Të gjitha lajmet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

Design: Olsen Kraja

5 për fundjavë!

Shkruan: Luan MORINA

14 Shtator, 2018 @13:00

1. PSG – St. Etienne (e premte, ora 15n9)

Dy ekipet e vetme të pamposhtura në Ligue1 vijnë përballë në ndeshjen e dytë të javës së katërt, në sezonin e tretë të ‘5përVikend’!

Ndonëse të pamposhtura, nuk janë dy ekipet më të mira në Francë këtë sezon. Kampionët e dhjetëfishtë të Francës, provojnë të shënojnë fitoren e parë pas 17 ndeshjeve dhe 6 viteve ndaj PSG. Fitorja e fundit e St. Etienne vinte me një gol dhe asistim të Aubameyang në tetor të vitit 2012. Që nga atëherë, Cavani dhe Ibrahimovic kanë shënuar 25 gola kundër ‘të gjelbërve’, të cilët s’do ta kenë të lehtë të mbahen në ‘Parkun e Princërve’.

Cabella dhe Khazri kanë përfunduar transferimet tek St. Etienne këtë verë, gjersa PSG ka mbetur vetëm me Bernat, Choupo-Moting, e Kehrerr si risi për këtë sezon, duke lënë gjithçka në dorën e Thomas Teuchel, i cili mund të fitojë titull evropian para Kloppit!

2. Tottenham-Liverpool (e shtunë, ora 1e30)

Dele Alli dhe Hugo Lloris do të mungojnë të shtunën, duke rënduar edhe më shumë shanset e Spurs për një rezultat pozitiv. Kjo do të jetë ndeshja vendimtare për seriozitetin e ‘reds’ në lidhje me rrugëtimin e tyre drejt titullit!

Ky duel është stabilizuar viteve të fundit, derisa fitorja e fundit e Liverpool si mysafir vjen në vitin 2014 kur shënonte edhe Gerrard. Tashti Sadio Mane ka gjetur formën tamam në kohë, gjersa mbresëlënëse po është vija e mbrojtjes me emra si Gomez, Alexander-Arnold, e Robertson – tri talente të udhëhequra nga VVD. Ndoshta në tri vite mund të shndërrohen në katërshen më të mirë në Premier League. Sfida e vështirë i pret kundër krahëve të Spurs, tek të cilët kthehet Son për të ndihmuar tashmë formën e mirë të Mouras.

3. Monchengladbach - Schalke (e shtunë, ora 6e30)

Për Schalken e Tedescos është fillim i zakonshëm – pas një sezoni të mirë vjen sezoni i keq! Por, nuk është faji krejt tek besëtytnia. Me Nastasicin e skuqur në xhiron e parë kur humbën në Wolfsburg, lëndimit të Stamboulit, dhe shitjes së Kehrerit në 3-4-3shin e Tedescos u vendos McKennie pranë Sanes e Naldos. Rudy u inkuadrua më herët se që duhet në formacionin startues, e sikur këto nuk mjaftonin

Konoplyanka i kthyer nga lëndimi mori të kuq kundër Herthës. Kriza tek Schalke mund të thellohet tani me nisjen e Ligës së Kampionëve, sidomos me numrin e mungesave që mund të kenë kundër Borussisë së Monchengladbachut.

Pa mungesa s’do të jenë as vendasit. Këtë fillim sezoni kanë vendosur Jantschken në qendër përkrah Ginterit pas lëndimit të Doucures, gjersa në krahun e djathtë po aktivizohet 18 vjeçari Louis Beyer. Fitore në Kupë dhe kundër B04, për të barazuar me Augburgun. Mungesat e Krammer e Stindl vetëm sa kanë rënduar punën e Dieter Heckingut, i cili të shtunën pasdite do të ketë një betejë menaxhimi të ekipeve të përgjysmuara kundër Tedescos. Sidoqoftë, është futboll gjerman i cili pothuajse kurrë nuk zhgënjen.

4. Juventus - Sassuolo (e diel, ora 3)

E vërtetë që Juventus ka fituar 7-0 në shkurt të këtij viti, dhe me ardhjen e Cristianos do të duhej të përsëriste rezultatin, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit. Cristiano po mbulohet nga mbrojtësit e ekipeve italiane goxha mirë deri tani, e si për inati edhe fati po i kthen shpinën. Ky ‘agjërim’ i tij s’do të zgjas shumë kohë, sidomos nëse vendos të largohet në krahë. Por, së paku po mundëson më shumë hapësirë për të tjerët.

E Sassuolo këtë sezon me Roberto De Zerbin e kanë nisur për mrekulli. Gjatë verës kanë marrë talente dhe përvojë. Kevin-Prince Boateng po lëvizë më i lirë me dyshen që duhet të udhëheq Italinë në të ardhmen Sensi-Locatelli, gjersa Berardi me ndihmën e mjaftueshme mund të lëndojë kundërshtarët pa problem. Sa do të funksionojë kjo kundër Juventusit mbetet të shihet, por sigurisht se nuk do të ketë diferencë -7! Pos nëse Cristiano shpërthen furishëm!

5. Everton – West Ham (e diel, ora 5)

Vitin e kaluar, të dy ndeshjet ndërmjet këtyre dy ekipeve kanë pasur nga katër gola të shënuar. Me vetëm Arnautovicin (një ballkanas që aktron si Ibra, por nuk është as afër thembrës së tij) në rolin e qendërsulmuesit, Pellegrini mund të mbetet pa punë të hënën nëse pëson edhe humbjen e pestë në ligë. Chicharito nuk po merr hapësirën e nevojshme, dhe në të vetmen ndeshje të plotë ka shënuar (kundër Wimbledonit në Carabao Cup), gjersa Perez edhe më pak po aktivizohet. Ndryshimet e shpeshta në formacion kanë dëmtuar ‘çekanët’ më shumë se sa lëndimet dhe orari.

Pak më mirë janë Everton. Shpëtimtarët ‘mbetjeve’ të Barcelonës do të jenë pa Richarlisonin edhe në këtë ndeshje, duke u mbështetur tek një talent tjetër, Calvert-Lewin për të gjetur portën. Walcott ka nisur sezonin mirë me Evertonin, gjersa Davies është kthyer në shtyllën e mesfushës. Ndonëse jo e të njëjtës rëndësi si për Pellegrinin, kjo ndeshje do të jetë test për Silvan për të parë nëse Evertoni janë të destinuar për Top6 apo vetëm një sezon rindërtimi, sikur vitin e kaluar, ndonëse është herët për të definuar këtë.

JAVA E KATËRT

Orari për xhiron e katërt në Ligën e Parë

13 Shtator, 2018 @12:33

Është bërë i ditur orari i ndeshjeve të xhiros së katërt të...

JAVA E PESTË

Orari për xhiron e pestë të Superligës

BOROZANI

13 Shtator, 2018 @12:26

Të shtunën dhe të dielën e ardhshme zhvillohen ndeshjet e xhiros...

DRITA

Largohet Bekim Isufi!

BOROZANI / D.SH

12 Shtator, 2018 @17:11

Pas humbjes që Drita e pësoi sot nga Llapi, humbje e cila ishte e...

DRITA - LLAPI

Llapi thellon krizën e kampionit

12 Shtator, 2018 @16:46

Çfarë po ndodhë me kampionin? Në takimin e zhvilluar sot në...

KEK-u - TREPÇA '89

‘89-shi bindshëm ndaj KEK-ut, e para e sezonit

12 Shtator, 2018 @16:42

Lehtë për Trepçën ‘89 kaloi ndeshja e luajtur sot ndaj KEK-ut në...

FLAMURTARI - LIRIA

Liria ‘viktima’ e radhës, Flamurtari nuk ndalet!

12 Shtator, 2018 @16:41

4 ndeshje, 4 fitore! I vetmi ekip me formë perfekte në edicionin e...

FERIZAJ - FERONIKELI

Feronikeli me ‘gjah’ të plotë në Ferizaj

12 Shtator, 2018 @16:39

Vjen fitorja e dytë me radhë e Feronikelit. Pas fitores ndaj...

ANFIELD ROAD

Liverpool angazhon trajner për rivënie anësore

5 Shtator, 2018 @14:39

Danezi 42 vjeç, është shtuar në stafin e trajnerëve të...

SHQIP NË BOTË

Bersant Celina: Të luajmë si skuadër, mënyra e vetme për sukses

Foto: Swansea City Football Club

4 Shtator, 2018 @19:01

Pas fitores 2-1 ndaj Millwallit në fundjavë, për faqen zyrtare të...

VENDOS FA

FA: S’ka dënim për Mustafin

3 Shtator, 2018 @18:27

Në fitoren e Arsenalit ndaj Cardiffit fundjavën që e lamë pas,...

WATFORD - SPURS

4 ndeshje, 4 fitore, ‘befasia’ Watford vazhdon

Foto: Squawka Football

2 Shtator, 2018 @18:16

Përkundër epërsisë së krijuar nga autogoli i Doucoure,...

BURNLEY - UNITED

Lukaku rikthen Unitedin te fitoret

Foto: Premier League

2 Shtator, 2018 @18:06

Pas dy humbjeve radhazi, skuadra e Manchester United i është...

Të gjitha lajmet nga Premier League