Të gjitha lajmet

ANALIZË

Analizat verore – Arsenal

Analizat verore – Arsenal

Shkruan: LUAN MORINA

27 Qershor, 2017 @13:08

Problemi kryesor këtë verë tek Arsenali është rinovimi i kontratave të Sanchezit dhe Ozilt. Derisa të dy kërkojnë shuma marramendëse për të vazhduar, asnjëri nga ta nuk meritojnë ato që kërkojnë. Aq më pak gjermani.

Asnjëri nuk është i denjë as për lider të ekipit. Aq më pak gjermani!

Ozil ka një sezon të mirë, dy të këqij. Përgatitja psikologjike për gjermanin mungon, dhe nuk mundet i vetëm të zhbllokoj lojën. E Arsenalit i nevojitet një lojtar i tillë, i cili nuk është as tek Alexis Sanchez. Kiliani së paku është më i aftë në sulm, për të konvertuar ndonjë rast eventual.

Por, Arsenali është ekip pa lider në fushë. E edhe në bankën rezervë Wengerit moti kohë ka nisur t’i venitet reputacioni. Një trajner që kontestohet nga një pjesë e konsiderueshme e tifozëve, sigurisht se e ka të vështirë të gëzoj respektin e parezervë të lojtarëve të tij.

Porta

Gjithçka është në rregull këtu për sezonin e ardhshëm. Nuk është ide e keqe të nxirret ndonjë para nga Ospina, ose edhe Szczesny nëse vendosin të provojnë të transferojnë Jack Butlandin. Ky do të ishte edhe më i mirë se të katër portierët që kanë në dispozicion.

Mbrojtja

Mustafi e Koscielny nuk mjaftojnë për një ekip në Angli. Gabriel ka qenë më i rrezikshëm për Arsenalin se sa për kundërshtarët. Mertesacker nuk është kalibër i Arsenalit, e shpresat e vetme janë tek Rob Holding i cili ndoshta ka fituar pak më shumë përvojë për këtë sezon.

Kieran Gibbs duket në largim, e në Kolasinacin kanë një alternativë më të mirë se Monreal në të majtë. Deri të kenë Bellerinin, ana e djathtë është e mbuluar.

Mesfusha

I gjithë problemi bie në këtë pjesë të fushës. Shpina e Ozilit janë lojtarë shumë pak teknik. As Xhaka, as Coquelin nuk janë që distribuojnë topin nga mbrojtja tek Ozil apo krahët. Kur të dy luajnë së bashku, atëherë mund të vërejmë një ngërç tek Arsenali, sidomos ndaj ekipeve që luajnë me vijë të lartë mbrojtjeje. Ramsey do të duhej të vinte në funksion këtu, por sinqerisht, uellsiani kurrë nuk ka pasur një pozitë lideri mesfushe.

Sulmi

Giroud është shumë i mirë në zonë. Por, Giroud mbetet një futbollist për Crystal Palace apo Stoke City. Më kujton Peter Crouch tek Liverpool. Dikush që vesh këpucën si Charlie Chaplin – tre numra më të madhe.

Arsenalit i duhet një përfundues i pafalshëm. Lacazette është ide e mirë nëse do të luanin një sulm në dysh me Sanchezin, dhe një mesfushor shtesë për Ozilin. Por, kësisoj Ox Chamb do të mbetej rezervë, e në fakt ky ka qenë ndër më të mirët në pjesën e dytë të sezonit. Pjesa e parë ka qenë nisur mirë për Walcottin. Edhe Iwobi me Welbeck kanë qenë të mirë në periudha të ndryshme të sezonit.

Problemi tjetër qëndron këtu – pothuajse asnjë nga lojtarët standard të Arsenalit nuk mund të përfundojnë sezonin me së paku 80% të ndeshjeve të zhvilluara e pa lëndime.

Ardhja e Mbappes do të ishte veprim i mençur për të dy palët. Nuk ka destinacion më të mençur për talentin francez. Mahrez do të mund të kryente punë, ngjashëm si Lemina. Do të mbulonin dy pozita ku nevojitet përmirësimi në fushë.

Ama, ardhja eventuale e Arda Turan, ose edhe e Mbaye Niang do të ishte dështim. Sidoqoftë, e ardhmja e Arsenalit bazohet zakonisht në talente të panjohura franceze, dhe talente tjera nga çereku i fundit i renditjes në La Liga.

ANALIZË

Analizat verore – Manchester United

26 Qershor, 2017 @11:57

Arsyeja kryesore për barazimet e shumta të Manchester United...

TREPÇA 89

Kampionët arrijnë në Ishujt Faroe

kf trepca 89/ Facebook

26 Qershor, 2017 @10:25

Skuadra kampione e Kosovës, Trepça 89, arriti në Ishujt Faroe për...

FERIZAJ

Maliq Beluli largohet nga Ferizaji

24 Qershor, 2017 @22:57

Futbollisti i deritashëm i Ferizajit, Maliq Beluli, me marrëveshje...

MEDIA

Ibraimi para marrëveshjes me Shkëndijën

24 Qershor, 2017 @21:16

Njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Maqedonisë,...

MIQËSORE

Partizani mposht Prishtinën në miqësore

Foto: FK Partizani Albania

24 Qershor, 2017 @18:08

Pak para ndeshjeve përkatëse në garat evropiane, Partizani e...

FERIZAJ

Ferizaji me trajner të ri

Foto; KF Ferizaj

24 Qershor, 2017 @18:01

Me anë të një njoftimi në faqen e Facebookut, klubi i Ferizaji ka...

ANALIZË

Analizat verore – Manchester United

26 Qershor, 2017 @11:57

Arsyeja kryesore për barazimet e shumta të Manchester United...

MEDIA

Januzaj shumë pranë La Ligas

22 Qershor, 2017 @12:08

Siç duket Adnan Januzaj nuk është në planet e Jose Mourinhos....

MEDIA

Chelsea e United në negociata me Lewandowskin

21 Qershor, 2017 @11:11

Lewandowski drejt Anglisë? Një spekulim i hapur nga Sky Sports,...

TRANSFER

Salah shumë afër Liverpoolit

20 Qershor, 2017 @13:51

Ajo që po raportohet tash e sa javë, duket se është pranë...

MANCHESTER CITY

Dani Alves e Guardiola pranë ribashkimit

20 Qershor, 2017 @13:40

Pas sezonit të mrekullueshëm te Juventusi, siç duket Dani Alves do...

Të gjitha lajmet nga Premier League