Të gjitha lajmet

FITORE - FITORE

Buletini 11: Erdh fitorja, tash shpresa për kualifikim

Buletini 11: Erdh fitorja, tash shpresa për kualifikim

Buletini më i gëzueshëm i EURO2016, deri tash.

20 Qershor, 2016 @9:03

MAN OF THE MATCH

Për herë të parë një lojtar i kombëtares shqiptare shpallet lojtar i ndeshjes në një kampionat europian. Epiteti i takoi qendërmbrojtësit që e zëvendësoi mrekullisht Lorik Canën, Arlind Ajetit.

a

PIN POST

UEFA EURO në faqen zyrtare të saj në Facebook ka vendosur si ‘pin post’ fotografinë e Armando Sadikut për fitoren e kuqezinjëve ndaj Rumanisë.

p

ANGELA

Edhe bukuroshja shqiptare Angela Martini u gëzua me fitoren e kuqezinjëve duke e lëshuar këtë status në Facebook.

a

SHKUPI

Kjo ka qenë atmosfera në Shkup pas fitores së Shqipërisë ndaj Rumanisë mbrëmë.

p

TIRANA

Në Tiranë u festua me piroteknikë në sheshin Skënderbeu të stërmbushur.

p

SELFIE I DITËS

Fotografia e mëposhtme është ‘selfie’ i ditës nga Stade de Lumieres në Lyon dje. U postua nga Aridoni në fund të pjesës së parë, kur kuqezinjtë kishin epërsinë 1-0.

a

MË I MIRI, NGA EUROSPORTI

Krahu i djathtë i kombëtares, Elseid Hysaj, kështu u mbajt nga ndihmës trajneri i kombëtares Paolo Tramezzani pas fitores. Ndërsa Eurosporti e zgjodhi lojtar më të mirë të ndeshjes Hysajn.

e

SHTYPI TIRANAS

Kjo është ballina e Panorama Sport pas fitores kuqezi.

f

L’EQUIPE

Francezët në brendi të artikullit shkruajnë se Shqipëria ua pamundësoi Rumanisë kualifikimin e sigurt në rast fitoreje, duke e ngjallë shpresën për veti.

f

ÇKA TASH?

Mediat e huaja komentojë se në rast se Shqipëria siguron të tetën e finales, rivalët duhet ta dinë se nuk do ta kenë të lehtë shpërqenderimin e mbrojtjes së tyre, aq më pak kur tani kapiteni legjendar Lorik Cana është i zëvendësueshëm.

e

MARATONISTI

Amir Abrashi lirisht mund të merr pjesë në maratona të ndryshme gjithandej. I ashtuquajtur ‘pit bull’ i kombëtares për shkak të luftës në mesfushë dhe vrapit të palodhshëm, mbrëmë përsëri ka bërë të veten, duke vrapuar më së shumti në ndeshje me 11.47 kilometra të regjistruara nga UEFA-ja.

a

NË PRITJE

Shqipëria ka gjasa reale për të shkuar tutje, edhe pse duhen disa kombinime që duhet të dalin. E si arrihet kjo, lexoni duke klikuar këtu.

DITARI NR. 10 @ EURO2016

Historike dhe mbresëlënëse

20 Qershor, 2016 @7:35

E PARA Më në fund erdhi goli që e prisnim të gjithë. Fitorja e...

SHPËRBLIME PËR FITOREN

Premitë e kuqezinjëve

20 Qershor, 2016 @0:01

I gëzuar pas ndeshjes përveç shqiptarëve kudo në botë është...

EUROSPORT

Vlerësimet e lojtarëve pas ndeshjes

19 Qershor, 2016 @23:31

Fitorja historike ndaj Rumanisë nuk është lënë pa u vënë re...

SHQIPËRIA

Kush, sa vrapoi?

19 Qershor, 2016 @23:23

Pas fitores historike ndaj Rumanisë, le të shohim se cilët janë...

IORDANESCU

40’000 tifozë u dhanë zemër atyre

19 Qershor, 2016 @23:13

Trajneri i Rumanisë, Anghel Iordanescu, menjëherë pas ndeshjes së...

KALKULIME

Si kualifikohet Shqipëria?

19 Qershor, 2016 @23:13

Pas fitores së Shqipërisë ndaj Rumanisë dhe sigurimit të vendit...

STATISTIKA

Xhaka, më shumë se Pogba e Cabaye bashkë

19 Qershor, 2016 @22:46

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, sot ka kryer më shumë...

DE BIASI

Dhuratë për lojtarët

19 Qershor, 2016 @22:39

Selektori i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, pas ndeshjes ka...

MAVRAJ

Fitore 10 milionëshe

19 Qershor, 2016 @22:19

Qendërmbrojtësi i shkëlqyer i kombëtares shqiptare, Mërgim...

SADIKU

Flet golashënuesi historik

19 Qershor, 2016 @22:04

Njeriu që shënoi golin e fitores për Shqipërinë sonte, Armando...

SHQIPËRIA NË EURO2016

1 vit nga nata historike!

11 Tetor, 2016 @15:31

Pikërisht në këtë datë në vitin 2015, Shqipëria shënoi fitore...

EURO2016

Griezmann, më i miri i kampionatit

8 Tetor, 2016 @11:26

Para ndeshjes me Bullgarinë mbrëmë, Antoine Griezmann e morri...

UEFA NJOFTON

Përfitime për klubet që dërguan lojtarë në EURO2016

10 Shtator, 2016 @12:20

UEFA ka bërë të ditur përmes një njoftimi se 659 klube do të...

TOP 10 PLAYERS

10 lojtarë në garë për të mirin e UEFA-së

Lionel Messi, fitoi çmimin e më të mirit për stinorin 2014/15 nga UEFA-ja.

18 Korrik, 2016 @14:01

UEFA sot ka bërë të ditur listën prej 10 lojtarëve që kanë...

SHEVA

Shevchenko përballë Kosovës

REUTERS/Arkiv

15 Korrik, 2016 @15:00

Ish sulmuesi i njohur i përfaqësueses ukrainase dhe ekipeve të...

Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016