Të gjitha lajmet

FUNDI I EUROPIANIT PËR KUQEZINJTË

Buletini 14: Kthimi në atdhe

FSHF

Buletini 14: Kthimi në atdhe

Buletini i 14 i EURO2016.

24 Qershor, 2016 @7:20

PRITJA MADHËSHTORE

Ekipi kombëtar i Shqipërisë u prit si hero në rikthimin e tij në atdhe. Ata në aeroport i priti kryeministri, ndërsa nëpër rrugët e kryeqytetit mijëra qytetarë.


NËNSHKRIMI I AGOLLIT

Në hapësirët ku u vunë nënshkrimet nga ekipi kombëtar në Ministrinë e Jashtme, teksa pajiseshin solemnisht me pasaportat biometrike, ra në sy nënshkrimi karakteristik i Ansi Agollit. E nënshkrimi i tij më së miri u vërejt në këtë fotografi të Armando Sadikut.

AUTOBUSI NGA MAQEDONIA

Për festën e kuqezinjëve u kujdes ky autobus i ardhur enkas nga Maqedonia. Autobusi është pronë e një ndërmarrjes publike të Maqedonisë, ndërsa i njëjti është shfrytëzuar edhe nga përfaqësuesja e basketbollit maqedonas, e cila kishte shkruajtur histori duke marrë vendin e katërt në Eurobasketin e vitit 2011.

GASHI, SI GASHI

Postimi i Shkëlzen Gashit në Instagram, edhe kësaj radhe ka qenë i veçantë dhe më ndryshe nga të tjerët.

A video posted by Shkelzen Gashi (@s_gashi) on


FOTOJA E DITËS NGA THE GUARDIAN

Fotografia e shkrepur nga fotografi Hektor Pustina, në pritjen solemne të ekipit kombëtar në Tiranë, ka qenë fotografia e ditës te mediumi i njohur britanik, The Guardian, ndërsa kjo pritje ka qenë lajm edhe për shumë media të tjera botërore.

EMOCIONET E CANËS

Momenti më emocional i ditës ishte ky i Lorik Canës, të cilit iu drejtua me një fjalim prekës kryeministri i Shqipërisë.


KTHIMI I ZBEHTË I TURQVE

Ndryshe nga kthimi madhështor i kombëtares shqiptare në atdhe, kthimi i kombëtares turke ishte krejtësisht ndryshe. Nga aeroplani privat që i ktheu futbollistët në Stamboll zbritën vetëm 6 lojtarë, derisa lojtarët e tjerët munguan pasi kishin zgjedhur destinacione të ndryshme. Përveç tyre, mungoi edhe pritja në aeroport e ndonjë numri të madh të tifozëve.

TRE VËLLEZËR, TRE SHTETE

Fotografia e postuar nga Granit Xhaka me mbishkrimin “3 vëllezër, 3 shtete, krenarë”, krijoi paksa huti për ata që nuk e dinin se kush ishte ky Xhaka i tretë. Në fakt, Graniti së bashku me vëllaun e tij Taulantin, e kishte përfshirë edhe kushëririn e tij të afërt, Agonin, që është reprezentues i grupmoshave të reja të Kosovës, duke e quajtur ate si “vëlla”.

I SHPËTUAN RONALDOS

Ballina sportive e gazetës The Sun, ka qenë mjaft kreative të enjtën pasi u mësua kundërshtari në 1/8 e finales së EURO 2016. Falë golit në minutat e fundit të Islandës ndaj Austrisë, Anglia i shpëtoi përballjes me Portugalinë, ndërsa për kundërshtar do ta ketë pikërisht Islandën.

EUROSPORT

11 lojtarët më të mirë në fazën grupore

23 Qershor, 2016 @23:49

Pas përfundimit të fazës grupore në EURO2016, Eurosporti ka...

ZYRTARE

Tottenhami fillon përforcimet

Foto: Sky Sports

23 Qershor, 2016 @22:33

Vjen përforcimi i parë i Tottenham Hotspur. Përmes një komunikimi...

DITARI NR 13 @ EURO2016

Eliminimet

UEFA.com

23 Qershor, 2016 @16:46

Më në fund pak atraksion na shfaqën kombëtarja e Hungarisë dhe...

KOMBËTARJA

Pasaportat diplomatike i presin kuqezinjtë

23 Qershor, 2016 @15:59

Ekipi kombëtar shqiptar pasi morri mirënjohjen ”Çelësi i...

KOMBËTARJA

Cana merr “Çelësin e Tiranës”

23 Qershor, 2016 @15:45

Kombëtarja shqiptare është nderuar me mirënjohjen ”Çelësi i...

SHQIPËRIA NË EURO2016

1 vit nga nata historike!

11 Tetor, 2016 @15:31

Pikërisht në këtë datë në vitin 2015, Shqipëria shënoi fitore...

EURO2016

Griezmann, më i miri i kampionatit

8 Tetor, 2016 @11:26

Para ndeshjes me Bullgarinë mbrëmë, Antoine Griezmann e morri...

UEFA NJOFTON

Përfitime për klubet që dërguan lojtarë në EURO2016

10 Shtator, 2016 @12:20

UEFA ka bërë të ditur përmes një njoftimi se 659 klube do të...

TOP 10 PLAYERS

10 lojtarë në garë për të mirin e UEFA-së

Lionel Messi, fitoi çmimin e më të mirit për stinorin 2014/15 nga UEFA-ja.

18 Korrik, 2016 @14:01

UEFA sot ka bërë të ditur listën prej 10 lojtarëve që kanë...

SHEVA

Shevchenko përballë Kosovës

REUTERS/Arkiv

15 Korrik, 2016 @15:00

Ish sulmuesi i njohur i përfaqësueses ukrainase dhe ekipeve të...

Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016