Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Australia - ‘kangurët’ dhe Tim Cahilli

Australia - ‘kangurët’ dhe Tim Cahilli

Shkruan: Luan MORINA

14 Qershor, 2018 @9:00

Timi

Padyshim që Tim Cahill është ndër emrat më të mëdhenj në futbollin australian. Tani 38 vjeçar, tek Millwall në Championshipin anglez, Cahill refuzon të pensionohet, të cilën gjë e kanë bërë shumica e kolegëve të tij, si Mark Viduka, Mark Bresciano, Lucas Neill, e Harry Kewell.

Goli i Tim Cahill në Brazil është ndër më të bukurit të shënuar në atë edicion të Kupës së Botës, ku Australia megjithatë nuk i kaloi grupet. Humbja nga Kili me rezultat 3-1, nga Holanda, 2-3, nga Spanja 0-3, ishin të mjaftueshme për aventurën më të dobët australiane në edicionin e katërt për ta në Kupën e Botës. Cahill do të shënonte dy nga tre golat e Australisë, dhe në moshën 34 vjeçare do të pritej pensionimi i tij.

ORARI DHE TABELAT - RUSIA 2018

Pasi luajti edhe një sezon tek Red Bulls, ku kishte kaluar nga Evertoni, dy sezonet e radhës Cahill i kaloi në Kinë, për të kaluar tek rivalët e qytetit të Besart Berishës në ligën profesioniste australiane, A-League, në Melbourne City.

Të gjithë e njohim si njërin nga legjendat e Evertonit, për të cilët nga viti 2004 deri në vitin 2012 kishte zhvilluar 226 ndeshje me 56 gola. Para Evertonit, për gjashtë vite tek Millwall, në 217 ndeshje do të shënonte 52 gola. Tek Millwall ishte kthyer këtë vit për t’u liruar në fund të sezonit, ndoshta për pensionimin e vërtetë.

Berti

Në fund të kualifikimeve me Arabinë Saudite, Bert van Marwijk ishte larguar pas dështimit për të arritur kontratën e re. Në janar të këtij viti ai mori përsipër Australinë, të cilët do t’i udhëheq në Rusi, që për të është Kupa e dytë e Botës në të cilën merr pjesë. Me Holandën në vitin 2010 kishte arritur deri në finale, për t’u shkarkuar pas dështimit në EURO2012.

Detyra kryesore e trajnerit holandez do të jetë kthimi i mentalitetit defensiv të Australisë, nga i cili kishin hequr dorë në Brazil. Gjersa një pjesë lavdëronte qasje sulmuese, duke vlerësuar se më në fund Australia largonte mentalitetin e një ekipi inferior duke provuar lojën sulmuese, pjesa tjetër kritikonte këtë qasje duke arsyetuar numrin e shumtë të golave të pranuar nga ekipi i Ange Postecoglou. Ky ishte shkarkuar pas shumë kritikave të marra gjatë ndeshjeve me ekipe si Iraku e Tajlanda, në të cilat qasja ofensive kishte bërë Australinë të pësonte gola, diçka që nuk u shkonte për shtati shumicës së australianëve.

ORARI DHE TABELAT - RUSIA 2018

Van Marwijk do të largohet pas Kupës së Botës, me trajnerin e Sydney FC, Graham Arnold. i cili ka fituar dy titujt e fundit në ligën australiane.

Gjermania

Tim Cahill është golashënuesi më i mirë i Australisë në Kupën e Botës. Në tri edicione radhazi ka shënuar pesë gola, që është gati gjysma e njëmbëdhjetë golave të shënuar nga australianët në Kupat e Botës.

Kualifikimi i parë kishte ardhur në vitin 1974, kur në Gjermani, pas dy humbjeve nga Gjermanitë, do të barazonin pa gola me Kilin.

Në rikthimin në Kupën e Botës, pas 32 viteve, prapë në Gjermani, australianët do të shënonin fitoren e parë dhe do të kualifikoheshin në rrethin e dytë. Aty, në kohën shtesë, një penallti e paqenë e referuar në Grosson, do të bënte Tottin të konvertonte atë për të vazhduar rrugën drejt titullit.

Në grupe kishin mposhtur Japoninë me dy gola të Cahill, kishin humbur me golat e Adrianos e Fred nga Brazili, para se të luanin baras me Kroacinë, në ndeshjen në të cilën Josip Simunic do të zverdhej tri herë para se të përjashtohej nga fusha.

Në Afrikë Jugore, fitorja ndaj Serbisë s’do të mjaftonte për kualifiki, për shkak të humbjes 4-0 nga Gjermani, në të cilën ndeshje Cahill ishte ndëshkuar me të kuq. Në barazimin me Ganën, Kewell do të skuqej.

Njëmbëdhjetë kangurët

Matthew Ryan i Brightonit do të jetë në portë, para kapitenit Trent Sainsbury, e qendërmbrojtësit të konvertuar Mark Milligan. Në krahë është Aziz Behich i Bursaspor, dhe Joshua Risdon nga Western Sydney.

Aaron Mooy i Burnley, me Massimo Luongon e QPR-së janë në pjesën defensive të mesfushës, ku kontribuon nganjëherë edhe kapiteni i parë, Mile Jedinak, gjithashtu nga Championship – Aston Villa.

Tom Rogic shërben si lidhës i krahëve Robbie Kruse e Mathew Leckie, të cilët si pikë të sulmit kanë Tomi Juricin e Luzernit.

Russia 2018

Van Maarwijkut i duhet të përdor strategjinë defensive kundër ekipeve të shpejta që kanë në grup. Australia kishte kaluar në zonën e Azisë për të pasur më shumë takime me ekipe të mëdha, dhe arsyetimi që konkurrentët në Kupën e Botës janë më të fortë se sa të zakonshmit, nuk mund të qëndrojë. Por, këtë vit kanë punë me Francën, Danimarkën, e Perunë. Pas trekolorëve, me të cilët luajnë në drekën e 16 qershorit, australianët duhet të provojnë të gjejnë rrugën eventuale në rrethin e dytë nëpërmjet Danimarkës, të cilët i presin në Samara, më 21 qershor në ora 14. Ndeshja e fundit zhvillohet me 26 qershor, në ora 16 në Sochi, ku me Perunë mund të vendosin për një pozitë në rrethin e dytë, nëse kanë arritur të marrin paraprakisht pikë ndaj danezëve.

KOLUMNE

Gjyqtarët e Botërorit të Rusisë (1)

14 Qershor, 2018 @0:11

Edhe këtë vit, FIFA ka rritur përgjysmë pagat e referëve në...

KOLUMNE

Panama, për herë të parë në një Botëror

13 Qershor, 2018 @22:33

Federata Panamaniane e Futbollit është themeluar goxha herët në...

KOLUMNE

Senegali - luanët e karakterizuar nga shpejtësia

13 Qershor, 2018 @21:55

Suksesi më i madh në KB Herën e parë kur ishin në Kupën e...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINÊ

Maradona - 1986

13 Qershor, 2018 @21:07

Skandalet në FIFA kishin lënë pa punë Sepp Blatterin e ardhur në...

TRANSFER

Edhe një përforcim nga Ballkani

Foto: fcprishtina.com

13 Qershor, 2018 @20:59

Nuk ndalen përforcimet e Ballkanit. Skuadra therandase sot ka...

KOSTA RIKA

Fuqia e Amerikës Qendrore

Foto: GoogleImages/ SoccerPro/ WorldOfSoccer/

13 Qershor, 2018 @14:38

Ndonëse nuk kanë fituar Kampionatin e CONCACAF dhe Gold Cup që nga...

STATS

Top golashënuesit nga lojtarët aktiv

14 Qershor, 2018 @11:30

Sa i përket top golashënuesve të Botëroreve nga lojtarët që...

STATS

Top golashënuesit e Kampionateve Botërore

14 Qershor, 2018 @11:00

Lista e top golashënuesve të Kampionateve Botërore prihet nga...

STATS

Kush ka më së shumti Kupa të Botës?

14 Qershor, 2018 @10:30

Pak para Kampionatit Botëror të Rusisë, le të shohim kush ka më...

KOLUMNE

Uruguaji - Tabarez, talentët dhe super-sulmi

14 Qershor, 2018 @10:00

Dy herë kampionët olimpik, kishin pasur nderin të organizonin...

KOLUMNE

Kolumbia - nga Escobar te James

14 Qershor, 2018 @9:30

Kupa Nga dështimi për të organizuar Kupën e Botës për shkak...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018