Të gjitha lajmet

ANALIZË

Afati i prillit

Afati i prillit

Shkruan: LUAN MORINA

5 Mars, 2018 @23:10

Duhet të jetë viti i ringjalljes së futbollit italian ky, viti ku ndalet Juventusi, italianët në Evropë i afrohen Gjermanisë në pozitën e tretë, dhe parapërgatitje për një Serie A të kthyer në majën e ligave më të mira në botë.

Për momentin nuk janë aty, për shkak të dominimit total të Juventusit viteve të fundit, duke turpëruar të gjithë rivalët tjerë në Serie A, dhe atë vetëm një dekadë pas dëbimit në Serie B. Kampionët rekorderë kanë ekipin më të kompletuar në ligë, i cili këtë vit është relativisht më i dobët në krahasim me vitet paraprake. Në mars ndjekin tre titujt e mundshëm, në atë që duhet të jetë sezoni revolucionar për ta.

VENDIMTARE PËR NAPOLIN

Sezon vendimtar është edhe për Napolin. Me vetëm Serie A përpara tyre, ekipi i Sarrit duhet të mos lëshoj këtë shans të fundit për titull. Nuk e kanë lehtë, sidomos kur dihet se patën ndeshje me Romën San Paolo e i udhëtojnë Internazionales, Milanit, e Juventusit deri në maj.

ROMAKËT DHE MILANEZËT

Ekipet e Romës dhe Milanos mbeten larg. Në fakt pos Internazionales të cilët si zakonisht në dhjetor janë afër, asnjëra nga tri ekipet tjera nuk ka pasur ndonjë shans për titull. Liga e Kampionëve mbetet imperativ për tri ekipet, pos Lazios për shkak të borxheve të mëdha. Ekip për titull nuk kanë asnjëra. Ekip për të konfrontuar Juventusin e Napolin kanë të gjitha, por cilësia e ligës varet nga ekipet tjera dhe aftësia e tyre për t’i përballuar kësaj gjashtëshe të cilën këtë vit e ndan Sampdoria, për dallim me Atalantën e vitit të kaluar. Që të dyja këto kanë ekipe të talentuara, të afta për Evropë. Fiorentina ka bërë shumë ndryshime, derisa Torinon, Udinesen, e Genoan i kanë ringjallur trajnerët e rinj.

SHPËTIMI

Crotone vitin e kaluar pati shpëtuar në mënyrë të magjishme. Ndoshta mund të pritej e njëjta nga Benevento, por është mision i pamundur për ta. SPAL e Verona janë akoma me shpresa, dhe nga të gjitha këto mendoj që Sassuolo është më së afërmi për tu bashkuar me Beneventon në Serie B në sezonin e ardhshëm.

Sezoni i ardhshëm do të duhej të jetë më i hijshëm për Serie A. Sidomos nëse Roma, Milani, dhe Internazionale i rregullojnë punët me financa.

PALACE-UNITED

Përmbysje, për kthim në vend të dytë

Fotot: premierleague

5 Mars, 2018 @23:00

Super paraqitje e Manchester Unitedit në 35 minutëshin e fundit të...

KOLUMNE

Paga e Challandes

Foto: FFK

5 Mars, 2018 @22:49

Më në fund Kosova ka selektori e ri të kombëtares. Dhe më në...

TRABZON-BESIKTAS

Babel-Negredo, Besiktas mban hapin

5 Mars, 2018 @22:45

Holandezi Ryan Babel dhe spanjolli Alvaro Negredo, në 20 minutat e...

KUPA E KOSOVËS / ÇEREKFINALET

Terminet e Kupës së Kosovës

5 Mars, 2018 @16:40

Janë caktuar terminet dhe gjyqtarët e ndeshjeve çerekfinale të...

JAVA XXII

Caktohen terminet për xhiron e XXII

BOROZANI / Arkiv

5 Mars, 2018 @16:15

Janë publikuar terminet për ndeshjet e xhiros së XXII në...

VLLAZNIA-BESA

Trepikësh shprese

5 Mars, 2018 @14:57

Mensur Livoreka, sulmues i Vllaznisë së Pozharanit, ka shënuar gol...

ARBNOR MORINA

Golat nga ndërprerja, problemi që po përsëritet

4 Mars, 2018 @20:36

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, në deklaratën e tij pas...

FENERBAHÇE-AKHISAR

Fenerbahçe gabon! Shtohet dallimi në krye

Foto: Fanatik

4 Mars, 2018 @19:11

Fenerbahçe që para kësaj xhiroje ka qenë vetëm tre pikë larg...

CITY-CHELSEA

Bernardo Silva vendos! City s’ndalet

Fotot: premierleague.com

4 Mars, 2018 @18:59

Futbollisti portugez i Manchester Cityt, Bernardo Silva, me golin e...

BARCELONA-ATLETICO

Messi vendos derbin

Foto: mundodeportivo

4 Mars, 2018 @18:17

Me një gol nga gjuajtja e lirë në pjesë të parë, Lionel Messi,...

5 PËR VIKEND

5 derbi për vikend

Graph. O.Kraja

21 Prill, 2018 @13:19

Manchester Utd – Tottenham (e shtunë, ora 6e15) Të dyjave iu...

5 PËR VIKEND

5 ndeshje që vendosin

Graph. O. Kraja

14 Prill, 2018 @6:49

Pesë duele, njëra më interesante se tjetra. Nga të gjitha ligat...

5 PËR FUNDJAVË

Manchester, Merseyside, Lanterna, Madrid…

BOROZANI / OLSEN KRAJA

7 Prill, 2018 @9:00

1. Everton – Liverpool (e shtunë, ora 1e30) Gary Neville pas...

1/4: LEIPZIG - MARSEILLE

Werner për epërsinë e Leipzigut

5 Prill, 2018 @22:14

Një gol i Timo Werner ishte i mjaftueshëm që Leipzigu ta fitojë...

KOLUMNE

5 për fundjavë + extra!

Design: O.K

17 Mars, 2018 @12:19

1. Swansea City – Tottenham (e shtunë, ora 1e15) Tre favoritët...

Të gjitha lajmet nga Serie A