Të gjitha lajmet

FTESA E KOSOVËS

Altin Morina dhe Valon Bunjaku ftohen nga Greenberg

BOROZANI/ A. P.

Altin Morina dhe Valon Bunjaku ftohen nga Greenberg

8 Qershor, 2018 @15:19

Selektori i Kosovës, Brad Greenberg, ka ftuar 17 basketbollistë për dy përballjet e fundit të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Altin Morina është emër i ri në përfaqësueses, ndërsa aty Greenberg ka gjetur vend edhe për Valon Bunjakun, që deri tash ka luajtur për grupmoshat e reja të Kosovës.

Lista e gjërë e lojtarëve, do të shkurtohet në 12, pas stërvitjeve të para.

TABELAT DHE ORARI I NDESHJEVE

Emra të rinj në përfaqësuese janë edhe Mikaile Tmusic, pastaj Dardan Kapiti, një talent që pritet të shpërthejë si dhe Rinor Peci.

DUELET DHE STËRVITJET

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll nga dita e hënë (11 qershor) do të grumbullohet në Prishtinë për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet kualifikuese të Dritares së Tretë të Kupës së Botës “Kina 2019”.

Stërvitja e parë do të mbahet të hënën me fillim nga ora 18:00, ndërsa më pas Përfaqësuesja jonë do të startoj me nga dy herë në ditë stërvitje, 10:00-12:00 dhe 18:00-20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kosova më 28 qershor do të përballet me Hungarinë, kurse më 1 korrik do të ballafaqohet me Poloninë.

Të dyja ndeshjet Përfaqësuesja jonë do t’i luaj me fillim nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në Grupin C bëjnë gara Lituania, Kosova, Hungaria dhe Polonia. Prej secilit grup do të jenë tri skuadra që do të vazhdojnë garat në raundin e radhës.



FTESAT:

Lista e gjerë e basketbollistëve:




1. Dardan Berisha
2. Erjon Kastrati
3. Lis Shoshi
4. Fisnik Rugova
5. Urim Zenelaj
6. Leonard Mekaj
7. Samir Zekiqi
8. Granit Rugova
9. Alban Veseli
10. Ergin Grosha
11. Rinor Peci
12. Valon Bunjaku
13. Mikaile Tmusic
14. Altin Morina
15. Gazmend Sinani
16. Dardan Kapiti
17. Shawn Jones
Stafi i trajnerëve:
1. Brad Greenberg-Përzgjedhës i Kosovës
2. Ernie Lee Nestor - Ndihmëstrajner
3. Andin Rashica – Ndihmëstrajner
4. Ugur Vural – Trajner i kondicionit
Stafi mjekësor:
1. Merkur Dobroshi (mjek)
2. Kujtim Shala (fizioterapeut)
3. Admirim Krasniqi (fizioterapeut)

GAME 3: CAVS - WARRIORS

Warriors 3-0 me Durantin që shënoi rekord

Foto: FoxNews/GoogleImages

7 Qershor, 2018 @7:49

Golden State Warriors pothuajse është kampion i stinorit 2018/19....

GOLDEN STATE WARRIORS

Kthehet Iguodala

Foto: nba.com

6 Qershor, 2018 @23:18

Në ora 3 të mëngjesit të sotëm zhvillohet ndeshja e tretë e...

COACH

Jasikevicius në shënjestër të Torontos

Foto: euroleague.net

6 Qershor, 2018 @10:26

Pas shkarkimit të trajnerit Dwane Casey, Toronto Raptors është në...

EKSKLUZIVE

Edon Maxhuni mes Kosovës e Finlandës

4 Qershor, 2018 @14:22

Përkundër faktit që emri i tij figuron në listën e Kosovës U20,...

KING JAMES

LeBron kalon Jabbarin

Foto: nba.com

4 Qershor, 2018 @10:29

Cleveland Cavaliers është në disavantazh prej 2-0 në serinë...

GAME 2: WARRIORS - CAVS

Shpërthen Curry, gjysma e punës mbaroi

Foto: nba.com/warriors

4 Qershor, 2018 @6:29

Golden State Warriors nuk ka bërë edhe njëherë gabimin e ndeshjes...

NGA KONFERENCA

Lue konfirmon, nis me Smithin

Foto: CavsNations/GoogleImages

3 Qershor, 2018 @23:51

Përkundër gafës së madhe që e bëri në ndeshjen e parë të...

WARRIORS

Iguodala mungon në duelin e dytë

Foto: nba.com

3 Qershor, 2018 @23:42

Aloja i Golden State Warriorsit, Andre Iguodala, do të mungojë në...

KOSOVA U20 - LISTA E GJËRË

31 të ftuar te Kosova U20 nga selektori Nestor

Foto: fiba.basketball

3 Qershor, 2018 @21:05

Kosova U20 që do të garojë këtë verë në kuadër të Evropianit...

FTOHET NË REPREZENTACION

Tmusic ftohet, por s’mund të ndihmojë Kosovën tash

BOROZANI/ A. P.

26 Maj, 2018 @14:08

Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Bashkimit këtë...

I NATYRALIZUARI I PARË

Doellman mund të rikthehet te Kosova

18 Prill, 2018 @14:49

Basketbollisti i natyralizuar amerikan, Justin Doellman, mund të...

FIBA RANKING MARS 2018

Kosova ngritet në listën e FIBAs

Foto: fiba.basketball

2 Mars, 2018 @12:46

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është ngritur për katër...

KINA 2019

7 skuadra e siguruan fazën e dytë

Foto: fiba.com

27 Shkurt, 2018 @23:36

Dje pas ndeshjeve të katërta nëpër grupe në kuadër të...

KOSOVA

Kosova fton zyrtarisht Edon Maxhunin

27 Shkurt, 2018 @12:45

Përmes burimeve të Borozani.com, është bërë e ditur që Edon...

Të gjitha lajmet nga Kina 2019