Të gjitha lajmet

DITARI RUS (19)

Axhamillëku

Fotot: FIFA/fb

Axhamillëku

Shkruan: LUAN MORINA

11 Korrik, 2018 @11:49

Ideja për të startuar me katër mesfushorë qendror, duke shtyrë dy nga ta në krahë me qëllim që të kapin ndonjë zbritje të Pavard e Lucas të cilët edhe ashtu nuk kanë qenë armët kryesore të Deschamps, është vetëm një pjesë e axhamillëkut të Roberto Martinez.

FranceBelgium russia2018

Trajneri spanjoll assesi nuk arriti të mbulojë mungesën e Thomas Meunier. Kalimi i Chadlit në anën e djathtë të mbrojtjes duke shtyrë De Bruynen në të majtën me mesfushë pesëshe, ishte vetëm një hap tjetër i gabuar i Martinez. Pastaj kemi Dembelen dhe Witselin në mesfushë. Mesfushori i Tottenhamit ishte humbje hapësire, duke qenë më i dobëti në ekip pas Chadlit mbrëmë.

FranceBelgium russia2018

Franca ka filozofi të thjeshtë – sulmojnë me krahë duke shfrytëzuar Giroud si karrem. Mesfusha gjithmonë është e ngarkuar me detyra defensive me relativisht më pak angazhim në sulm. Me vetëm kundër-sulmin si armë, Deschamps nënçmon kualitetin e kësaj France që ka ndoshta ekipin më të mirë në botë! Një gol, dhe mbrojtje me vetëm kundërsulme është qyqarllëk i Deschamps, që kulmon me humbjen e kohës në gjysmë orën e fundit. Franca është më mirë se kaq! Lojtarët janë më të mirë se kaq!

RRUGA DREJT FINALES

Dhe, është mëkat që gjenerata e artë e Belgjikës, udhëhiqet nga një trajner fillestar! Thierry Henry kryen praktikën me këtë ekip!!! Merreni Zidane dhe shohim si do të shkojnë punët!

FranceBelgium russia2018

Belgjika mbrëmë ishte e pa-ide, falë Martinezit. Por, njëjtë si Low, edhe ai do të vazhdojë të jetë në krye të kombëtares. Edhe ai do të çoj në pension këtë super-ekip, me ndoshta asnjë titull të fituar. Së paku Low ka një titull, dhe së paku tre tituj të humbur!

FranceBelgium russia2018

Sonte, kroatët vijnë të lodhur! Së paku supozohet ashtu, ndonëse pushimi duhet t’i ketë këndellur! Janë të rraskapitur me dy ndeshje që i dërguan në vazhdime, dhe paramendojeni sikur të luanin ndeshjen e Islandës me ekipin e parë. E në atë ndeshje, pa pikë nevoje angazhohej Modrici, i cili pos lodhjes fizike ka pasur edhe lodhje psikike në ndeshjet vijuese!

FranceBelgium russia2018

Në anën tjetër anglezët janë të ‘fryrë’ nga fansat me atë që ‘futbolli po kthehet në shtëpi’! Nuk kanë bërë lojë aq dominuese, aq më pak lojë kampioni! Por, edhe kroatët nuk kanë qenë superior në dy ndeshjet e kaluara. As francezët pos me Argjentinën nuk kanë qenë të jashtëzakonshëm. Nuk ka pasur ekip që ka dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Dhe pas një sezoni me 50-60 ndeshje nuk mbetet aq shumë për të dhënë në Kupën e Botës!

FranceBelgium russia2018

Sidoqoftë, duhet të jetë një ndeshje e mirë, shpresojmë me më shumë gola, dhe pa vazhdime!

MAKINA E PARAVE

3€ në sekondë, përfitimet e CR7

11 Korrik, 2018 @11:32

Cristiano Ronaldo tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i ri i...

MATTEO GUENDOUZI

Prezentohet edhe përforcimi tjetër

Foto: arsenal.com

11 Korrik, 2018 @11:12

Mesfushori i ri francez, që vjen nga skuadra e Ligue 2, Lorient,...

RIYAD MAHREZ

City godet me Mahrezin

Foto: manchester city

10 Korrik, 2018 @22:26

Kampioni i Premier Leagues, pak më parë bëri zyrtarizimin e...

CHAMPIONS LEAGUE: DRITA - MALMO

Kampioni i Suedisë, i fortë për Dritën

10 Korrik, 2018 @21:31

Skuadra gjilanase Drita, në ndeshjen kundër Malmös pësoi me...

CHAMPIONS LEAGUE

5hkëndija show, pranë kualifikimit

Foto: kf Shkëndija

10 Korrik, 2018 @21:00

Shkëndija duke e mposhtur kundërshtarin The New Saints me rezultat...

FRANCA - BELGJIKA

Franca finalistja e parë

10 Korrik, 2018 @20:57

Franca me golin e Samuel Umtitit, arriti ta mposht Belgjikën me...

CR7

Zyrtare: Ronaldo transferohet te Juventus

10 Korrik, 2018 @18:40

Pas 451 golave në 438 ndeshje dhe një numri tejet të madh të...

11-SHET

Formacionet: Drita - Malmö

10 Korrik, 2018 @18:36

Janë publikuar formacionet startuese të Dritës dhe të Malmos.

11-SHET

Formacionet: Shkëndija - The New Saints

10 Korrik, 2018 @18:03

Janë publikuar formacionet startuese të Shkëndijës dhe të New...

11-SHET

Formacionet: Franca - Belgjika

10 Korrik, 2018 @17:53

Janë publikuar formacionet startuese të Francës dhe të...

FRANCA - BELGJIKA

Franca finalistja e parë

10 Korrik, 2018 @20:57

Franca me golin e Samuel Umtitit, arriti ta mposht Belgjikën me...

11-SHET

Formacionet: Franca - Belgjika

10 Korrik, 2018 @17:53

Janë publikuar formacionet startuese të Francës dhe të...

SPANJA

Në dorë të Luis Enriques

9 Korrik, 2018 @13:26

Menjëherë pas emërimit të drejtorit sportiv, Federata e Futbollit...

REPREZENTACIONI I SPANJËS

Emërohet zëvendësi i Hierros

Foto: mundodeportivo.com

9 Korrik, 2018 @10:33

Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) ka përcaktuar drejtorin e...

RUSIA - KROACIA

Arrijnë gjeneratën historike, pas 2 dekadash

Fotot: FIFA/fb

7 Korrik, 2018 @21:28

Kroacia është gjysmëfinalistja e fundit e Botërorit Rusia 2018,...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018