Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Arabia Saudite në botërorin e saj të pestë

Arabia Saudite në botërorin e saj të pestë

Shkruan: Luan MORINA

14 Qershor, 2018 @8:30

Arabët kthehen në Kupën e Botës pas pushimit tetë vjeçar. Ishin katër edicione radhazi në të cilat Arabia Saudite kishte qenë pjesëmarrëse, që nga debutimi në SHBA në vitin 1994. Udhëtimi në Amerikë mbetet paraqitja më e suksesshme, e vetmja në të cilën kishin kaluar grupin. Njëjtë shpresojnë të bëjnë edhe në Rusi, ndonëse është një detyrë goxha e rëndë, në një grup të baraspeshuar.

Amerika

Kundër vendeve të Beneluksit në një grup, Arabia Saudite do të shfaqej si arrë e fortë në debutimin e tyre në Kupën e Botës. Arabët do të shënonin me Anwar në minutën e 18-të kundër Holandës, epërsi të cilën do e mbanin deri në fillim të pjesës së dytë kur Jonk do të barazonte, para se rezervisti Gaston Taument të sillte fitoren katër minuta para fundit. Anwar do të shënonte golin e fitores kundër Marokut, me Sami Al-Jaber që kishte kaluar në epërsi arabët në minutën e shtatë, nga penalltia, rezultat që ishte barazuar me Chaouch në minutën e 26-të. Al-Owairan do të shënonte herët kundër Belgjikës, gol të cilin arabët do të mbronin për 85 minuta, për të avancuar nga grupet si të dytët.



Në rrethin e dytë, Suedia do të përdorte strategjinë e arabëve – Dahlin shënoi në minutën e gjashtë, para se Kevin Andersson të dyfishonte epërsinë në fillim të pjesës së dytë që ishte koha më e dobët për Arabinë Saudite. Al-Ghesheyan kishte ngushtuar epërsinë pesë minuta para fundit, para se Andersson të fitonte biletën për çerekfinale.

Samiu

Në Amerikë, Majed Abdullah do të debutonte në Kupën e Botës si 34 vjeçar, dhe ndonëse nuk shënoi asnjëherë, me 71 gola Abdullah mbetet lojtari më efikas në histori të Arabisë Saudite. Në këtë garë do të debutonin edhe dy nga lojtarët më të mirë të Arabisë Saudite – portieri Mohamed Al-Deayea, i cili ka 178 ndeshje në portën e Arabisë Saudite, rekord i përgjithshëm për paraqitje; dhe Sami Al-Jaber, i cili ka 46 gola në 156 ndeshje. Në karrierën tetëmbëdhjetë vjeçare për Al-Hilan, Al-Jaber do të shënonte 173 gola në 376 ndeshje. I pensionuar në vitin 2007, si 35 vjeçar, Al-Jaber në karrierën e tij do të kishte katër ndeshje të zhvilluara në Wolverhampton ku ishte i huazuar në vitin 2000. Dy vite më vonë, Samiu bashkë me të sipër-përmendurit do të fitonte Kupën e Azisë.

Azia

Titulli i vitit 1996 ishte i treti dhe i fundit për Arabinë Saudite. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite në finale, në penallti do të mposhte vendasit. Të njëjtën e kishin bërë edhe në gjysmëfinale kundër Iranit. Ky titull vinte pas humbjes në finale nga Japonia, të cilët titullin e dytë do e fitonin në vitin 2000, përsëri ndaj Arabisë Saudite.

Arabia Saudite kishte refuzuar të garonte në kualifikime për Kupën e Azisë deri në vitin 1972. Në dy edicionet e radhës kishin zhvilluar kualifikimet, por ishin tërhequr. Pastaj, në vitin 1984 do të fitonin titullin në Indonezi, duke nisur një seri prej 5 finaleve radhazi në 16 vite të Kupës së Azisë. Në vitin 1988 do fitonin përsëri në Katar.

ORARI DHE TABELAT - RUSIA 2018

Ripushtimi Iberik

Yahya Al-Shehri i Leganesit, dhe Salem Al-Dawsari i Villarreal janë dy lojtarët e vetëm që luajnë në Evropë. Në vijën ofensive atyre do t’u ndihmojë edhe Mohammed Al-Sahlawi, gjersa Abudallah Ateef e Salman A-Faraj janë emrat lidhës të mesfushës. Pjesa dërrmuese e lojtarëve vijnë nga Al-Ahli dhe Al-Hilal.

Ekipi

Me dy lojtarë me përvojë si Omar Hawsawi e Osama Hawsawi që udhëheqin mbrojtjen para portierit Yasser Al-Mosaillem, Arabia Saudite s’ka konkurrent që mund të turpëronte siç kanë bërë gjermanët me ta në vitin 2002. Edhe Yasir Al-Sharani bashkë me Motaz Hawsawin janë dy nga emrat të cilëve përvoja në këtë garë ndërkombëtare do të ndihmojë Arabinë Saudite në periudhën vijuese.

ORARI DHE TABELAT - RUSIA 2018

Juan Antonio Pizzi kishte marrë timonin e Arabisë Saudite në fund të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Bert van Maarwijkun e dëbuar. Holandezi nuk vazhdoi për shkak të mosmarrëveshjeve me vazhdimin e kontratës. Pizzi ka një titull të Copa America të fituar me Kilin, ndërsa pritet të lë Arabinë Saudite në fund të muajit korrik.

Padyshim që përballja kryesore për Arabinë Saudite do të jetë ajo kundër Egjiptit, me të cilët ka një rivalitet për dominim në botën myslimane edhe jashtë fushës së gjelbërt. Ndeshja e fundit zyrtare ka qenë në vitin 1999 kur Arabia Saudite kishte shënuar fitoren e parë, edhe atë 5-1, për të zbutur ndoshta pak kujtimet e hidhëta që kanë nga Lojërat Pan-Arabe të vitit 1961. Atëherë, Egjipti kishte demoluar arabët saudit me rezultat 13:0.

Rusia 2018

Kjo mund të jetë edhe përballja vendimtare për Egjiptin në tentim për të siguruar fazën e dytë, kuptohet nëse sigurojnë pikë ndaj Rusisë dhe Uruguait. Ndaj të dyja këtyre ekipeve, Arabia Saudite ka fitore, dhe një barazim ndaj jug-amerikanëve, duke mos humbur në asnjërën nga tri ndeshjet miqësore që kanë zhvilluar. Por, Kupa e Botës është punë tjetër.

KOLUMNE

Gjyqtarët e Botërorit të Rusisë (1)

14 Qershor, 2018 @0:11

Edhe këtë vit, FIFA ka rritur përgjysmë pagat e referëve në...

KOLUMNE

Panama, për herë të parë në një Botëror

13 Qershor, 2018 @22:33

Federata Panamaniane e Futbollit është themeluar goxha herët në...

KOLUMNE

Senegali - luanët e karakterizuar nga shpejtësia

13 Qershor, 2018 @21:55

Suksesi më i madh në KB Herën e parë kur ishin në Kupën e...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINÊ

Maradona - 1986

13 Qershor, 2018 @21:07

Skandalet në FIFA kishin lënë pa punë Sepp Blatterin e ardhur në...

TRANSFER

Edhe një përforcim nga Ballkani

Foto: fcprishtina.com

13 Qershor, 2018 @20:59

Nuk ndalen përforcimet e Ballkanit. Skuadra therandase sot ka...

KOSTA RIKA

Fuqia e Amerikës Qendrore

Foto: GoogleImages/ SoccerPro/ WorldOfSoccer/

13 Qershor, 2018 @14:38

Ndonëse nuk kanë fituar Kampionatin e CONCACAF dhe Gold Cup që nga...

KOLUMNE

Rusia - nikoqiri shpreson

14 Qershor, 2018 @8:00

Shansi i humbur Igor Akinfeev është portier më i gabueshëm që...

KOLUMNE

Gjyqtarët e Botërorit të Rusisë (1)

14 Qershor, 2018 @0:11

Edhe këtë vit, FIFA ka rritur përgjysmë pagat e referëve në...

KOLUMNE

Panama, për herë të parë në një Botëror

13 Qershor, 2018 @22:33

Federata Panamaniane e Futbollit është themeluar goxha herët në...

KOLUMNE

Senegali - luanët e karakterizuar nga shpejtësia

13 Qershor, 2018 @21:55

Suksesi më i madh në KB Herën e parë kur ishin në Kupën e...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINÊ

Maradona - 1986

13 Qershor, 2018 @21:07

Skandalet në FIFA kishin lënë pa punë Sepp Blatterin e ardhur në...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018