Të gjitha lajmet

SPORTE OLIMPIKE

Abetare Olimpike: Sajat

Abetare Olimpike: Sajat

Shkruan: LUAN MORINA

7 Shkurt, 2018 @20:00

Në pjesën e dytë të shekullit XIX, në Zvicër sporti me saja kishte nisur të merrte hov. Sipas legjendës, garuesit ishin shtyrë për më të mirin duke u lëshuar në sajë ulur. Mirëpo, në vitin 1887 një garues në St. Moritz, vendos të lëshohet në saj me kokën para. Koha e tij ishte dukshëm më e mirë se e tjerëve, duke nisur një revolucion në sportin e sajave, më saktë skeletonit i cili edhe tani realizohet me kokën para.

boblsed

Fjala ‘skeleton’ supozohet se rrjedh nga adaptimi në anglisht i fjalës skele që në origjinal në norvegjishte është ‘kjaelke’ e përkthehet ‘sajë akulli’.

Janë tri lloje të sporteve me saja – skeleton, luzh dhe bobsled.

SKELETON

Skeletoni ka sajën më rëndë për dallim prej luzhit, dhe garuesit lëshohen me kokën para. Në luzh është e kundërta, këmbët janë para dhe saja është më e ngritur. Në bobsled, janë dy ose katër garues, dhe saja është më e ‘mobilizuar’.

Skeletoni në program të Lojërave Olimpike para vitit 2002 ka qenë vetëm në dy Olimpiadat në Chamonix (1924) dhe St. Moritz (1948). Kampioni aktual olimpik, rusi Alexander Tretiyakov ishte degraduar nga ky titull për shkak të dopingut. Tek femrat, Lizzy Yarnold ka vazhduar traditën britanike të medaljeve olimpike.

Skeleton

BOBSLED

Derisa skeletoni është sport vetëm individual, bobsled është sport vetëm ekipor. Edhe ky është sport me saje dhe ngjashëm sikur skeletoni ka origjinën në Zvicrën e shekullit XIX. Por, për dallim prej skeletoni, ka qenë pjesë e programit olimpik pandërprerë që nga Chamonix. E legjenda për bobsled thotë se zviceranët kanë ngjitur dy saje skeletoni dhe i kanë vënë një timon duke krijuar ‘bobsajen’ e parë.

Ngjashëm si në skeleton, edhe në bobsled kampionit rus në dyshe dhe katërshe i janë marr të artat për shkak të dopingut. Në Sochi tek femrat titulli në dyshe u ka takuar kanadezeve.

LUZH

Në skeleton dhe bobsled, garuesit marrin hov me vrap për t’u hedhur mbi e në sajë para linjës së caktuar. Në luzh, që nga fillimi garuesit janë në sajë.

Si të dyja sportet me saje të përmendura më lartë, edhe luge ka origjinën në Zvicër, edhe atë nja tre shekuj më parë. Në shekullin XVI thuhet se është përdorur si mjet transporti, para se të shndërrohet në sport rekreativ për vizitorët e hoteleve në Alpe. Origjina e fjalës vjen nga frëngjishtja ku luge ka kuptimin e sajës.

Luge

Në Lojërat Olimpike është shfaqur në Innsbruck në vitin 1964, ndërkohë gjermanët dominojnë viteve të fundit, duke mbrojtur titujt në të katër disiplinat – individuale për të dy gjinitë, dyshe meshkujt dhe ekipore që është kombinim kohor i të triave.

PESHAT

Luge është gara më e shpejtë me saje me shpejtësi deri 130kmh. Kjo mundësohet për shkak të peshës më të ultë të sajës – 21-25kg për garat individuale, dhe deri 25-30kg për dyshet.

luge

skeleton, 43kg është pesha maksimale për meshkuj dhe 35kg për femrat. Së bashku me peshën e garuesit, saja nuk guxon të kaloj 115kg tek meshkujt dhe 92kg tek femrat. Peshat minimale në bobsled për dyshet e meshkujve janë 170kg, 165kg për dyshet e femrave dhe 210kg për katërshet e meshkujve.

Që të tri sportet kërkojnë nga katër runde në secilën disiplinë. Garat në secilën disiplinë zhvillohen përgjatë dy ditëve, me nga dy lëshime secilën ditë. Koha e përgjithshme mblidhet për të dhënë fituesin. Në rast të shkëputjes së garuesit me sajën, ai automatikisht diskualifikohet nga gara.

VOLEJBOLL

Kosova e Shqipëria takohen në Gjakovë

Foto: FVK

6 Shkurt, 2018 @21:41

Për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës,...

LOJËRAT OLIMPIKE DIMËRORE

Ekipi olimpik i Kosovës arrin në PyeongChang

Foto: NOC

6 Shkurt, 2018 @20:13

Pas rreth 20 orësh udhëtim, ekipi olimpik i Kosovës ka arritur në...

ATP RENDITJA PAS AUSTRALIAN OPEN'18

‘Pleqtë’ në krye të ATP listës

Hyeon Chung, pas Australian Openit mbresëlënës ngritet për 29 pozita dhe arrin pozitën 29 në ATP renditje/ Foto: auspoen official

29 Janar, 2018 @14:05

Përkundër se gjeneratat ndërruan dhe të rinjtë po mundohen, ende...

EURO 2018

Kampionë Europian, për herë të parë

28 Janar, 2018 @22:14

Reprezentacioni spanjoll i hendbollit, për herë të parë në...

SUPERKUPA PËR FEMRA E MESHKUJ

Kampionët në kërkim të Superkupës

Foto: FVK

2 Maj, 2018 @11:26

Dy skuadrat kampione të Kosovës në volejboll, KV Drita te femrat...

XHUDO

Kosova dhe xhudo, dominimi vazhdon!

26 Prill, 2018 @19:38

Në ditën e parë të kampionatit evropian që po mbahet në Tel...

AUTOMOBILIZËM

Faton Rama fiton garën e Prizrenit

Foto: FASK

23 Prill, 2018 @15:22

Faton Rama është fitues i garës së parë në disiplinën auto...

VOLEJBOLL - FINALJA E MADHE

Peja kampione e Kosovës

KV Peja/ fb

22 Prill, 2018 @20:15

Peja ka shënuar fitore në finalen dramatike ndaj Prishtinës në...

TEKVANDO

10 medalje për Prizrenin në Taekwondo

Foto: KTPrizren/fb

17 Prill, 2018 @10:47

Në kampionatin regjional “Tirana Challenge” organizuar në Tiranë,...

Të gjitha lajmet nga Të tjera