Të gjitha lajmet

ANALIZË

Analizat verore – Manchester United

Analizat verore – Manchester United

Shkruan: LUAN MORINA

26 Qershor, 2017 @11:57

Arsyeja kryesore për barazimet e shumta të Manchester United sezonin e kaluar ishte Zlatan Ibrahimovic!

Lëreni numrat e golave, lëreni golat mënjanë. Zlatan Ibrahimovic ka lënduar Manchester Unitedin më shumë se kushdo tjetër sezonin e kaluar!

Të bazohesh në vetëm një 35 vjeçar dhe të luftosh në katër frone deri në fund është çmenduri! Dhe kjo i ka ngjarë Manchester United, derisa Mourinho çdo javë provonte të gjente kombinime që do të funksionin duke konservuar sa më shumë nga energjia e ekipit. Më çmenduri se kjo është që për zëvendësues të këtij 35 vjeçari të kesh një 18 vjeçar me talent të limituar për të qenë qendërsulmues i një ekipi si Manchester United.

Kur jemi tek Manchester Untied, nuk ka emër që nuk lidhet me ta, dhe sigurisht me çmime trefish të fryra, çmime të cilat nuk hezitojnë t’i paguajnë.

Porta

Me De Gean, falë makinës së faksit, porta e United është e sigurt. Largimi i tij duket pak i mundshëm, por edhe po të ndodhte do të furnizonte mjaft për zëvendësuesin e tij eventual, i cili duhej të ishte slloven. Në mos Oblak, edhe Handanovic do të mund të nxirrte një Van der Saar.

Mbrojtja

Me Lindelof, qendërmbrojtja duket e mbuluar. Smalling, Rojo, e Jones mund të kryejnë punë si rezervistë. Edhe Blind do të mund të zhvendosej sipas nevojës, edhe pse me Mourinhon ka qenë shumë më i dobët se sa me Van Gaal në këtë pozitë. Shaw do të ecën, dhe nuk di për ç’arsye!

Ngjashëm duket se do të ngjaj edhe me Darmian. E Valencia ka qenë ndër më të mirët sezonin e kaluar tek United. Nga një shtesë në të dy krahët do të duhej të ishte në plan për United.

Mesfusha

Herrera, Pogba e Fellaini. Ndoshta mjaftojnë. Por, një emër tjetër – Fabinho apo Matic do të ishte i përkryer. Sidomos braziliani që mund të luaj edhe mbrojtës krahu sipas nevojës. Me Mkhitaryan e Matan pjesa ofensive e mesfushës është mirë e mbuluar. Por, krahët nuk janë kërkah.

Ronaldo përmendet si emër. Edhe Bale. Për cilindo nga këta, Manchester United duhet të paguaj më tepër se që meritojnë. Por, këtu mund të kryej punë edhe Martial. Në fakt francezi më i mirë duket në sulm nga krahu se nga qendra. Nga ata që kanë vetëm Jesse Lingard mbetet me largimin e Januzajt. Por, Lingard është vetëm një Kieran Richardson tjetër.

Sulmi

Vetëm ardhja e Perisic nuk mjafton. Duhen së paku dy krahë sulmi. Dhe kuptohet një qendërsulmues. Morata përmendet si alternativa e parë. Belotti është përmend shumë herë. Por, duke parë muhabetin e mirë me Raiolan, do të prisja Lukakun në rast të dështimit eventual të Moratës.

Qyshdoqoftë, tek Manchester United ka nevojë të mbyllen shumë vrima. Së paku edhe pesë ardhje të reja nevojiten që të konkurrojnë për treshen e parë. Përndryshe vazhdojnë me luftën për pozitën e katërt.

TREPÇA 89

Kampionët arrijnë në Ishujt Faroe

kf trepca 89/ Facebook

26 Qershor, 2017 @10:25

Skuadra kampione e Kosovës, Trepça 89, arriti në Ishujt Faroe për...

FERIZAJ

Maliq Beluli largohet nga Ferizaji

24 Qershor, 2017 @22:57

Futbollisti i deritashëm i Ferizajit, Maliq Beluli, me marrëveshje...

MEDIA

Ibraimi para marrëveshjes me Shkëndijën

24 Qershor, 2017 @21:16

Njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Maqedonisë,...

MIQËSORE

Partizani mposht Prishtinën në miqësore

Foto: FK Partizani Albania

24 Qershor, 2017 @18:08

Pak para ndeshjeve përkatëse në garat evropiane, Partizani e...

FERIZAJ

Ferizaji me trajner të ri

Foto; KF Ferizaj

24 Qershor, 2017 @18:01

Me anë të një njoftimi në faqen e Facebookut, klubi i Ferizaji ka...

KUPA E KONFEDERATAVE - GRUPI A

Portugalia e Meksika në gjysmëfinale

Foto: FIFA

24 Qershor, 2017 @17:47

Me ndeshjet e luajtura sot ka përfunduar gjithçka sa i përket...

KOMBËTARJA

Ceremoni përshëndetëse për De Biasin

Foto: Borozani

24 Qershor, 2017 @15:37

Sonte me fillim nga ora 19:00, Federata e Futbollit Shqiptar do ta...

GJILAN

Zabërgja kalon te Gjilani

BOROZANI / D.S

24 Qershor, 2017 @12:48

Përmes një njoftimi në faqen e Facebookut, klubi i Gjilanit ka...

SHQIP NË BOTË

Nga rrugët e Gjakovës në Champions League!

Foto: Bekim Bytyqi per Borozani.com

23 Qershor, 2017 @16:12

Përkundër shumë arritjeve të ndryshme gjatë karrierës së tyre,...

PREMIER LEAGUE

Befason Premier League, hap afatin kalimtar të enjten

14 Maj, 2018 @17:33

Një lajm befasues vjen nga Anglia! Afati kalimtar i verës në...

LIVERPOOL - BRIGHTON

Rekorderi Salah

13 Maj, 2018 @20:37

Futbollisti egjiptian, Mohamed Salah, ka regjistruar rekord të ri...

5 PËR VIKEND

Fundi i stinorit 17/18

Graph. O. Kraja

12 Maj, 2018 @13:15

Bundesliga Finalja (e shtunë, ora 3e30) Koln duhet të mposht...

DERBY-FULHAM

Derby merr avantazhin

Fotot: DerbyCounty/fb

12 Maj, 2018 @12:15

Sulmuesi anglez, Cameron Jerome, ka shënuar golin e vetëm të...

ANGLIA DREJT BOTËRORIT

Lista e Southgate-it publikohet të mërkurën

11 Maj, 2018 @18:23

Anglia është gati për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Federata...

Të gjitha lajmet nga Premier League