Të gjitha lajmet

BAYERN - ARSENAL

Bayerni i pamëshirshëm, deklasohet Arsenali

Bayerni feston njërin nga golat ndaj Arsenalit, ndërkohë shihet edhe flamuri shqiptar në prapavijë

Bayerni i pamëshirshëm, deklasohet Arsenali

15 Shkurt, 2017 @22:41

Bayern Munchen
Arsenal
Bayern Munchen 5 : 1 Arsenal
A.Robben 11', R.Lewandowski 53', T.Alcantara 56' 63', T.Muller 88' A.Sanchez 30'

Allianz Arena

Me rezultat të thellë 5-1 është mbyllur sfida mes Bayernit e Arsenalit në ‘Allianz Arena’. Skuadra e Ancelottit zhvilloi një paraqitje fantastike gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa për t’u përmendur është periudha e minutave 50-65, periudhë në të cilën Bayerni shënoi plot 3 herë pas sulmeve të njëpasnjëshme drejt portës së londinezëve.

Goli i parë në pjesën e parë erdhi nga holandezi Robben me një të majtë tipike të stilit ‘Robben’, kurse Arsenali barazoi me kilianin Alexis Sanchez, i cili përkundër se gaboi nga pika e bardhë, shënoi nga topi i rikthyer pas herës së tretë.

Mund të thuhet që një nga pikat kyçe të takimit ishte lëndimi i francezit Koscielny në fillim të pjesës së dytë, largimi i të cilit ra në sy menjëherë, me dyshen Mustafi-Paulista që ishte totalisht jashtë çdo elementi. Mustafi e Paulista zhvilluan paraqitje tejet të dobëta dhe arsyeja që Bayerni sonte nuk shënoi më shumë se 5 herë është portieri Ospina, i cili befasoi të gjithë me paraqitje fenomenale përkundër 5 golave të pranuara, të cilat u pranuan pa fajin e tij. Përveç shumë mundësive për shënim, mund të thuhet që Bayernit iu mohuan edhe 2 penallti të pastërta nga gjyqtari kryesor, mirëpo as këto vendime nuk patën ndikim në rezultatin final.

Përveç Mustafit, startues në këtë takim ishte edhe Granit Xhaka, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e dytë.

Rezultati i arritur sonte nënkupton që bavarezët në Londër do të udhëtojnë vetëm për shëtitje, pasi që një rikthim i Arsenalit është shumë pak i mundshëm.


All Goals & Highlights HD - Bayern Munich 5-1… by kivancyildirim791

MLS

Tre shqiptarët e MLS-së

15 Shkurt, 2017 @20:36

Kampionatit të futbollit në SHBA, sivjet do të ketë numër rekord...

PARA NDESHJES

Zhdrella i gatshëm për ndeshjen kundër Llapit

15 Shkurt, 2017 @20:29

Skuadra e Feronikelit dhe ajo e Llapit do të dalin përballë njëra...

TRANSFER

Dy brazilianë te Trepça ‘89

Braziliani Ronaldo Inacio Junior, përforcimi i ri i Trepçës '89

15 Shkurt, 2017 @19:39

Kampionja vjeshtore e Kosovës, Trepça ‘89, është përforcuar me...

KUPA E SHQIPËRISË

Enis Gavazaj çon Skënderbeun në gjysmëfinale

15 Shkurt, 2017 @16:15

Ish-lojtari i Lirisë së Prizrenit, Enis Gavazaj, që një kohë...

NGA TAKIMI

Vëzhguesit premtojnë përgjegjësi

Vëzhguesit e Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës, sot/ Foto: FFK

15 Shkurt, 2017 @15:42

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e stinorit pranveror në...

KUPA E SHQIPËRISË

Tirana arrin gj’finalen e Kupës

15 Shkurt, 2017 @15:37

Lideri i Kategorisë Superiore shqiptare, Kukësi, nuk ka arritur t’i...

PRISHTINA

Përgatitje në lloç para duelit të Kupës

Pamje nga stërvitja e sotme e Prishtinës/ Foto: prishtinafc.com

15 Shkurt, 2017 @15:04

Pas shumë kohësh, më se dy muaj, skuadra e Prishtinës sërish ka...

CHELSEA + DIEGO COSTA

Bisedime të nxehta

Diego Costa duke shënuar/ Foto: premierleague.com

15 Shkurt, 2017 @14:36

Mediat britanike para pak çastesh kanë nisur raportimet, që...

FALENDEROHET

100 golat europian të Cristiano Ronaldos

13 Prill, 2017 @7:41

Topi i Artë, Cristiano Ronaldo, është shprehur të jetë i lumtur...

ATLETICO - LEICESTER

I zakonshmi Griezmann, fitore minimale e Atleticos

12 Prill, 2017 @21:51

Një gol i të zakonshmit Griezmann doli të ishte i mjaftueshëm që...

BAYERN - REAL MADRID

Ronaldo me rekord, Reali me fitore

12 Prill, 2017 @21:39

Një ndeshje me 2 fytyra u zhvillua sonte në ‘Allianz Arena’ të...

DORTMUND - MONACO

Fitore e madhe, Monaco i afrohet gjysmëfinales

12 Prill, 2017 @19:36

Takimi që u desh të luhej mbrëmë, por që u detyrua të shtyhej...

ATLETICO - LEICESTER

Atletico vs. Leicester, konfirmohen skuadrat startuese

12 Prill, 2017 @18:47

Një orë para ndeshjes, janë bërë të ditura skuadrat startuese...

Të gjitha lajmet nga Champions League