Të gjitha lajmet

DITARI RUS (9)

Belgjika në formë, Gjermania nën presion

Belgjika në formë, Gjermania nën presion

Shkruan: Luan MORINA

24 June, 2018 @11:53

Si kampionë

Nëse deri tani një ekip po tregon formë kampioni, atëherë janë Belgjika. Por, nëse më duhet të zgjedh në mesin e favoritëve për titull kampioni, atëherë është herët të vendosim të gjitha letrat në Belgjikën. Në dy ndeshjet e para kanë pasur kundërshtarë më të dobët, dhe nuk kanë hezituar të vendosin formacion sulmues edhe me vetëm Boyatan si lojtar i pangarkuar me detyrë sulmuese krahas Courtois. Hapja e Lukakut, si dhe Hazardi tashti në pjesën e dytë, duhet të mos shkaktojë kokëçarje për golat, por menjëherë aty janë lëndimet. E krahas lëndimeve, janë edhe ekipet tjera më të mëdha se Panamaja e Tunizia. Pa nënçmuar asnjërën, sidomos tunizianët që nuk frikësoheshin të sulmojnë, me Anglinë do të jetë ndeshje pak më e vështirë. Por, deri tani, askush nuk po luan më bukur se Belgjika. Pos ndoshta Rusisë!

Çiçarito

Nipi i Çiçaros shënoi golin e pesëdhjetë për Meksikën mbrëmë! Është një qendërsulmues klasik i zonës, por meksikanët nuk janë pa lojtarë të aftë për sulm, përkundër mbrojtjes me pesë e edhe me gjashtë nganjëherë. Hirving Lozano në ndaljen e një kundërsulmi të koreanëve, vetëm sa dëshmoi angazhimin e tij në çdo repart të fushës, ndoshta edhe duke ia ngritur çmimin vetes. ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018 Në anën tjetër koreanët provuan me armën e tyre më të fuqishme – kundërsulmet. Por, presioni psikik e kishte bërë të vetëm, dhe vërehej ashiqare tensioni dhe agresiviteti tek koreanët, diçka që është parë vetëm në dy kombëtare deri tani – Kroacia dhe Serbia, për shkak të mentalitetit ballkanik më shumë!

Hija

Gjermania nuk është as afër hijes së kampionit. Dhe asnjëri nga lojtarët që mungojnë, Gotze, Sane, Mustafi, apo edhe Petersen s’do të mund të përmirësonin këtë ekip. Fituan me fat, në kohën shtesë, për fatkeqësinë e suedezëve të cilët tani kanë gjithçka në dorën e tyre. Fitorja ndaj Meksikës i dërgon tutje. Low kishte ndryshuar mbrojtjen duke angazhuar Rudigerin për lëndimin e Hummelsit, Hectorin si një të majtë të duhur, Rudyn në vend të Khediras për të përkrahur Kroosin, dhe Ozilin në bankën e merituar. Shterpësia e Muller po e bën të veten, gjersa Werner nuk është i pjekur për kësisoj gara, për dallim nga Brandt i cili është në moshë të njëjtë. ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018 Gjermanët më shumë i dëmtonte edhe presioni, dhe me një gol të hershëm ndaj koreanëve mund të këndellen, përndryshe një pjesë e parë pa gola do të mund t’i fuste në telashe po aq sa një gol i koreanëve!

E diela

Grupi H është bërë më i paqarti i kësaj Kupe pas xhirosë së parë. Do të jetë interesante beteja ndërmjet Japonisë e Senegalit, ku fitorja do t’i dërgonte në rrethin e dytë. Fitorja është kusht për t’i mbajtur në lojë dy favoritët e këtij grupi, Poloninë e Kolumbinë në ndeshjen e mbrëmjes. Ndërkohë në drekë, anglezët do të duhej të shfaqnin më shumë disiplinë në lojë kundër Panamasë se sa ndaj Tunizisë. Nuk mjaftojnë vetëm Trippier, Maguire, e Kane kësaj radhe.

GJERMANIA - SUEDIA

Tipike gjermane, kampioni mban shpresën

Foto: Squawka/twitter

23 June, 2018 @21:55

Sekondat e fundit të ndeshjes dhe gjuajtjen e lirë nga këndi e...

11-SHET

Formacionet: Gjermani - Suedia

23 June, 2018 @19:08

Janë publikuar formacionet startuese të Gjermanisë dhe të...

GRUPI F: KOREA JUGORE - MEKSIKA

Edhe Meksika në 1/8 e finales

23 June, 2018 @18:27

Si në ndeshjen e parë ndaj Gjermanisë, edhe sot ndaj Koresë...

BELGJIKA

Shqetësime për Belgjikën, 3 lëndime pas fitores

23 June, 2018 @17:27

U mendua se u zëvendësuan për të pushuar për shkak të...

BRAZIL

Lëndohet Douglas Costa

23 June, 2018 @17:23

Pas fitores së djeshme ndaj Kosta Rikës, një lajm jo i mirë vjen...

11-SHET: KOREA J - MEKSIKA

Formacionet zyrtare: Korea-Meksika

23 June, 2018 @16:07

Janë publikuar 11-shet startuese të ndeshjes së dytë të ditës...

BELGJIKA - TUNIZIA

Belgjika me goleadë në TOP 16

Foto: FIFA/fb

23 June, 2018 @15:56

Pas fitores në ndeshjen e parë të Botërorit me rezultat bindës...

VËSHTRIM

Gjithçka është mahnitëse ose zhgënjyese, mes s’ka

23 June, 2018 @15:35

Argjentina kanë vënë veten në një pozitë ku është e pamundur...

SUPER MARIO

Pensionohet edhe Mandzukic

Foto: juventus/fb

14 August, 2018 @18:35

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, pas arritjes rekorde me...

DITARI I FUNDIT RUS (23)

Botërori dhe vendi ynë

22 July, 2018 @11:02

VAR-i ka qenë shpëtimtar në këtë Kupë Bote. Nuk po flitet për...

FIFA RANKING

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

Foto: fifa/fb

18 July, 2018 @18:21

Lista e re e renditjes mujore të FIFAs dhe e para pas Botërorit...

DITARI RUS (22)

Kampionët e Botës

Fotot: FIFA/fb

16 July, 2018 @23:09

Kampionët e rinj të Botës janë ekipi me lojtarët më cilësor...

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

Fotot: FIFA/fb

15 July, 2018 @22:38

Përfundoi Botërori Rusia 2018, me Francën kampione të re të...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018