Të gjitha lajmet

IN MEMORIAM

Biografia e shkurtër e Fadil Vokrrit

Biografia e shkurtër e Fadil Vokrrit

9 Qershor, 2018 @11:47

Biografia e shkurtër e Fadil Vokrrit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ndërroi jetë sot në Prishtinë, në moshën 57 vjeçare.

Mëposhtë, lexoni historinë e shkurtë të legjendës së futbollit të Kosovës.

Fadil Vokrri u lind më 23 qershor të vitit 1960 në Podujevë. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë. Më pas në vitin 1980 kaloi tek KF “Prishtina”, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavisë në fanellën e Prishtinës pati 88 paraqitje dhe realizoi 22 gola. Periudha e viteve të 80-ta ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola. Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola.

FJALA E SHKURTË E VOKRRIT, PAS PRANIMIT TË KOSOVËS NË UEFA

Ai me meritë e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi. Në vitin 1989 kaloi në Francë te skuadra Nimes dhe më pas u transferua në klubin turk, Fenerbahçe ku luajti me mjaft sukses në edicionet 1990-1992. Pas karrierës në kampionatin turk ai u rikthye në Francë ku jetoi me familjen dhe luajti edhe për disa vjet për skuadrat e niveleve më të ulëta franceze, Bourges dhe Montluçon, para se t’i jepte fund karrierës. Pas çlirimit të Kosovës, ai, u kthye në atdhe, fillimisht për ta ndihmuar ish-klubin e tij, Prishtina, në postin e drejtorit, kurse më pas në shkurt të vitit 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA. Më 15 janar, 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si president i FFK-së. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin e Menaxhmentit dhe Biznesit, kurse përveç gjuhës amtare zotëronte edhe gjuhët frënge, turke dhe serbo-kroate. I ndjeri pas vetës la bashkëshorten Editën dhe tre fëmijët, djemtë Gramozin e Albertin dhe vajzën Albanën.

 

DITË ZIE

Ndërroi jetë, Fadil Vokrri

BOROZANI/ E. D.

9 Qershor, 2018 @10:35

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe legjenda e...

MIQËSORE

Pa fitues mes Shqipërisë e Bjellorusisë U21

Foto: FSHF

8 Qershor, 2018 @22:34

Pas fitores 3-2 pak ditë më parë, Shqipëria U21 sot ka luajtur...

ZYRTARE

Llapi emëron trajnerin e ri

8 Qershor, 2018 @22:24

Pasi e ngjiti me sukses Ferizajin në Superligë, Bylbyl Sokoli...

JUVENTUS

Juventus zyrtarizon zëvendësuesin e Buffonit

8 Qershor, 2018 @17:07

Mattia Perin do të jetë zëvendësuesi i legjendës Buffon në...

SPURS

Kane nuk lëviz

8 Qershor, 2018 @17:00

Harry Kane do të mbetet te Spurs! Sulmuesi anglez ka nënshkruar...

EDVAN BAKAJ TE DRITA

Drita zyrtarizon portierin e deritashëm të Lirisë

BOROZANI/ A. P.

8 Qershor, 2018 @16:08

Drita nënshkruan edhe me portierin e deritashëm të Lirisë, Edvan...

REPREZENTUESI I KOSOVËS

Gent Musa 17 vjeç zyrtarizohet te Llapi

Foto: KFLlapi/fb

8 Qershor, 2018 @13:41

Futbollisti i ri dhe që shihet si lojtar perspektiv, Gent Musa,...

PREMIER LEAGUE

Pushim dimëror edhe në Premier League

Foto: Squawka

8 Qershor, 2018 @13:34

Që nga sezoni 2019/2020, edhe Premier League do të ketë pushim...

PËRFORCIMI I RADHËS

Ardian Hoti te Llapi

Foto: KFKek/fb

7 Qershor, 2018 @16:16

I shpallur kampion në Ligë të Parë me KEK-un 2017/18 dhe siguroi...

KAMPIONI TRANSFERON

Drita kthen Shalën në Kosovë

Foto: DritaFC/fb

7 Qershor, 2018 @16:05

Në dy vitet e fundit ishte duke luajtur si mbrojtës i Laçit në...

DITË ZIE

Ndërroi jetë, Fadil Vokrri

BOROZANI/ E. D.

9 Qershor, 2018 @10:35

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe legjenda e...

ZYRTARE

Llapi emëron trajnerin e ri

8 Qershor, 2018 @22:24

Pasi e ngjiti me sukses Ferizajin në Superligë, Bylbyl Sokoli...

EDVAN BAKAJ TE DRITA

Drita zyrtarizon portierin e deritashëm të Lirisë

BOROZANI/ A. P.

8 Qershor, 2018 @16:08

Drita nënshkruan edhe me portierin e deritashëm të Lirisë, Edvan...

REPREZENTUESI I KOSOVËS

Gent Musa 17 vjeç zyrtarizohet te Llapi

Foto: KFLlapi/fb

8 Qershor, 2018 @13:41

Futbollisti i ri dhe që shihet si lojtar perspektiv, Gent Musa,...

PËRFORCIMI I RADHËS

Ardian Hoti te Llapi

Foto: KFKek/fb

7 Qershor, 2018 @16:16

I shpallur kampion në Ligë të Parë me KEK-un 2017/18 dhe siguroi...

Të gjitha lajmet nga FFK Superliga