Të gjitha lajmet

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Bobby Moore

Fotot: Getty Images/ Google Images/ Youtube

Bobby Moore

Shkruan: LUAN MORINA

6 Qershor, 2018 @19:00

Ideja që zbuluesi është më i miri i asaj që ka zbuluar kishte mbajtur anglezët jashtë Kupës së Botës për tri edicionet e para. Mosmarrëveshjet me FIFA-n, sidomos në lidhje me profesionalizmin dhe amatorizmin e lojtarëve, kishin bërë që Anglia për herë të parë të paraqitej në Kupën e Botës në vitin 1950, atë vit kur gjermanët ishin të suspenduar për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

SI U KUALIFIKUAN?

Këtë kualifikim Anglia e kishte arritur në grupin e veçantë që UEFA e kishte përcaktuar për vendet e Britanisë së Madhe – Anglia, Skocia, Irlanda Veriore, dhe Uellsi. Dy nga këto kombëtaret siguronin pjesëmarrjen në Kupën e Botës në atë që njihen ‘Kampionati Vendor Britanik’. Dymbëdhjetë vite më vonë, Anglia do të kualifikohej si vendase, dhe do të bëhej vendi i tretë që do të fitonte Kupën e Botës në vitin kur ishte organizatore. Më herët e kishin bërë Uruguai në vitin 1930 dhe Italia në vitin 1934.

Boby Moore

Ky titull kishte ardhur pas fitores në finale ndaj Gjermanisë Perëndimore, dhe atë pas vazhdimeve. Është një nga golat më kontrovers të shënuar në finalet e Kupës së Botës, duke na kujtuar pak atë incidentin në Afrikën Jugore, që mund të jetë shpagim i gjermanëve. Geoff Hurst kishte goditur furishëm topin i cili ishte devijuar nga shtylla horizontale duke goditur vijën e portës. Roger Hunt ishte lojtari anglez më së afërmi topit, i cili menjëherë kishte ngritur krahët në shenjë feste, gjersa gjyqtari kryesor, Gottfried Dienst kishte pritur vendimin e Tofi Bakhramov, i njohur si ‘anësori rus’. Ai kishte shënjuar me flamur kah qendra, duke nisur një debat të pafund, sidomos nga ana e gjermanëve.

4-2 PAS VAZHDIMEVE

Sulmuesi i West Ham kishte shuar shpresat gjermane me golin e katërt të anglezëve në minutën e fundit të vazhdimeve, duke rrumbullakësuar hat-trickun e tij në finale. Me katër gola në total kishte mbetur vetëm i treti në listën e shënuesve, bashkë me Beckenbauerin, hungarezin Ferenc Bene, dhe sovjetikun Valeriy Porkujan. Helmut Haller i Bolognas kishte kaluar gjermanët në epërsi në minutën e 12të të finales, duke shënuar golin e gjashtë në këtë Kupë. Peters kishte rikthyer epërsinë e anglezëve, për t’u barazuar gjithçka në minutën e fundit të kohës së rregullt nga Weber.

Bobby Moore

Eusebio kishte shënuar nga penalltia golin e nëntë në këtë edicion për të sjellë të bronztën tek portugezët, të cilët kishin lënë sovjetët përsëri pa medalje. Sovjetët ishin kualifikuar si të parët nga grupi i katërt, duke mposhtur Korenë Veriore, Italinë, dhe Kilin. Si e dyta nga ky grup në çerekfinale kalonte Koreja Veriore. Pas barazimit me Kilin, Pak Doo-ik do të shënonte golin e vetëm kundër Italisë, duke lënë azurët jashtë çerekfinaleve. Së paku kësaj radhe, një Kore do të mënjanonte italianët me mëritë, për dallim me incidentin që do të ndodhte 36 vite më vonë.

RRUGËTIMI DREJT FINALES

Në çerekfinale, Koreja Veriore do të takohej me Portugalinë në duelin e debutuesve në Kupën e Botës. Eusebio kishte shënuar katër herë, dy nga penalltitë, me Joao Auguston i cili kishte përfunduar përmbysjen e rezultatit në 5-3, nga epërsia 3-0 e koreanëve e siguruar në 25 minutat e parë të ndeshjes. Portugalia do të binte në gjysmëfinale nga Anglia me dy golat e Bobby Charlton karshi penalltisë së vetme të Eusebios. Anglia në çerekfinale kishte mposhtur Argjentinë me golin e vetëm të Hurst. Në çerekfinalen tjetër, Haller do të shënonte dy herë, e dy golat tjerë do të vinin nga Beckenbauer e Seeler për mënjanimin e Uruguait.

England vs Germany 1966

Brazili ishte eliminuar në grupe, ndonëse kishte hapur Kupën me fitore 2-0 ndaj Bullgarisë, me golat e Peles e Garrinchas. Bullgarët kishin lënduar Pelen, i cili do të kthehej në ndeshjen e tretë kundër Portugalisë, ku do të lëndohej përsëri, duke shtyrë të deklarohej se s’do të luante kurrë më në Kupën e Botës. Në këtë ndeshje Garrincha ishte në bankë rezervë, gjersa Rildo kishte shënuar golin e vetëm në humbjen 1-3. Me të njëjtin rezultat, kampionët aktual kishin humbur ndeshjen e dytë në grupe, nga hungarezët. Kjo humbje nga hungarezët ishte e para pas 13 ndeshjeve të Brazilit që nga viti 1954, nga të cilat kishin fituar 11 e barazuar në dy, duke siguruar dy tituj të botës. Që nga paaftësia e Brazilit për të kaluar grupet si kampion aktual, vetëm Franca kishte bërë të njëjtën në vitin 2002.

Charlton vs Beckenbauer

Finalja në Wembley do të përcillej nga 400 milionë shikues anekënd globit në transmetim televiziv, i fundit bardhë e zi. Ndërkohë Anglia do të ruante shikueshmërinë më të madhe në stadiume deri në SHBA, në vitin 1994. Ishin 1.614.677 shikues në tribuna atë verë në Angli, duke thyer rekordin që mbanin brazilianët nga gjashtëmbëdhjetë vite më parë me 1.337.000 shikues.

BOJKOTI AFRIKAN

Asnjë ekip nga Afrika nuk ishte prezent në këtë Kupë të Botës. Kualifikimet ishin bojkotuar nga kontinenti afrikan, pasi FIFA kishte vendosur që tri ekipet më të mira të Afrikës të luanin ndeshje barazhi me ekipet nga kontinenti i Afrikës. Si rezultat Afrika bojkotoi Kupën e Botës 1966 dhe nuk mori pjesë në këto ndeshje playoffi që do të dërgonin njërën skuadër drejt Anglisë 1966.

Gordon Banks i Leicester Cityt është portieri më i mirë që ka pasur Anglia deri tani, me Peter Shilton si të vetmin që mund ta konkurroj. Me një mbrojtje të udhëhequr nga Bobby Moore i cili ishte edhe kapiten i atij ekipi kampionësh, puna e Banks kishte qenë më e rehatshme drejt titullit të parë dhe të vetëm të vendit që ka dhuruar futbollin këtij planeti. Ray Wilson, George Cohen, e Jack Charlton, që të gjithë më të vjetër se ai, përbënin linjën defensive para Nobby Stiles, Alan Ball, Martin Peters, e Bobby Charltonit që njihet si njëri ndër legjendat e Manchester Unitedit. Në sulm, gjithçka pritej nga sulmuesi i Liverpoolit, Roger Hunt, dhe Jimmy Greaves i Tottenhamit, por ishte Geoff Hurst i cili me Peters dhe Moore ishte treshja kryesore e ‘çekanëve’ të West Hamit në Anglinë më të mirë në histori.

PELE PËR MOORE

Për Bobby Moore, edhe vet Pele do thoshte që kishte qenë mbrojtësi më i mirë që kishte takuar ndonjëherë. Për së paku njëzet vite do të mbetej lojtari me më së shumti paraqitje për Anglinë, për t’u kaluar më pas nga Shilton, Rooney, Beckham, e Gerrard. Megjithatë, Moore mbetet si anglezi i vetëm në ekipin më të mirë të shekullit të përpiluar nga 200 e më tepër gazetarë gjatë Kupës së Botës në Francë në vitin 1998. Në portë ishte Lev Yashin, me treshen sulmuese Pele, Garrincha, Maradona. Platini, Di Stefano, e Cruyff përbënin mesfushën. Ndërsa në krahët e mbrojtës do të ishin Carlos Alberto e Nilton Santos i Brazilit. Bobby Moore ishte në qendër të mbrojtjes bashkë me rivalin e tij në finalen e vitit 1966, Franz Beckenbauer.

SAMUEL NIKAJ TE VUSHTRRIA

Vushtrria gjen zëvendësimin e Sadriut

6 Qershor, 2018 @9:45

Ditë më parë, trajneri i deritashëm i Vushtrrisë, Isa Sadriu,...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 3.0 - 1970

Foto: Getty Images/ Google Images

6 Qershor, 2018 @8:00

Brazili në Kupën e Botës si vendas kishin luajtur me fanella të...

FERONIKELI

Troshupa kthehet në fole

Foto: KFFeronikeli/fb

5 Qershor, 2018 @23:18

Portieri Denis Troshupa, është rikthyer te skuadra nga Drenasi,...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 2.0 - 1962

Pele dhe Vava, 1962. (Foto: Getty Images/ Google Images)

5 Qershor, 2018 @23:00

Futbolli olimpik i dedikohej më shumë futbollistëve amatorë,...

UEFA

Suspendohet edhe Buffon

REUTERS/Arkiv

5 Qershor, 2018 @22:53

UEFA ka suspenduar edhe portierin italian, Gianluigi Buffon. Pas...

MIQËSORE

Shqipëria U21 mposht Bjellorusinë

5 Qershor, 2018 @19:44

Në miqësoren e zhvilluar sot në “Elbasan Arena”, Shqipëria U21 ka...

TRANSFERE

Edhe dy përforcime nga Llapi

5 Qershor, 2018 @19:33

Albi Çekiçi dhe Ilir Syla janë emrat e dy përforcimeve më të...

SHQIP NË BOTË

Ismet Sinani vazhdon me Milanin

5 Qershor, 2018 @16:45

Ismet Sinani do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit! Sulmuesi...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 1958

Foto: wikimedia

5 Qershor, 2018 @16:37

Në dhjetë edicionet e fundit të Kupës së Botës, vetëm një...

ZYRTARE

United zyrtarizon transferimin e parë veror

5 Qershor, 2018 @16:06

Braziliani Fred është transferimi i parë i Jose Mourinhos te...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 3.0 - 1970

Foto: Getty Images/ Google Images

6 Qershor, 2018 @8:00

Brazili në Kupën e Botës si vendas kishin luajtur me fanella të...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 2.0 - 1962

Pele dhe Vava, 1962. (Foto: Getty Images/ Google Images)

5 Qershor, 2018 @23:00

Futbolli olimpik i dedikohej më shumë futbollistëve amatorë,...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 1958

Foto: wikimedia

5 Qershor, 2018 @16:37

Në dhjetë edicionet e fundit të Kupës së Botës, vetëm një...

23-shja e ZVICRËS

Zvicra me 4 shqiptarë, Mehmedi mbetet jashtë

Foto: football.ch

4 Qershor, 2018 @15:23

Përfaqësuesja e Zvicrës do të udhëtojë për në Rusi me 4...

GJERMANIA NË BOTËROR

Nuk ka vend për Sanen në Botëror

REUTERS/Arkiv

4 Qershor, 2018 @11:53

Se çfarë konkurrence është në reprezentacionin e Gjermanisë...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018