Të gjitha lajmet

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Kombinim nordik

Abetare Olimpike: Kombinim nordik

Shkruan: LUAN MORINA

11 Shkurt, 2018 @16:00

Para se kërcimet me ski dhe kros kountri të njiheshin si sporte, në fillimin e shekullit XIX në Norvegji, gjatë festave të ndryshme zhvilloheshin garat e kombinimit nordik. E ky sport përfshinë garuesit më të zot në kërcime me ski dhe kros kountri.

frenzel

Sot në Olimpiada janë tri disiplina të këtij sporti. Gara individuale në kërcimoren normale, gara individuale në kërcimoren e madhe dhe gara ekipore. Është garë që zhvillohet vetëm për meshkujt. Derisa dallimi tek kërcimoret ka pikën K98 dhe K125, gara në kros-kountri përfshinë distancën e njëjtë – 10km. Gara ekipore përfshinë stafetën 4x5km.

Si bëhet kombinimi?

Metoda Gundersen përdoret në Kupën e Botës dhe Olimpiada. Sipas kësaj metode, garuesi me më së shumti pikë në kërcime me ski nis i pari, derisa të tjerët nisin pas tij varësisht prej pikëve që kanë mbetur mbrapa. Në garën 10km, 1 minutë vonesë pas fituesit niset ai që në kërcime me ski ka pasur 15 pikë më pak. Nëse në kërcime me ski, i dyti ka qenë vetëm 1 pikë pas të parit, atëherë ai nis me vonesë 4 sekonda.

graabak

Në garën ekipore, 1 minutë ka vlerën e 45 pikëve pasi që zhvillohet më shumë kërcime dhe dallimi në pikë është edhe më i madh. Një pikë në kërcim me ski vlerësohet 1.33 sekonda vonesë në garën e kros kountrit.

Në Sochi, Eric Frenzel kishte marr të artën në kërcimoren normale, derisa Joergen Graabak në kërcimoren e lartë. Në garën ekipore, Gjermania ishte më e mira.

Graabak

Këtë vit në Kupën e Botës, Akito Watabe – i argjendtë në kërcimoren normale në Sochi, udhëheq në renditjen e përgjithshme para norvegjezëve Jan Schmid dhe Jorgen Graabak. Gjermani Frenzle është vetëm i teti, me pak shanse për të mbrojtur të artën nga Rusia.

 

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Patinazh artistik

11 Shkurt, 2018 @10:00

Programi i shkurtër dhe i lirë, dy paraqitje të mahnitshme...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Biathlon

Fotot: GoogleImages

10 Shkurt, 2018 @18:00

Pas shumë viteve, dikush i është afruar Martin Fourcades për ta...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Skitari nordike

10 Shkurt, 2018 @10:00

Skitë ndryshojnë për të dyja stilet e kros kountrit, apo siç...

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Skijim i lirë (Freestyle)

Fotot: GoogleImages

9 Shkurt, 2018 @20:00

Skijimi i lirë është sport relativisht i ri në Lojërat Olimpike....

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Snoubord

9 Shkurt, 2018 @12:27

Krahas skijimit të lirë, snoubordi është ndër sportet më...

OLIPIADA DIMËRORE: PYEONGCHANG 2018

Ditari Olimpik Nr. 1

9 Shkurt, 2018 @12:19

Albini përfundoi i 74ti nga 85të skitarë në stërvitjen e parë...

PYEOGCHANG 2018

Tahiri kryen stërvitjen e parë

Foto: NOC

8 Shkurt, 2018 @22:49

Pak ditë para garës në Lojërat Olimpike dimërore që do ta...

SPORTE OLIMPIKE

Abetarja olimpike: Patinazh i shpejtë

8 Shkurt, 2018 @20:00

Ngjashëm si atletika dhe noti, edhe patinazhi i shpejtë zhvillohet...

PYEONGCHANG 2018

Njoftohet me terrenin

8 Shkurt, 2018 @14:00

Skitari i Kosovës, Albin Tahiri, ka bërë stërvitjet e para sot...

KOLUMNE

Roger Federer, i pa-moshë

8 Shkurt, 2018 @12:15

Me të 37-at, Federeri i bën ballë edhe temperaturës, edhe...

SUPERKUPA PËR FEMRA E MESHKUJ

Kampionët në kërkim të Superkupës

Foto: FVK

2 Maj, 2018 @11:26

Dy skuadrat kampione të Kosovës në volejboll, KV Drita te femrat...

XHUDO

Kosova dhe xhudo, dominimi vazhdon!

26 Prill, 2018 @19:38

Në ditën e parë të kampionatit evropian që po mbahet në Tel...

AUTOMOBILIZËM

Faton Rama fiton garën e Prizrenit

Foto: FASK

23 Prill, 2018 @15:22

Faton Rama është fitues i garës së parë në disiplinën auto...

VOLEJBOLL - FINALJA E MADHE

Peja kampione e Kosovës

KV Peja/ fb

22 Prill, 2018 @20:15

Peja ka shënuar fitore në finalen dramatike ndaj Prishtinës në...

TEKVANDO

10 medalje për Prizrenin në Taekwondo

Foto: KTPrizren/fb

17 Prill, 2018 @10:47

Në kampionatin regjional “Tirana Challenge” organizuar në Tiranë,...

Të gjitha lajmet nga Të tjera