Të gjitha lajmet

AFATI I FUNDIT

Buletini 13: Dita e fundit e shpresës

Buletini 13: Dita e fundit e shpresës

Buletini i fundit që shpreson për kualifikim të Shqipërisë në të tetën e finales.

22 Qershor, 2016 @9:25

RREZIKU KROAT

Kroacia i ka dhënë mësim dje kampionit aktual të Europës, Spanjës, duke e mposhtur 2-1.

E sot, krejt po e shohin Kroacinë me sy tjetër.

p

SHPRESA TURKE

Fatih Terim me Turqinë janë gëzuar për herë të parë dje në EURO2016 pasi që mposhtën Çekinë dhe sot shpresojnë në mos disfatën e Italisë dhe Belgjikës për të shkuar tutje.

t

PRITJA E SIKLETSHME

Këto kanë qenë fjalët e sulmuesit kuqezi, Sokol Çikalleshi, dje në konferencën e fundit për shtyp të kuqezinjëve.

c

Kombinime, matematika… sot kryhen të gjitha. Dita e fundit e shpresës kuqezi për vazhdim të garave në EURO.

MODRIC NGA BANKA SHPËTON EKIPIN

Mesfushori Luka Modric ka shpëtuar mbrëmë nga banka rezervë ekipin e tij, duke i treguar kapitenit Darijo Srna ku do të shutojë Sergio Ramos, e Srna këtë ia përcolli portierit Danijel Subasic - që e mbrojti penalltinë.

p

STATUSI I DITËS

Gjermanja Bild Sport nuk ka të ndalur në shakatë e saja. Së fundi, për fanellat e mbrëmshme të Spanjës ka shkruar: jepjani fëmijëve një fanellë të bardhë, pak keçap, pak majonez dhe do të keni dizajnin e fanellave të Spanjës.

p

FRIKA

Italianët nuk e kanë mirëpritur fitoren kroate mbrëmë, pasi që rruga në të tetën e finales i kryqëzon me kampionët aktual, Spanjën.

p

VENDASIT

Gjithashtu nuk besuan që Kroacia do të ketë mundësi të mposht Spanjën.

p

FUTBOLLISTËT KUQEZI

Nëse dalin kombinatorikat për kualifikim në të tetën e finales, të gjithë futbollistët kuqezi do t’i ngjyrosin flokët në të kuqe, bën të ditur Panorama Sport. E si do t’ia bëj Arlind Ajeti, mbetet të shihet.

p

3 NGA 3

Turqit kanë arritur që në të tre netët kur kanë pasur ndeshje të ngjyrosin kullën e Eiffelit me flamurin e tyre. Sulmi 80 milionësh në rrjetet sociale.

p

ÇKA NA DUHET SOT?

Këto janë kombinimet që i duhen Shqipërisë për kualifikim, në të kundërtën, shëndoshë, duhet të jemi krenar me golin e parë historik por edhe tre pikët historike, por edhe me atë që nuk kemi qenë të fundit në grup.

IVAN PERISIC

Mos na nënçmoni

22 Qershor, 2016 @8:42

Njeriu që shënoi golin e fitores mbrëmë për Kroacinë në duel...

LEO MESSI

Theu rekordin e Batistutës

Foto: copaamericaofficial

22 Qershor, 2016 @8:19

Lionel Messi me lojën e shfaqur sot ndaj SHBA-së në gjysmëfinale...

GAUCHOS

Rafal argjentinas për finale

Foto: copamericaofficial

22 Qershor, 2016 @7:53

Përfaqësuesja e Argjentinës mbrëmë ka shënuar fitore bindëse...

TE KAMPIONI

Nga Trepça’89 te Skënderbeu

22 Qershor, 2016 @7:34

Mesfushori i deritashëm i Trepçës’89, Argjend Mustafa, është...

VIDEO

Kështu e këndon De Biasi himnin kombëtar

22 Qershor, 2016 @3:59

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, disa herë...

SOKOL CIKALLESHI

Pritje e sikletshme

22 Qershor, 2016 @3:29

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka folur në...

ANSI AGOLLI

E meritojmë të shkojmë tutje

22 Qershor, 2016 @3:11

Në konferencën e fundit për shtyp të kombëtares shqiptare, ka...

MIREL JOSA

Përfundon epoka Josa

22 Qershor, 2016 @2:59

Trajneri i deritashëm i Skënderbeut, Mirel Josa, i cili u shpall...

FAZA PËRGATITORE

Skënderbeu aranzhon katër miqësore në Austri

22 Qershor, 2016 @2:48

Skuadra kampione e Shqipërisë, Skënderbeu, nga data 25 qershor do...

SHKËNDIJA

Lokomotiv Zagreb, testi para Europa Leagues

22 Qershor, 2016 @2:35

Skuadra e Shkëndijës ka aranzhuar ndeshjen e radhës përgatitore...

SHQIPËRIA NË EURO2016

1 vit nga nata historike!

11 Tetor, 2016 @15:31

Pikërisht në këtë datë në vitin 2015, Shqipëria shënoi fitore...

EURO2016

Griezmann, më i miri i kampionatit

8 Tetor, 2016 @11:26

Para ndeshjes me Bullgarinë mbrëmë, Antoine Griezmann e morri...

UEFA NJOFTON

Përfitime për klubet që dërguan lojtarë në EURO2016

10 Shtator, 2016 @12:20

UEFA ka bërë të ditur përmes një njoftimi se 659 klube do të...

TOP 10 PLAYERS

10 lojtarë në garë për të mirin e UEFA-së

Lionel Messi, fitoi çmimin e më të mirit për stinorin 2014/15 nga UEFA-ja.

18 Korrik, 2016 @14:01

UEFA sot ka bërë të ditur listën prej 10 lojtarëve që kanë...

SHEVA

Shevchenko përballë Kosovës

REUTERS/Arkiv

15 Korrik, 2016 @15:00

Ish sulmuesi i njohur i përfaqësueses ukrainase dhe ekipeve të...

Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016