Të gjitha lajmet

ANALIZË

5 për fundjavë!

5 për fundjavë!

Shkruan: LUAN MORINA

8 Shtator, 2017 @17:00

1. Manchester City – Liverpool (e shtunë, ora 1e30)

Testi i vërtetë i Liverpoolit do të jetë ky ndaj Cityt. Coutinho është kthyer në stërvitje, ndërsa Oxlade-Chamberlain pritet të zhvilloj lojën e parë për ekipin e ri. Sidoqoftë, armët kryesore të tyre mbeten Salah dhe Mane. Krahët prej më të mirëve në Premier League nuk mjaftojnë në momentin që u ekspozohet mbrojtja jo aq e qëndrueshme. Kjo është vërejt më së miri ndaj Watfordit, derisa kundër Arsenalit ka qenë punë më e lehtë se me ekipin e Marcos Silvas.
City ndoshta po mundohet deri në shënimin e golave, por shanset dhe talenti për t’i bërë e konvertuar ato në gola janë aty. Tamam puna edhe të mos jetë pas më shumë se gjysmë miliardi të shpenzuar në transferime për dy sezone. Sterling ka nisur një sezon të mirë dhe do të jetë interesante të shohim si do të gjendet kundër krahëve të dobësuar të Liverpoolit! Veçse ka marrë një karton të kuq të panevojshëm dhe do të pushoj në një ndeshje bajagi të vlefshme për ekipin e tij. Përjashtimi ka qenë i merituar, për dallim nga koha shtesë. Bernardo Silva duhet të shfaq talentin e tij në mungesë të Sterlingut, derisa do të jetë interesante të shohim si do të përballojnë mbrojtja e Guardiolës, e cila ka vuajtur shumë ndaj Bournemouthit, krahët vrastar të Liverpoolit.

2. Everton – Tottenham (e shtunë, ora 4)

Pas barazimit ndaj Cityt, testi i dytë i Evertonit ndaj të mëdhenjve nuk shkoi mirë me Chelsean. Tani kanë mundësinë të përmirësojnë veten kundër Tottenhamit. Koeman do të ketë probleme në sulm pasi që së paku një të tretën e golave sezoneve të kaluara ka shënuar Lukaku. Sandro ka nevojë për kohë për t’u adaptuar në Premier League, ndërkohë Rooney nuk ka atë dinamikën e kohës së tij të artë në sulm. Për më tepër as mesfushorët nuk janë shumë golashënues sa janë pasues që nuk kontribuojnë aq shumë as me gjuajtje në portë.
Në anën tjetër, Spurs do të jenë të lumtur që ka përfunduar gushti shterp i Kane. Kanë marrë një opsion të përkryer për shënimin e golave në Llorente, derisa Aurier mendoj që ka gjithçka që i nevojitet për të qenë edhe më i mirë se Kyle Walker. Akoma çalojnë nga më të mirët dhe ky sezon s’do të jetë i lehtë, ngjashëm sikur kjo ndeshje, për ekipin e Pocchettinos.

3. Hoffenheim – Bayern (e shtunë, ora 6e30)

Pa Niklas Sulen dhe Sebastian Rudyn Hoffenheim po has në probleme tejet të mëdha në organizimin e lojës. Dy shtyllat kryesore nga sezoni i kaluar këtë vit kthehen në vatrën e tyre me Bayernin. Për Rudyn zor është të ketë minutazhë të mjaftueshme këtë sezon, ndërkohë Sule ka gjetur për mrekulli veten, ngjashëm si Tolisso. Bayerni gjithnjë ka qenë ekipi për t’u mposhtur në Bundesligë dhe kundër ekipeve si Hoffenheim të cilat dinë të mbrohen, zakonisht zhvillojnë një lojë nervash për të çarë mbrojtjen në fund. Dhe kjo nëse Nagelsmann nuk nis ndeshjen me tre sulmues siç ka bërë së fundmi në Leverkusen.

4. Lazio – Milan (e diel, ora 3)

Interesant do të jetë kthimi i Lucas Biglias në Olimpico. Milani ka pasur mungesë të një lojtari kreativ në mesfushë që nga plakja e Seedorfit dhe Pirlos. Biglia është ajo vegza që duhet të lidh repartet në Milan derisa të piqet Locatelli. Tek kuqezinjtë ia vlen të shihni Franck Kessien i cili po lëviz sikur një buldozer në çdo kënd të fushës duke kontribuar në gjithçka pos mbrojtjes së portës me duar. Me kinezët kanë bërë blerje të shumta, por mbrojtja me katërshe hala nuk është stabilizuar. Në sulm akoma duket se preferohet Cutrone, një sulmues i talentuar, por larg përvojës së Silvas dhe Kalinicit.
Në anën tjetër Lazio pas barazimit befasues me SPAL-in u kthye të mposhte ekipin e pensionistëve të Chievos. Tek kryeqytetasit këtë vit ia vlen të shihni konvertimin e Milinkovic-Savic, si dhe holandezin De Vrij. Janë një ekip mirë i komponuar nga Simone Inzaghi, i aftë për tu shkaktuar kokëçarje të gjithëve që synojnë katërshen e Ligës së Kampionëve.

5. Schalke – Stuttgart (e diel, ora 6)

Në fakt janë dy ndeshje të shtunën në ora 4:15 – Valencia me Atleticon; dhe në ora 5 Monaco me Nice. Por, e diela me vetëm një ndeshje futbolli është e humbur. E vetmja ndeshje tjetër që ia vlen pos Lazios dhe Milanit është kjo ndërmjet Schalkes dhe Stuttgartit. Të dyja ekipet janë të vendosura për të bërë më mirë se sezonet e fundit. Schalke pas fitores mbresëlënëse ndaj Leipzigut humbi papritmas në Hannover. Kanë një ekip të talentuar dhe me një trajner të ri si Domenico Tedesco mund të kenë një sezon stabilizues. Ngjashëm edhe Stuttgarti është përqendruar në një ekip të rinjsh të udhëhequr nga Christian Genteri në fushë, por për dallim nga Schalke, mbijetesa do të duhej të mbetej e paqartë përgjatë gjithë sezonit.

PREMIER LEAGUE

Votohet pro, ndryshon afati kalimtar në Premier League

7 Shtator, 2017 @15:20

Në votimet e mbajtur sot, klubet e Premier Leagues kanë votuar që...

ANFIELD ROAD

Coutinho rikthehet në stërvitje

Foto: Liverpool Echo

7 Shtator, 2017 @15:11

Pas pushimit të kombëtareve, ku Coutinho u inkuadrua për Brazilin...

INSTITUI KOSOVAR PËR SPORT

Ndaj Finlandës Kosova theu rekordin me lojtarë të Superligës

7 Shtator, 2017 @14:36

Në një raport të publikuar nga Instituti i Kosovës për Sport,...

KOSOVA U-19

Lista e Kosovës U-19, ftuar nga Ramiz Krasniqi

7 Shtator, 2017 @13:25

Përfaqësuesja U-19 në fillim të javës së ardhshme do ta mbajë...

PËRZGJEDHËSI I RI

Pasardhësi i Bunjakit do të jetë i trajner i huaj

7 Shtator, 2017 @9:42

Paralajmërimi i Albert Bunjakit se do të largohet nga posti i...

MEDIA

Mick McCarthy i kënaqur me paraqitjet e Celinës

7 Shtator, 2017 @23:55

Trajneri i ekipit të Ipswich Townit, Mick McCarthy, është shprehur...

PREMIER LEAGUE

Votohet pro, ndryshon afati kalimtar në Premier League

7 Shtator, 2017 @15:20

Në votimet e mbajtur sot, klubet e Premier Leagues kanë votuar që...

ANFIELD ROAD

Coutinho rikthehet në stërvitje

Foto: Liverpool Echo

7 Shtator, 2017 @15:11

Pas pushimit të kombëtareve, ku Coutinho u inkuadrua për Brazilin...

PREMIER LEAGUE

Rekord i ri i shpenzimeve në Premier League

1 Shtator, 2017 @10:52

Përveç që është liga me më shumti shpenzime në këtë afat...

ZYRTARE

Origi huazohet në Bundesliga

31 Gusht, 2017 @16:52

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i Liverpoolit dhe ai i...

Të gjitha lajmet nga Premier League