Të gjitha lajmet

(B)ANALIZIMI

Barcelona – kthimi më i madh në histori të futbollit!

Barcelona – kthimi më i madh në histori të futbollit!

Shkruan: Luan Morina

11 Mars, 2017 @20:50

As një fëmijë 9 muajsh që akoma nuk ka nisur të ecën nuk rrëzohet në 90 minuta kohë më shpesh se treshja sulmuese e Barcelonës të mërkurën. Por, derisa fëmijët kërkojnë kontaktin për të mbetur në këmbë, treshja e lartpërmendur kërkon kontaktin minimal për t’u shtrirë sikur t’i ketë vrarë dikush me snajper. Dhe krejt kjo mbetet me një vendim kontroversial në fund, dhe arsyetimin se ‘të gjithë e bëjnë’.

Paj, jo të gjithë e bëjnë, dhe askush më mirë se lojtarët blaugranë të cilët janë të njohur për gjeste të këtilla, të cilat gjejnë admirues në këtë epokë anekënd globit, e sidomos tek ne ku e keqja adhurohet e në votohet bindshëm ditën e zgjedhjeve për qeveri lokale apo qendrore.
 
Duke provuar ta mbaj sa më shkurtër që mundem, sikur kujtesën e dëshmitarëve të historisë së të mërkurës, do të ç’arsyetoj dy penalltitë e asaj nate. Tek e para, Meunier vetëm është duke u rrëzuar dhe nuk zgjat as dorë apo kokë drejt Neymarit sa shkon drejt topit, e tek e dyta kontakti është aq minimal sa që as në patinazh sportiv (jo-artistik) s’do të konsiderohej ndërhyrje e ndaluar. Referimi duhet të marrë parasysh edhe momentet kur jepet një karton apo një penallti. Një penallti e tillë mund të jepej ndoshta në Segunda, por në Ligën e Kampionëve, në kohën shtesë?!

Epo, Aytekin po thuhet se do të pushoj nga futbolli ndërkombëtar së paku deri në fund të këtij sezoni. Kjo s’mjafton! Ka ndodhur çfarë ka ndodhur, dhe si për ironi, zakonisht u ndodh kundërshtarëve të Barcelonës! E di, e di, faj kanë edhe PSG, megjithatë asgjë nuk arsyeton referimin konstant pro-Barcelonës. E para këtyre skandaleve i mbyllin sytë edhe gazetarët, e edhe njohësit e futbollit si krejt stafi i BTSport të udhëhequr nga ‘suckeri’ për Barcelonën, i dështuari Gary Lineker.

Por, siç thotë edhe Ben Snowball i Eurosport, nga shkrimi i të cilit ka është shfrytëzuar shumica e fjalëve në këtë paragraf – nuk guxojmë të përmendim këtë skandal sepse atëherë i humbim madhështinë asaj nate, që është ‘rikthimi më i madh ndonjëherë në futboll’.
Dhe në epokën tonë, atë të dhive që e kam përmendur në shkrimin e kaluar këtu tek Borozani, ku gjithçka duhet të jetë më e mira, mohimi i ‘rikthimit më të madh në histori të futbollit’ s’na kryen punë.

Por, kur të ju thonë se kanë qenë dëshmitarë të ‘rikthimit më të madh ndonjëherë në futboll,’ sot apo pas shumë viteve, dijeni që po ju rrejnë. Po fshehin të vërtetën, për të pasuruar ngjarjet hiperbole të jetës së tyre. Sepse, ngjashëm si ky rikthim, edhe historia e kësaj Barcelone, e ndoshta edhe jeta e atyre dëshmitarëve, është e bazuar në rrenë!

FA CUP: ARSENAL-LINCOLN

Arsenali lehtësisht në gjysmëfinale

11 Mars, 2017 @20:27

Arsenali e ka kaluar me lehtësi skuadrën Lincoln City, e cila garon...

BAYERN - FRANKFURT

Fitorja e radhës, sigurt drejt titullit

11 Mars, 2017 @17:23

Pas fitores së thellë ndaj Arsenalit në Londër, Bayerni fitoret i...

FA CUP

Silva e Aguero çojnë Cityn në gjysmëfinale

Sergio Aguero vulosi kualifikimin/ Foto: mancity.com

11 Mars, 2017 @16:19

Një gol i shpejtë i shënuar nga fantazisti spanjoll, David Silva,...

ULPIANA-VUSHTRRIA

Me fitore, Vushtrria i afrohet PlayOffit për Superligë

KF Vushtrria/ Foto: Arkiv

11 Mars, 2017 @16:03

Fitore e madhe dhe e rëndësishme e shënuar nga Vushtrria sot në...

ISTOGU-KOSOVA(P)

Istogu me fitore del nga zona e rrezikshme

11 Mars, 2017 @15:54

Istogu ka shënuar fitore si vendas sot ndaj Kosovës së Prishtinë,...

FLAMURTARI-VLLAZNIA

Derbi i kreut, me barazim

11 Mars, 2017 @15:47

Vllaznia e Pozharanit ka vazhduar me rezultate të mira në Ligë të...

BALLKANI-VËLLAZNIMI

Vëllaznimi i afrohet kreut me fitore

11 Mars, 2017 @15:44

Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Ballkanit sot në ndeshjen e...

HAJVALIA-GJILANI

Fitorja e parë pranverore e Gjilanit

11 Mars, 2017 @15:23

Pas dy barazimeve dhe një disfate, skuadra e Arbnor Morinës,...

LLAPI-FERIZAJI

Ferizaji nxjerr pikë edhe nga Llapi

11 Mars, 2017 @15:18

Ferizaji nën drejtimin e Argjend Beqirit ka vazhduar me rezultate...

TREPÇA - PRISHTINA

Rikthim i madh nga Prishtina, përmbyset rezultati në vazhdime

11 Mars, 2017 @14:45

Atë që nuk arriti ta bëjë përgjatë 90 minutave, Prishtina e...

FINALJA NË TURQI

Finalja e Champions 2020, në Stamboll

Foto: uefa.com

24 Maj, 2018 @14:23

Stadiumi ku zakonisht i zhvillon ndeshjet reprezentacioni i Turqisë,...

BET

Kuotat e bastoreve për Real-Liverpool

22 Maj, 2018 @15:32

Katër ditë para ndeshjes së madhe, finales së Ligës së...

CHAMPIONS LEAGUE

Kundërshtarët e mundshëm të Dritës në UCL

21 Maj, 2018 @14:32

Pasi e siguroi titullin kampion, tashmë skuadra e Dritës duhet të...

TRANSMETUESI

Deri më 2021 sigurojnë të drejtat

BOROZANI/A.A.

15 Maj, 2018 @6:57

Në një konferencë për shtyp të organizuar sot, kompania Kujtesa...

DUA LIPA

Rast që vjen një herë në jetë

Foto: DuaLipa/fb

12 Maj, 2018 @9:37

Këngëtarja Dua Lipa është zyrtarisht artistja që do të...

Të gjitha lajmet nga Champions League