Të gjitha lajmet

5 PËR FUNDJAVË

5 për fundjavë!

Design: Olsen Kraja

5 për fundjavë!

Shkruan: Luan MORINA

27 Janar, 2018 @9:00

Para se të nisni vikendin me futboll, do të ishte paksa mundim të zgjoheni herët dhe të shihni finalen e femrave në Australian Open. Pritjet janë të mëdha, kur dihet që edhe Simona Halep edhe Caroline Wozniacki, ndonëse kanë qenë numër 1 në botë, kurrë nuk kanë fituar Grand Slam turne. Wozniacki për herë të tretë është në finale, derisa Halep vjen për të dytën finale të Grand Slam turneve, pas një loje senzacionale me Kerber në gjysmëfinale. Lodhja mund të ndikoj që të humb edhe këtë finale sikur vitin e kaluar në Roland Garros. Të shtunën në ora 9:30Eurosport 1 transmetohet finalja e femrave. E meshkujve ndërmjet Federerit dhe Cilicit, të cilin zvicrani së fundmi e ka mposhtur dy herë në sete të pastra – ATP Finals dhe Wimbledon, është të dielën në të njëjtin kanal në të njëjtën orë.

1. Valencia – Real Madrid (e shtunë, ora 4e15)

Marcelino pritet të përdor Coquelinin në qendër të mbrojtjes këtë javë kundër Realit. Mysafirët janë në rënie të lirë dhe ndonëse fajin e madh e ka vetë Zidane, këndellja eventuale me trajner të ri është e pamundur. Më mirë është të krijohet një sezon me përvojë për lojtarët e rinj të talentuar dhe në fund të sezonit të hiqen qafe ‘galaktikët’ e plakur, përfshirë edhe Modricin me Kroosin.
Ndërkohë vendasit kanë humbur magjinë e fillimit të sezonit dhe tani janë kthjellur duke rënë në nivelin që janë në fakt. Kthimi në Evropë dhe një finale e Kupës (edhe pse e pamundur me gjasë) do të shërbenin si një rinisje e mirë drejt kthimit të famës së fundit të ‘90-tave. Edhe pse në sezonin e ri duket të koncentrohen për sukses, etja për fitore në këtë derbi s’do të duhej t’i mungonte asnjërit ekip. Së paku Valencias jo, sepse mysafirët sikur nuk dëshirojnë të bëjnë gjë.

2. Newport County – Tottenham (e shtunë, ora 6e30)

Situata në tri kategoritë e futbollit anglez pas Premier League-s mund të ndryshojë shumë lehtë dhe shpejtë. Duke pasur parasysh këtë fakt, Newport County AFC mund të jetë në luftë për të siguruar Play Off-s për League One, por akoma nuk kanë arritur numrin e pikëve që sezonin e kaluar mëzi i kishte mbajtur në kategorinë e katërt të futbollit anglez. Michael Flynn ka lënë futbollin, edhe ashtu kishte pak hapësirë, dhe ka marrë timonin e ekipit duke e sjell në pozitë të flirtoj me një kualifikim eventual për në kategorinë e tretë. Ndër më meritorët për këtë sukses, pos mbrojtjes goxha stabile, është Frank Nouble. Me përvojë, edhe pse minimale në Premier League, Nouble ka arritur të gjej portën në ndeshje vendimtare, duke ndihmuar ‘exiles’ të mbeten në pjesën e epërme të renditjes.
Ndërkohë Tottenham ka adet të humb lojëra të fituara në Kupë. Angazhimi në Ligën e Kampionëve dhe lufta për një pozitë në këtë ligë sezonin e ardhshëm, me këtë dendësi që kanë në ekip, s’do të mund t’i lejonte luksin për të luftuar një titull eventual ku përsëri do të mund të humbnin në fazat e fundit. Do të luajnë me ekip të dytë, por dyshoj që edhe do të angazhohen aq shumë për fitore.

3. Liverpool – WBA (e shtunë, ora 8e45)

Tetë lojë përgjatë një sezoni prej 38 xhirove nuk janë shumë, por mjaftojnë për të qenë revolucionare në futbollin anglez. Që nga sezoni 2019-2020, të shtunave në mbrëmje do të ketë ndeshje futbolli nga Premier League angleze. Kjo ndeshje e kupës FA mund të jetë një test i mirë për neve të shohim si do të na shkonin ndeshjet e futbollit anglez në mbrëmje gjatë vikendit.
E WBA gjithmonë ka qenë kundërshtar i papërshtatshëm për Liverpoolin. Reds-at pas fitores ndaj Manchester Cityt, ashtu siç e kanë zakon, shkojnë e humbin nga Swansea. Dhe kjo t’i ndodhë një ekipi që udhëhiqet nga njëri prej trajnerëve më motivues mund të duket si tabu. Por, nuk është hera e parë. Nuk do të jetë edhe hera e parë nëse festojnë barazimin ndaj WBA-së në ‘Anfield Road’! Liverpool ka nevojë të piqet si ekip, ndërkohë WBA po luftojnë për mbijetesë pas shumë viteve.

4. Milan – Lazio (e diel, ora 6)

Këto dy ekipe do të takohen dy herë brenda javës që po vjen. Së pari këtë të diele, Lazio pret të vazhdoj luftën për Ligën e Kampionëve, derisa Milani nuk di se sa fronte ka përballë, në fushë e jashtë saj, deri në frontet me bankat e fondet e ndryshme ndërkombëtare. Në vjeshtë Lazio kishte deklasuar në eksperimentimet e Montellas me 3-5-2. Një deklasim i ngjashëm nuk është në plane, por as i pamundshëm.
Milani po funksionon si një balonë e mbushur me ujë dhe pak i duhet të shpërthej. Në anën tjetër, Lazio me Igli Taren e Simone Inzaghin kanë bërë një ekip të talentuar që funksionon si një makinë me vaj të përkryer. Meritojnë Ligën e Kampionëve, e cila do të ishte kushti minimal për të mbajtur në takt edhe një sezon këtë gjeneratë.

Para se të dalim te ndeshja e pestë, të dielën në ora 20:30 zhvillohet finalja e Kampionatit Evropian në hendboll. Mundeni me pa në Laola1TV nëse nuk ka ndonjë kufizim gjeografik varësisht me cilin operator keni internetin. Gjysmëfinalja ndërmjet Spanjës dhe Francës ka qenë e përfunduar qysh në pjesën e parë. Francezët kanë pasur një kampionat të zakonshëm, duke shkel gjithçka deri kur u ndeshën me Spanjën që po tenton të kthej jehonën e fillimit të kësaj dekade dhe të gjej më në fund një titull të kampionit evropian. Në anën tjetër, Suedia i shpëtoi Danimarkës në vazhdime. Mysafirët që kishin mposhtur Spanjën në grupe, barazuan me dy gola në minutën e fundit të pjesës së rregullt, duke mos ia dalë të mposhtin miqtë verior në vazhdime. E Suedia po kërkon diçka që nuk e kanë pasë që 15 vite, medalje në kampionate evropiane apo botërore. Finalja duhet të jetë diçka speciale. Ndoshta më e mirë se ndeshja në vijim.

5. Marseille – Monaco (e diel, ora 9)

Me hovin që kanë marrë Marseille e Lyon, Monaco ka gjasa të shndërrohet në një Borussia Dortmund francez – nga një konkurrent për titull, në një fermë që bën para për pronarët. Nuk janë aq ekip i ri, dhe këtë e vëreni më së miri me Andrea Raggin në fushë, i cili është edhe më i vjetër se Subasic e portieri rezervë – Benaglio. Edhe Falcao është mbi të tridhjetat. Por, kanë talente të mira në Keita Balden që më në fund po gjen hapësirë, dhe emrat që tashmë i njihni një kohë – Lemar, Sidibe, Fabinho.
Në anën tjetër, Marseille siç e kam përmendur shpeshherë, ka gërshetuar një ekip me talente jo aq të bujshme dhe lojtarë me përvojë në kampionate të ndryshme. Kanë kryesi të re e potencial për të qenë të suksesshëm si në fillimin e të ‘90-tave, ndoshta kësaj radhe pa hile e doping.

SHQIP NË BOTË

Zeneli asiston në fitoren e Heerenveenit

26 Janar, 2018 @23:21

Në takimin e zhvilluar ndaj Spartës së Rotterdamit, Arbër Zeneli...

FA CUP: 1/16

Dygolësh i Nuhiut për kualifikimin e Sheffield Wednesdayt

26 Janar, 2018 @23:13

Përveç Unitedit, kualifikimin në 1/8 e finales së FA Cup sonte e...

FA CUP: 1/16

Alexis debuton me asist, United vazhdon tutje

26 Janar, 2018 @22:57

Në takimin e zhvilluar në 1/16 e FA Cup, takim ky që ishte i...

MIQËSORE

Kosova U19 mposht bindshëm Kazakistanin

Ekipi i Kosovës U19/ Foto: FFK

26 Janar, 2018 @19:48

Kosova U-19 ka shënuar edhe fitoren e dytë në kuadër të...

KUPA E MBRETIT

Hidhet shorti i gj’finaleve të Copa del Rey

26 Janar, 2018 @19:25

Sot janë bërë të ditura çiftet e gjysmëfinaleve të Kupës së...

FA CUP

Pushon Premier Liga, fundjava vjen me FA Cup

26 Janar, 2018 @17:59

Na pret një fundjavë pa Premier League. Duke filluar nga sonte e...

LUFTËTARI - SKËNDERBEU

Lideri e nis me humbje, ndëshkohet nga lojtari i ardhshëm

Foto: Panorama.com

26 Janar, 2018 @16:20

Me humbje ka filluar stinori pranveror për Skënderbeun. Lideri i...

ARSENE WENGER PARASHIKON

Wenger: Stinorin tjetër, Arsenali në garë për titull

Foto: premierleague.com

10 Maj, 2018 @11:24

Trajneri në largim i Arsenalit, Arsene Wenger, në një prononcim...

GUARDIOLA

Synim: 100-shi

Foto: premierleague.com

10 Maj, 2018 @7:08

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pasi që ka thyer tre...

CHELSEA - HUDDERSFIELD

Hadërgjonaj me ekip, shpëtojnë stinorin

Foto: premierleague.com

9 Maj, 2018 @22:22

Barazimi i ekipit të Florent Hadërgjonajt, Huddersfield Town, me...

SPURS - NEWCASTLE

Për të tretin vit me radhë në TOP4

Foto: premierleague.com

9 Maj, 2018 @21:54

Ka mjaftuar një gol i vetëm i sulmuesit më të mirë anglez, Harry...

WEST BROM

Vendimi i vonshëm, trajneri i muajit bie nga elita

8 Maj, 2018 @22:30

Sot ai u shpall për herë të parë në karrierë si trajner i...

Të gjitha lajmet nga Premier League