2018 @15:40

Dueli i radhës ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet...

FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS

Caktohet stadiumi i finales së Kupës

BOROZANI/ E. D./Arkiv

26 Prill, 2018 @15:31

Përballja finale e Kupës së Kosovës në futboll, që do të vë...

CAKTOHEN DATAT

Barazhi i Superligës, në fund të majit

BOROZANI/ E. D./ Arkiv

26 Prill, 2018 @15:24

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka përcaktuar sot datat e...

DËNOHEN TRAJNERËT PAS DERBIT

Batatina €1000, Isufi €300

Foto: KFLlapi/fb

26 Prill, 2018 @15:09

Janë gjobitur edhe trajnerët e dy ekipeve nga ndeshja derbi e...

ALEX OXLADE CHAMBERLAIN

Përfundon stinorin, humb edhe Botërorin

Foto: premierleague.com

25 Prill, 2018 @21:28

Futbollisti i Liverpoolit, Alex-Oxlade Chamberlain ka përfunduar...

FA CUP: 1/2

United vs. Chelsea, finalja e FA Cup

Foto: BT Sports

22 Prill, 2018 @16:48

Pas Manchester Unitedit, finalisti i dytë i FA Cup është Chelsea....

FA CUP: 1/2

United në finale të FA Cup

21 Prill, 2018 @19:21

Me fitoren e Manchester United është mbyllur gjysmëfinalja e parë...

5 PËR VIKEND

5 derbi për vikend

Graph. O.Kraja

21 Prill, 2018 @13:19

Manchester Utd – Tottenham (e shtunë, ora 6e15) Të dyjave iu...

SKY SPORTS PËR MENAXHERIN E ARSENALIT

Favoritët për trajner të Arsenalit

REUTERS/Arkiv

21 Prill, 2018 @10:57

Sky Sport ka dalë me një artikull ku ka bërë parashikimin e...

Të gjitha lajmet nga Premier League