Të gjitha lajmet

GAME 2: BASHKIMI - SIGAL PRISHTINA

Bashkimi para arritjes historike

BOROZANI/ A. P.

Bashkimi para arritjes historike

16 Maj, 2018 @21:04

Bashkimi
Sigal Prishtina
Bashkimi 97 : 80 Sigal Prishtina
Mikaile TMUSIC 31 pikë Alban VESELI 27 pikë

Palestra: Sezai Surroi, Prizren.

Bashkimi është para arritjes historike. Ekipi prizrenas ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale të PlayOffit të Superligës, dhe asnjëherë më parë në histori të ekipit nuk ka qenë më afër titullit kampion.

Bashkimi, që nuk ka fituar kurrë titullin e kampionit të Kosovës, duhet të fitojë edhe një ndeshje nga tri potencialet që pritet të luhen në vijim, për t’u bërë kampion.

PLAYOFF SKEMA

Loja fantastike e Mikaile Tmusicit sonte dhe e Aaron Mossit kanë bërë që Bashkimi të mbajë epërsinë konstante të ndeshjes dhe të mos e rrezikojë asnjëherë fitoren, 97-80.

Në anën tjetër, mundësitë për rikthim të Prishtinës, përkundër tentimeve shuheshin shpejt, pasi që Altin Morina me shpejtësinë e tij, ka rrëmbyer pesë topa për të krijuar kundërsulme të shpejta - drejt fitores.

SIPAS ÇEREKËVE

ÇEREKU I PARË

ÇEREKU I DYTË

ÇEREKU I TRETË

Minutat e fundit të lojës u luajtën sa për të përfunduar ndeshja, pasi që Prishtina në disa momente ishte në disavantazh gati 20 pikësh, që zbehu gjasat e tyre për barazim të serisë.

PERFORMANCAT INDIVIDUALE

Tmusic fantastik, shutoi 6/7 për tre pikë, duke shënuar 31 pikë gjatë ndeshjes. Moss përfundoi takimin me 21 pikë, 8 asistime e 8 kërcime.

Vinny Zollo shënoi gjithashtu pikë dyshifrore. Ai shtoi 15 të tjera në fitore, ndërsa prej forcave lokale, Altin Morina u dallua me 7 pikë, 8 asistime e 5 topa të rrëmbyer.

Te kampionët aktual, Alban Veseli, që luajti pa pushim për 40 minuta, shënoi 27 pikë e 9 kërcime. 15 të tjera shtoi i huaji i vetëm i Prishtinës, Filip Bundovic, ndërsa Edo Azemi shtoi 14 pikë, 6 asistime e 8 kërcime.

Dueli i radhës zhvillohet në Prishtinë, dhe në rast të fitores së Bashkimit, prizrenasit do të shpallen kampionë të Kosovës për herë të parë në histori të klubit.

Në të kundërtën, seria vazhdon.

ÇEREKU I TRETË: BASHKIMI-PRISHTINA

11 epërsi në 10 minutat e fundit

BOROZANI/Arkiv

16 Maj, 2018 @20:49

Lojë e barabartë në çerekun e tretë të ndeshjes, derisa...

PJESA E PARË: BASHKIMI-PRISHTINA

Qetë në pushim për Bashkimin

16 Maj, 2018 @20:10

Bashkimi ka mbyllur në epërsi 10 pikëshi pjesën e parë të...

ÇEREKU I PARË: BASHKIMI-PRISHTINA

Çereku i parë, i Bashkimit

16 Maj, 2018 @19:46

Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes së dytë të serisë...

FINALJA 2: BASHKIMI - PRISHTINA

2-0 apo 1-1?

BOROZANI / A.P

16 Maj, 2018 @12:38

Me fillim nga ora 20:30, sonte në palestrën “Sezai Surroi” në...

NBA DRAFT LOTTERY

Llotaria për draftin në NBA

16 Maj, 2018 @12:25

Është caktuar renditja e skuadrave për përzgjedhjen e lojtarëve...

GAME 2: CELTICS - CAVS

Boston arrin gjysmën e rrugës drejt finales

Foto: nba.com

16 Maj, 2018 @8:40

Boston Celtics edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale në...

PREJ INFORMATORIT TË FINALES

Nga ndeshja e parë, dënimet vetëm për GT

15 Maj, 2018 @10:02

Informatori i fundit i Superligës, lidhur me ndeshjen e parë të...

GAME 1: ROCKETS - WARRIORS

Harden 41 - 37 Durant, kampioni 1-0

Foto: nba.com/warriors

15 Maj, 2018 @7:30

Ndeshja e mëngjesit të sotëm ka treguar se pse Golden State...

ZYRTARËT E NDESHJES II

Maxhuni kryesor në ndeshjen e dytë

BOROZANI/Arkiv

14 Maj, 2018 @15:23

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur emrat...

GAME 1: CELTICS - CAVS

Super Celtics, e nisin me fitore bindëse

Foto: Yahoo

13 Maj, 2018 @22:58

Me fitoren e Boston Celtics është mbyllur ndeshja e parë e serisë...

KOLUMNE

KB Bashkimi

BOROZANI/ A. P.

25 Maj, 2018 @21:03

Në vitet 1990’ta, në Prizren (dhe në tërë Kosovën),...

SHPËRBLIMET E FEDERATËS

Sa fitoi Bashkimi, sa Prishtina?

BOROZANI/ A. P.

24 Maj, 2018 @15:01

Pas përfundimit të stinorit 2017/18 të Superligës së Kosovës...

DRAGAN RADOVIC

Prizreni e ka merituar

BOROZANI/ A. P.

24 Maj, 2018 @12:00

Trajneri i Bashkimit, Dragan Radovic, që u bë trajneri i parë në...

GAME 4: BASHKIMI-PRISHTINA

Titulli historik, Bashkimi kampion

BOROZANI/A.P.

23 Maj, 2018 @21:24

Ëndrra shumëvjeçare më në fund u bë realitet. Skuadra e...

PJESA E PARË: BASHKIMI-PRISHTINA

S’ka epërsi, as pas pjesës së parë

BOROZANI/ G. P.

23 Maj, 2018 @20:27

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Bashkimit dhe Sigal...

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga