Të gjitha lajmet

KUSH, ÇKA TREGOI DERI TASH?

Afati i tetorit në Serie A

Afati i tetorit në Serie A

Shkruan: LUAN MORINA

12 Tetor, 2017 @13:46

Për momentin nuk po duket si Serie A juventine, mirëpo është herët për ta mbyllur.

INTER

Interi e ka zakon të ngjitet kështu dhe pastaj të dështoj dhe nëse shohim disa nga ndeshjet e tyre të kujton sezonin e parafundit kur nuk ishin bindës në lojë. Megjithatë rezultatet edhe atëherë ishin pozitive. Dy javët e ardhshme zikaltërit e Milanos përballen me Milanin dhe Napolin. Nëse marrin më shumë se gjysmën e pikëve atëherë vërtetë mund të shfaqin veten si favorit edhe për titull.

inter

Është e çuditshme pse Spalletti preferon Borjan para Gagliardit, por ai që po shkëlqen në mesfushë këtë fillim sezoni është në fakt Brozovic. Kroati po kalon formë të mirë bashkë me bashkëkombësin Perisic, e edhe Icardi e ka gjetur golin heret në sezon. Pozita është e lakmueshme, por loja e Interit për momentin nuk është prej një kampioni. Sidoqoftë, nëse arrin të komponohen me kohë, mund të mundojnë Juventusin e Napolin.

NAPOLI

E kur jemi tek loja e kampionit, atëherë aty kemi Napolin. Jo pahiri gjenden në krye të renditjes. Humbja e vetme vije nga Shakhtari. Ukrainasit ishin të vetmit që i mbanë ata nën tre gola të shënuar për ndeshje. Konsistenca e formacionit është arma më e fortë e Sarrit. Lëndimi i Milikut veçse ka rehatuar ekipin duke i lënë hapësirë të mjaftueshme Mertensit për të shënuar. Golin e kanë gjetur mjaft shpesh edhe Insigne e Callejon, derisa treshja e mesfushës me Allan, Hamsik e Jorginho është e gurtë. Edhe Zielinski, Diawara e Rog kanë gjetur minutat e tyre që i kanë shfrytëzuar për merak.

sarri

Kanë edhe talente tjera si rasti i Ounas të cilët akoma nuk kanë shpërthyer ekipin e parë, por në rast të lëndimeve eventuale mund të gjejnë hapësirë.
Napoli është për mrekulli deri tash. Vetëm ndonjë lëndim mund ti ndal për momentin. Strateg e ekip që mund ta bëj këtë nuk ka në Itali njëherë për njëherë.

JUVENTUS

Largimi i Bonuccit nuk ka goditur Juventusin. Allegri po bën shumë rotacione në mbrojtje, shumica të panevojshme, por është në zanatin e tij të bëj kështu. Ngjajshëm po ndodh edhe në mesfushë edhe pse ka arritur të inkuadroj Matuidin e Bentacurin me sukses. Dybala po kalon një super-sezon deri tani.

dybala

Ka ndihmuar edhe Higuainin e Mandzukicin të gjejnë golin, derisa Cuadrado po mbulon krahun e djathtë në mungesë të De Sciglios. Bernardeschi akoma s’po gjen minutat e duhur, por si zakonisht nën Allegrin duhet të presim sezonin e dytë të tij në Juventus.

ATALANTA

E çuditshme ishte të shohim Juventusin duke humbur pikë nga filiala e tyre në Bergamo. Atalanta ka nisur mbarë në Evropë, por edhe në Itali nuk kanë pasur rezultate të këqija. Kanë marrë pikë ndaj Juventusit e Fiorentinës, janë mposhtur nga Roma e Napoli.

atalanta

Caldara po kalon një periudhë të mirë, e edhe Freuler me Cristanten e Spinazzolan s’po mbeten mbrapa në mesfushë.

FIORENTINA & CHIEVO

Me krejt ato ndryshime në formacion, edhe Fiorentina mendoj që ka gjetur mirë veten në fillimin e sezonit. Megjithatë humbja nga Chievo le për të dyshuar shumë në fjalinë paraprake, por pleqtë nga Verona janë ndër befasitë më të mira këta dy muaj. Edhe pse mbrojtja e tyre shkon mbi 35 vjeç mesatare, ngjashëm si mesfusha, kanë gjetur dy talente të mira në Bastienin e Depaolin. Huazimi i Ingeleses për një vit duhet ti jep mjaft hapësirë për zhvillim Stepinskit.

LAZIO

Për shumëkënd befasia më e mirë e vitit del të jetë Lazio. Që nga shkatërrimi i Milanit, Ciro Immobile nuk ka të ndalur. I vetëm po mban sulmin, e për mësysh është edhe forma e Luis Albertos. Kanë lëndime, disa kyçe në Andersonin, Bastosin, e Bastan, ama Marusic e Luiz Felipe po mbulojnë mungesën e tyre. Parolo akoma po arrin të jap kontribut të mjaftueshëm e talentet si Milinkovic-Savic e Murgia po shkëlqejnë. Thjesht janë ekip për merak deri tani.

immobile

Serie A po kalon një periudhë të shkëlqyeshme. Edhe pse tani do të kenë katër ekipe direkt në ligën e kampionëve, lufta është zgjeruar në gjashtë sosh, e edhe më shumë. Perfeksioni i Juventusit sezoneve të kaluara ka shtyrë tjerat të jenë më të kujdesshme në formacion. Të gjitha, pos Milanit.

MILAN

Montella ka nisur sezonin me shumë hamendje dhe me një armik abstrakt për momentin – nevojën për rotacion. Ndoshta fillimi i hershëm i sezonit e ka frikësuar më shumë se që duhet, por strategu italian ka bërë shumë lëshime në fillim para se të adaptohet në formacionin 3-5-2. Lëndimi i Contit ka goditur keq kuqezinjtë, të cilët në ndeshjet e radhës do të kenë edhe mungesën e Çalhanoglut. Turku nuk po e gjen veten në pozitën e tretë në mesfushë pranë Kessies e Biglias.

montella

Askush nuk po e gjen veten në atë pozitë dhe si pasojë po mungon lidhja me sulmin. Forma e bukur e Cutrones ka dëmtuar më së shumti Andre Silvan. Në fakt portugezi ka shfrytëzuar çdo mundësi të mirë deri tani, por akoma nuk po e bind italianin që ta startojë në dy ndeshjes radhazi së paku. Milani ka probleme për tu stabilizuar edhe në mbrojtje me Bonuccin larg formës së tij të zakonshme. Nevojitet kohë dhe durim për ta.

ROMA

Kohë dhe durim është nevojitur edhe për Dzekon. Boshnjaku po kalon dy sezone të shkëlqyeshme pas sezonit të parë jo aq të mirë. Lëndimi i Schick mund të lodh atë, sidomos me orarin jo aq të lehtë që i pret pas këtyre pushimeve.

di francesco

Di Francesco ka stabilizuar ekipin së fundmi, derisa Kolarov del të jetë prurje fantastike. Gonalons po gjen pak minuta në mesfushë, por fajtor mund të jetë Pellegrini dhe forma e tij e mirë këtë fillim.

ORARI I NDESHJEVE

Derbi Trepça 89 - Prishtina të dielën

BOROZANI/ Arian Paçarizi

12 Tetor, 2017 @13:22

Është publikuar orari i ndeshjeve të xhiros së dhjetë të...

PAUL SCHOLES

Pranë punës si trajner

REUTERS/Arkiv

11 Tetor, 2017 @23:35

Mesfushori legjendar i Manchester Unitedit, Paul Scholes, që ka...

NË GJAKOVË

Vëllaznimi kërkon të merren masa ndaj referëve

Foto: prishtinafc.com

11 Tetor, 2017 @22:24

Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës, pas disfatës së sotme nga...

ISMET MUNISHI PAS NDESHJES

Munishi: Gjykimi është tendencioz

11 Tetor, 2017 @22:13

Trajneri i Vëllaznimit të Gjakovës, Ismet Munishi, pas disfatës...

MIREL JOSA PAS NDESHJES

Josa: Na duhet qetësia

11 Tetor, 2017 @22:10

Trajneri i Prishtinës, përkundër fitores së vështirë ndaj...

PRISHTINA-VËLLAZNIMI

Pas 3 xhirosh, Dallku kthen Prishtinën te fitorja

11 Tetor, 2017 @16:02

Në një ndeshje që ishte gati të përfundonte me barazim pa gola,...

DRENICA-VLLAZNIA

Visar Berisha vendos, e dyta me radhë për Drenicën

11 Tetor, 2017 @15:59

Drenica ka shënuar fitoren e dytë me radhë në Superligë, pas...

TREPÇA'89-BESA

John dhe Hasani shënojnë, 89shi fiton

11 Tetor, 2017 @15:52

Golashënuesi më i mirë i stinorit të kaluar, Oto John, me dy të...

FORMACIONET ZYRTARE

11-shet e para: Prishtina-Vëllaznimi

11 Tetor, 2017 @13:41

Janë publikuar formacionet startuese të Prishtinës dhe...

ZONA e AZISË

Veterani Cahill, shuan ëndrrën siriane

11 Tetor, 2017 @10:40

Mesfushori legjendar i Australisë, Tim Cahill, përkundër moshës...

ZONA e AMERIKËS VERIORE DHE TË MESME

Pas 32 vitesh, SHBA nuk do të jetë në Botëror

11 Tetor, 2017 @9:30

Përfaqësuesja e SHBA-ve është mposhtur në ndeshjen vendimtare...

ATALANTA - JUVENTUS

Berisha pret penalltinë dhe prish serinë e Juventusit

1 Tetor, 2017 @22:41

Në takimin e fundit të xhiros në Serie A, Atalanta e ka ndalur...

MILAN-ROMA

Roma dridh karrigen e Montellës

Fotografitë: acmilan/ facebook

1 Tetor, 2017 @20:13

Një fitore e madhe e shënuar nga Roma e Eusebio Di Francescos në...

5 PËR FUNDJAVË!

Nga Anglia në Portugali, 5 për fundjavë!

30 Shtator, 2017 @12:06

1. West Bromwich – Watford (e shtunë, ora 4) Përkundër pesë...

BOROZANI TEAM OF THE WEEK

11-shja e javës nga top ligat evropiane

26 Shtator, 2017 @12:59

Pas ndeshjeve të zhvilluara në top ligat evropiane, kjo është...

SAMPDORIA - MILAN

Kuqezinjtë mposhten në ‘Luigi Ferraris’

24 Shtator, 2017 @14:15

Në takim e parë të ditës në Serie A, Milani është mposhtur me...

Të gjitha lajmet nga Serie A