Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Aterroi në Beograd Ali Muhammedi, e dërgoi Fenerin në finalen e tretë rresht të Euroligës

Fotot: euroleague.net

Aterroi në Beograd Ali Muhammedi, e dërgoi Fenerin në finalen e tretë rresht të Euroligës

Shkruan: BLERIM MYFTIU

19 Maj, 2018 @12:44

Luajti vetëm diçka më shumë se 11 minuta, por i përdori ato në mënyrën më të mirë të mundshme dhe e përfundoi ndeshjen duke qenë më efikasi i ekipit me 19 pikë. Edhe pse shifra duket mbresëlënëse për kohën e kaluar në parket, më të çmuar kontributin e Ali Muhammedit e bëjnë shënimet kritike që i realizoi. Ato i filloi nga fundi i çerekut të tretë dhe kulmin e arriti në atë të fundit. Pas +13 të cilat i kishte Fenerbahçeja, Žalgirisi ishte afruar në 50-48. Me 12 pikë të shënuara pothuajse rresht mundësoi shkëputjen e dytë dhe përfundimtare të ekipit i cili do të jetë për të tretën herë rresht në finale të Euroligës dhe do të mundohet ta mbrojë titullin.

Brad Wanamaker, Ali Muhammed

Željko Obradovići filloi me një pesëshe ndryshe ndeshjen (Wanamaker, Gudurić, Kalinić, Veselý, Düverioğlu) me të cilën në bazë të emrave duket se ndërmend ka pasur ta çmontojë Žalgirisin me mbrojtje të fortë. Që në fillim, Feneri filloi me mbrojtje që prej fushës së Žalgirisit, që në futjen e topit në lojë. Kjo i hapi rrugë shumë topave të humbur kur lituanët nuk arrinin të futeshin nën kosh, as nuk gjenin hapësirë për të gjuajtur nga largësia. Trysnia alternative e dyshes serbe Gudurić-Kalinić mbi playmakerin e Žalgirisit, Pangosin, pamundësuan aplikimin e lojës dhe në 6 minutat e para “të gjelbrit” shënuan vetëm një pikë. As kampionia aktuale nuk është se arriti ta përdor këtë dominim mirë, kështu që pjesa e parë u përmbyll me efikasitet steril, 19-13 për Fenerbahçen.

Kostas Sloukas

Duhet theksuar se Ahmet Düverioğlu, i cili gjatë stinorit kishte rol episodik, e shpagoi mirë besimin e trajnerit dhe shënoi 4 pikë e kapi 5 kërcime gjatë këtyre minutave të para, por më pas “u harrua” nga Obradovići në stol. Šarūnas Jasikevičiusi i mobilizoi radhët në çerekun e dytë me futjen në lojë të Vasilije Micićit, i cili e ndihmoi Pangosin në lojë dhe Žalgirisi filloi t’i gjente pikat e dobëta të mbrojtjes. Në saje të energjisë së Luigi Datomes, angazhimit të jashtëzakonshëm të Nicolo Mellit në mbrojtje dhe agresivitetit të Jan Veselýt, Feneri u shkëput në 32-20, mirëpo zgjidhjet e Micićit, telashet e Veselýt me faula, e dobësuan mbrojtjen e çeliktë të Fenerit dhe Žalgirisi arriti që në pushimin e madh të shkonte vetëm me -6 pikë diferencë.

Aaron White

Çerekut të tretë, stambollasit ia nisën sërish me presion të thellë, mbrojtje aktive ndaj topit gjë që çoi në shumë humbje topash nga Žalgirisi. Kostas Sloukasi filloi të shkëlqejë, Wanamakeri organizoi mirë dhe pikët u shpërndanë në tërë ekipin e Fenerbahçes, kështu që nga gjysma e çerekut u arrit epërsia më e lartë prej 50-37. Por duket se diçka ngeci këtu dhe si të dehur nga epërsia, në mënyrë ekspres lituanët bënë seri prej 11-0 me rezultatin që arriti në 50-48. Dyshja lituane (amerikane) nën kosh, Davis-White arrijnë ta çajnë më në fund mbrojtjen dhe u bënë kontribuues të rëndësishëm në këtë zbutje të epërsisë. Ali Muhammedi që kishte luajtur 2 minuta në çerekun e parë u kthye në parket, bëri 4 pikë deri në fund të çerekut sa për ta çuar ekipin e tij në pushim me +4.

Marko Guduric

Por, recitalin e ruajti për çerekun e katërt ku me 12 pikë pothuajse rresht, i ndihmuar nga i tërë ekipi në zjarr, e çoi rezultatin në 66-58 dhe nga kjo pikë kthim prapa nuk kishte më. Fenerbahçeja e përfundoi ndeshjen në mënyrë rutinë dhe kësisoj e gjeti veten në finalen e tretë rresht, ku do të kërkojë ta mbrojë titullin e fituar vjet në Stamboll. Željko Obradovići do të paraqitet në finalen e 12-të të tij dhe para publikut të vetë, do ta synojë të dielën mbrëma titullin e 10-të për vete në Euroligë.

NDARËSIT E DREJTËSISË

Përcaktohen referët për ndeshjen e tretë finale

BOROZANI/Arkiv

19 Maj, 2018 @12:38

Dueli i tretë i serisë finale të PlayOffit të Superligës...

GAME 3: PRISHTINA - BASHKIMI

Në kryeqytet për titullin historik

BOROZANI

19 Maj, 2018 @10:30

Natë e madhe për sportin prizrenas! Sonte në kryeqytet mes vete...

FINAL FOUR: CSKA MOSKA - REAL MADRID

Çereku i tretë, ua siguroi finalen

Foto: euroleague.net

19 Maj, 2018 @0:10

Real Madridi është ekipi që do t’i dalë përballë kampionit...

FINAL FOUR: FENERBAHÇE - ZALGIRIS

Ali Muhammed çon Fenerin në finale

Foto: euroleague.net

18 Maj, 2018 @20:48

Finalja e tretë me radhë e kampionit aktual të Euroligës, që...

PREJ INFORMATORIT

Treshja e referëve Bashkimi-Prishtina, dënohen

BOROZANI/Arkiv

18 Maj, 2018 @13:31

Gjyqtarët e ndeshjes së dytë të serisë finale të Play-Offit,...

TERMINI I NDESHJES III FINALE

A do të përcaktohet kampioni të shtunën?

BOROZANI/Arkiv

17 Maj, 2018 @14:07

Kanë mbetur edhe dy ditë për të kuptuar nëse kampioni i Kosovës...

GAME 2: ROCKETS - WARRIORS

Houston revanshohet

FOTO: nba.com

17 Maj, 2018 @9:15

Ndeshja e dytë e serisë finale të Konferencës Perëndimore, i...

GAME 2: BASHKIMI - SIGAL PRISHTINA

Bashkimi para arritjes historike

BOROZANI/ A. P.

16 Maj, 2018 @21:04

Bashkimi është para arritjes historike. Ekipi prizrenas ka shënuar...

ÇEREKU I TRETË: BASHKIMI-PRISHTINA

11 epërsi në 10 minutat e fundit

BOROZANI/Arkiv

16 Maj, 2018 @20:49

Lojë e barabartë në çerekun e tretë të ndeshjes, derisa...

PJESA E PARË: BASHKIMI-PRISHTINA

Qetë në pushim për Bashkimin

16 Maj, 2018 @20:10

Bashkimi ka mbyllur në epërsi 10 pikëshi pjesën e parë të...

FINAL FOUR: CSKA MOSKA - REAL MADRID

Çereku i tretë, ua siguroi finalen

Foto: euroleague.net

19 Maj, 2018 @0:10

Real Madridi është ekipi që do t’i dalë përballë kampionit...

FINAL FOUR: FENERBAHÇE - ZALGIRIS

Ali Muhammed çon Fenerin në finale

Foto: euroleague.net

18 Maj, 2018 @20:48

Finalja e tretë me radhë e kampionit aktual të Euroligës, që...

GAME 4: BASKONIA - FENERBAHÇE

Për të katërtën herë me radhë në Final Four

Foto: euroleague.net

26 Prill, 2018 @22:03

Me lojë të mirë në pjesë të parë, kampioni aktual i Europës,...

GAME 4: ZALGIRIS - OLYMPIACOS

Të parët në Final Four

Foto: euroleague.net

26 Prill, 2018 @20:30

Duke eliminuar fituesin e trefishtë të Euroligës, Olympiacos,...

GAME 3: KHIMKI - CSKA MOSCOW

Shved i pamëshirshëm ndaj ish-skuadrës

Foto: euroleague.net

25 Prill, 2018 @22:18

Në ndeshjen e tretë të playoffit në duelin rus Khimki e ka...

Të gjitha lajmet nga Euroleague