Të gjitha lajmet

EHF CUP

Besa Famgas eliminohet nga EHF Cup

Besa Famgas eliminohet nga EHF Cup

Teksti: FHK

11 Shtator, 2017 @12:07

Ndonëse kishte fituar bindshëm ndeshjen e parë, Besa Famgas nuk ia ka dalur të kualifikohet në raundin e dytë të Kupës së EHF-së.

Besa, që është kampione në fuqi e Kosovës në hendboll, të dielen mbrëma pësoi thellë, 35:23 nga Beykozi turk dhe kështu u ndal në raundin e parë. Ndeshja është luajtur në Beykoz të Stambollit.

Para një jave në ndeshjen e luajtur në Pejë, Besa fitoi me plot tetë gola dallim, 29:21, por epërsinë e lartë e krijuar nuk ia doli ta ruaj në Stamboll.

Te Besa në ndeshjen e kthimit lojtari më efikas ishte Goran Biljaka me 9 gola. Tarik Medzic shënoi 7, Kastriot Jupa e Drilon Tahirukaj nga 3 dhe Jon Muqolli 1. Besa deri në minutën e 50-të ishte në disavantazh prej 8 gola, por më pas vendasit krijuan epërsinë që synonin dhe kaluan tutje.

Është kjo hera e dytë rresht që Besa Famgas ndalet në rrethin e parë të Kupës së EHF-së. Vjet u ndal nga Dukla çeke. Edhe vjet e kishte fituar ndeshjen e parë në Pejë, por më pas në udhëtim pësoi me rezultat më të lartë.

Para eliminimit nga Dukla, Besa dy edicione rresht kishte kaluar nga një rreth të garave në kupën e EHF-së. Këtij suksesi i kishte paraprirë kalimi i një rrethi të garave në Challenge Cup. Më parë Besa ishte ndalur shtatë herë në xhirot e para. Besa ka në përbërje tre lojtarë të huaj dhe shumë prej lojtarëve më të mirë të vendit. Por organizimi i mirë, fillimi me kohë i përgatitjeve dhe fondi i mirë i lojtarëve, këtë herë nuk mjaftuan për të vazhduar garimin në Evropë.

EHF CUP

KHF Prishtina e pafuqishme ndaj Bruehlit zviceran

11 Shtator, 2017 @8:33

Klubi i hendbollit Prishtina (femrat) i ka dhënë fund garimit në...

TRAJNERI I KHF PRISHTINA

Prishtina ka ekipin më të ri në Europë

10 Shtator, 2017 @17:54

Ndonëse KHF Prishtina humbi thellë ndeshjen e parë të Kupës së...

EHF CUP

Prishtinaset pësojnë thellë

10 Shtator, 2017 @16:20

Kampionia e Kosovës në hendboll (femrat), Prishtina ka pësuar...

KUPA E KOSOVËS: RRETHI I PARË

Favoritët kalojnë raundin e parë

2 Nëntor, 2017 @14:12

Nuk ka pasur befasi në rrethin e parë të Kupës së Kosovës në...

KUPA E KOSOVËS

Duelet e Kupës, prej nesër

BOROZANI/ D. S./ Arkiv

1 Nëntor, 2017 @15:35

Janë përcaktuar datat edhe ora e fillimit të ndeshjeve të rrethit...

DERBI I XHIROS

Besa Famgas ia shkakton Prishtinës humbjen e parë

Foto: FHK

30 Tetor, 2017 @11:03

Kampionia në fuqi, Besa FamGas e ka vazhduar dominimin në...

DERBI I SUPERLIGËS

Derbi i të pamposhturve, të dielën

27 Tetor, 2017 @14:24

Të dielën në Karagaç të Pejës, zhvillohet derbi i elitës së...

TREPÇA-KASTRIOTI

Trepça fiton në tavolinë

26 Tetor, 2017 @9:50

Derbi i mesit të tabelës në elitën e hendbollit të Kosovës, nuk...

Të gjitha lajmet nga FHK Superliga