SOT — e Premte, 24 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale.

Bashkimi mposht Dritën

BOROZANI

Bashkimi mposht Dritën

Bashkimi ka arritur të shënojë fitore jo edhe aq të lehtë në Gjilan ndaj Dritës 84-91. Për prizrenasit kanë shkëlqyer dyshja Kejuan Johnson dhe Rokas Uzas.


3 Mars, 2013 @20:57


E plotësuar:
3 Mars, 2013 @21:08


SHPËRNDAJ

Bashkimi ka arritur të shënojë fitoren e 11-të në BKT Superligë duke e mposhtur Dritën në Gjilan, 84-91. 

Gjilanasit të udhëhequr nga amerikanët Craig Blackmon dhe Obinna Agomo kanë filluar ndeshjen për mrekulli duke shënuar pothuajse nga çdo anë, të cilëve i ndihmoi mjaft edhe Driton Sylejmani. 

Fillimi i çerekut të dytë u solli gjilanasve epërsi mbi 10 pikësh, por një ofanzivë luftarake e prizrenasve me lojë ekipore ku u dallua Mark Daëson, bëri që ekipi i Muharem Vugdalicit të kalojë në epërsi në fund të çerekut të dytë me vetëm një pikë. 

Pjesa e dytë kaloi në shenjë të Rokas Uzasit dhe Kejuan Johnsonit, të cilët përkundër se Drita i përcjellte mjaft mirë, asnjëherë nuk u dekoncentruan dhe vazhduan ta mbajnë epërsinë që në fund të ndeshjes rezultoi të jetë në semafor me 84-91. 


REZULTATI:
Drita - Bashkimi 84-91 (23-17, 42-43, 63-72, 84-91)


Bashkimi mposht Dritën





About Borozani.com


TË FUNDIT