Të gjitha lajmet

GAME 6: CAVS - CELTICS

Art në palestër, LeBron 46, Cavs barazon

Foto: NBA/fb

Art në palestër, LeBron 46, Cavs barazon

26 Maj, 2018 @8:54

Cleveland Cavaliers
Boston Celtics
Cleveland Cavaliers 109 : 99 Boston Celtics
LeBron JAMES 46 pikë Terry ROZIER 28 pikë

Quicken Loans Arena, Cleveland

“Natyrisht, është ndjenjë e mirë të luash edhe një ndeshje. Gjithmonë kam thënë se ndeshja e shtatë është njëra ndër fjalët më të mira në sport. E për ne, të fitojmë aty ku s’ka fituar askush në PlayOff deri më tani, do të jetë një mundësi ku mund të kënaqemi,” ka thënë LeBron James pas ndeshjes së sotme.

“Nuk kam çka të kërkojë më shumë sesa edhe një mundësi për të luftuar për titull kampioni,” ka shtuar James.

 

Ai ka shënuar 46 pikë, 11 kërcime, 9 asistime në ndeshjen fito ose eliminohu. Gjithçka mund të shkruhet për LeBronin. Për shembull, për atë kjo ka qenë ndeshja e shtatë me 40+ pikë të shënuara në PlayOff.

Ose mund të shikoni videon se si kur të do i shënon çiftet e tresheve përballë Jayson Tatumit, natyrisht në sekondën e fundit të sulmit.

 

Cavaliers fitoi ndeshjen e gjashtë të serisë 109-99 për të çuar atë në ndeshjen e shtatë, vendimtare.

PLAYOFF SKEMA E NBA

LeBron James ka qenë briliant në këtë përballje, ndërsa me këtë ka treguar se në ditën e tij, mund të fitojë lojën vetë. Krejt kjo, me 46 minuta qëndrim në parket, nga 48 minuta sa zgjat një ndeshje.

20 pikë tjera në ndeshje shënoi George Hill, ndërsa 14 të tjera Jeff Green. Por, rol të rëndësishëm luajti edhe Larry Nancy Jr, me 10 të shënuara.

Bostoni nuk ishte i dobët në këtë ndeshje. Keltët i patën rastet e veta. Terry Rozier shënoi 28, Jaylen Brown 27 e Jayson Tatum 15 pikë, por krejt këto nuk mjaftuan karshi një LeBroni të disponuar.

Në Boston, më 28 maj në ora 02:30 të mëngjesit - do të kuptohet fituesi i Konferencës Lindore dhe finalisti i finales së madhe të NBA.

 

KOLUMNE

KB Bashkimi

BOROZANI/ A. P.

25 Maj, 2018 @21:03

Në vitet 1990’ta, në Prizren (dhe në tërë Kosovën),...

VËLLAZNIMI U16

Vëllaznimi U16 drejt Durrësit për miqësore

Foto: KB Vëllaznimi U16 Faceook

25 Maj, 2018 @18:57

Për herë të tretë me radhë, skuadra e Vëllaznimit U16 do të...

GAME 5: ROCKETS - WARRIORS

Raketat para lansimit në finale!

Foto: NBA/fb

25 Maj, 2018 @7:44

Edhe pse mendohej që Golden State Warriors do ta ketë lehtë dhe...

NË ÇEKI

Dardani fiton titullin kampion!

Foto: Nymburk/fb

24 Maj, 2018 @20:02

Kapiteni i reprezentacionit të Kosovës, Dardan Berisha, ka fituar...

SHPËRBLIMET E FEDERATËS

Sa fitoi Bashkimi, sa Prishtina?

BOROZANI/ A. P.

24 Maj, 2018 @15:01

Pas përfundimit të stinorit 2017/18 të Superligës së Kosovës...

DRAGAN RADOVIC

Prizreni e ka merituar

BOROZANI/ A. P.

24 Maj, 2018 @12:00

Trajneri i Bashkimit, Dragan Radovic, që u bë trajneri i parë në...

GAME 5: CELTICS - CAAVS

Boston Celtics pranë finales

Foto: nba.com

24 Maj, 2018 @8:32

Boston Celtics, sot në mëngjes në ndeshjen e pestë të serisë...

GAME 4: BASHKIMI-PRISHTINA

Titulli historik, Bashkimi kampion

BOROZANI/A.P.

23 Maj, 2018 @21:24

Ëndrra shumëvjeçare më në fund u bë realitet. Skuadra e...

PJESA E PARË: BASHKIMI-PRISHTINA

S’ka epërsi, as pas pjesës së parë

BOROZANI/ G. P.

23 Maj, 2018 @20:27

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Bashkimit dhe Sigal...

ÇEREKU I PARË: BASHKIMI-PRISHTINA

Baraz, pas 10 minutash

BOROZANI/ G. P.

23 Maj, 2018 @20:15

Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes në Prizren. Dueli...

GAME 5: ROCKETS - WARRIORS

Raketat para lansimit në finale!

Foto: NBA/fb

25 Maj, 2018 @7:44

Edhe pse mendohej që Golden State Warriors do ta ketë lehtë dhe...

GAME 5: CELTICS - CAAVS

Boston Celtics pranë finales

Foto: nba.com

24 Maj, 2018 @8:32

Boston Celtics, sot në mëngjes në ndeshjen e pestë të serisë...

ROOKIE TEAM

5shja më e mirë Rookie e stinorit

Foto: nba.com

23 Maj, 2018 @10:23

Është caktuar pesëshja më e mirë e vitit në NBA, të përbërë...

GAME 4: WARRIORS - ROCKETS

Houston barazon, rifillon seria

Foto: nba.com

23 Maj, 2018 @9:11

Skuadra nga Teksasi, Houston Rockets, arriti ta mposht në ndeshjen e...

GAME 4: CAVS - CELTICS

Lebron 44, shënon rekord dhe barazon serinë!

Foto: Cavaliers/fb & NBATV/fb

22 Maj, 2018 @6:38

I pandalshëm. LeBron James ka qenë i pandalshëm sot. Ai ka...

Të gjitha lajmet nga NBA