Të gjitha lajmet

FAZA E ELIMINIMIT

Buletini 15: Fito ose shko në shtëpi!

Portugalia e Cristiano Ronaldos, ende në ndjekje të fitores së parë në Europian

Buletini 15: Fito ose shko në shtëpi!

Buletini i 15 i EURO2016.

25 Qershor, 2016 @8:47

KNOCK OUT

Pas pushimit dy ditor pas fazës grupore, emocionet e Europianit sot kthehen me tri ndeshje interesante të fazës së eliminimit. Tashmë hapësirë për gabime nuk ka.

SEMAFORI U TESTUA

Dje u testua semafori në stadiumin Stade Geoffroy-Guichard në Saint-Etienne, ku do të luhet ndeshje Zvicër-Poloni. A thua ndeshja vërtetë do të përfundojë kështu?!

GLADBACHU PO KRENOHET

Skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach, po krenohet me Granit Xhakën dhe dy futbollistët e tjerë të përfaqësueses së Zvicrës, megjithëse mesfushori shqiptar qysh para fillimit të Europianit ishte larguar nga kjo skuadër për të nënshkruar me Arsenalin.

PERISIC SUPERMENI!

Mediat kroate dje kanë dalur me ballina, ku tregohej bindja se mund të mposhtet Portugalia. Gazeta “24 Sata” e ka krahasuar yllin e skuadrës Ivan Perisic me Supermenin, derisa gazeta “Sportske Novosti” ka dalë me titullin “Na fal Cristiano, do shkon në shtëpi”.

RONALDO, A JE TI?

Ndërsa kjo fotografi që tashmë ka filluar të qarkullojë nëpër rrjetet sociale para ndeshjes Kroaci-Portugali, nuk do koment. Vlerësojeni vetë.

VRASËSI I EUROPËS?!

E kur t’jemi te rrjetet sociale, ai është një idhull aty. Viktima e radhës e Aaron Ramseyit pas golit në ndeshjen e fundit të fazës grupore ndaj Rusisë, supozohet të jetë Europa, pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për largim nga BE.

RINIA NË TË DYZETAT

Në idhull tashmë është shndërruar gjithashtu edhe portieri i Hungarisë, Gabor Kiraly, i cili po përjeton rininë në të dyzetat, derisa gjatë stërvitjeve nuk po heziton t’i tregojë edhe aftësitë e tij akrobatike.

PAK RELAKS

Atmosferë e mirë dhe relaksuese po mbretëron edhe në stërvitjet e përfaqësueses së Belgjikës, derisa për argëtimin e bashkëlojtarëve po përkujdeset sulmuesi Michy Batshuayi.


LÖW INJORANTI

Përveç gjesteve të pahijshme në pankinë gjatë ndeshjeve, përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Löw, di të bëjë edhe diçka tjetër. Ta injorojë ndihmësin e tij me një lëvizje të vetme.

FESTË QYSH NGA MBRËMJA

Tifozët kroatë qysh mbrëmë kanë filluar festën nëpër rrugët e qytetit të Lensit para ndeshjes me Portugalinë, që do të luhet sot. Tani festën shpresojnë ta vazhdojnë edhe pas ndeshjes.

MILOT RASHICA

Rashica ndërron numrin

24 Qershor, 2016 @17:37

Milot Rashica në stinorin e ri pritet ta bartë një tjetër numër...

ÇMIMI

Sadiku qytetar nderi në Elbasan

24 Qershor, 2016 @16:48

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është shpallur...

TRANSFER

Edhe një kosovar te Skënderbeu

24 Qershor, 2016 @15:59

Listës së futbollistëve kosovarë te kampioni i Shqipërisë,...

MEDIA

Hysaj 100% i Napolit

24 Qershor, 2016 @15:37

Zërave rreth largimit të mundshëm të Elseid Hysajt nga Napoli, i...

SHQIPËRIA NË EURO2016

1 vit nga nata historike!

11 Tetor, 2016 @15:31

Pikërisht në këtë datë në vitin 2015, Shqipëria shënoi fitore...

EURO2016

Griezmann, më i miri i kampionatit

8 Tetor, 2016 @11:26

Para ndeshjes me Bullgarinë mbrëmë, Antoine Griezmann e morri...

UEFA NJOFTON

Përfitime për klubet që dërguan lojtarë në EURO2016

10 Shtator, 2016 @12:20

UEFA ka bërë të ditur përmes një njoftimi se 659 klube do të...

TOP 10 PLAYERS

10 lojtarë në garë për të mirin e UEFA-së

Lionel Messi, fitoi çmimin e më të mirit për stinorin 2014/15 nga UEFA-ja.

18 Korrik, 2016 @14:01

UEFA sot ka bërë të ditur listën prej 10 lojtarëve që kanë...

SHEVA

Shevchenko përballë Kosovës

REUTERS/Arkiv

15 Korrik, 2016 @15:00

Ish sulmuesi i njohur i përfaqësueses ukrainase dhe ekipeve të...

Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016