Të gjitha lajmet

10 GOLA NË 3 NDESHJE

Buletini 17: Një ditë shumëgolëshe

Buletini 17: Një ditë shumëgolëshe

27 Qershor, 2016 @8:07

KËPUCA E ARTË

Në fund të Europianit Antoine Griezmann ndoshta nuk do ta fitojë Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë, por ai tashmë është shndërruar në një këpucë të artë së paku për Dimitri Payet, pas dy golave brenda katër minutave ndaj Irlandës, që i dërgoi ata në çerekfinale.

DUARTROKITJET PËR GRIEZMANNIN

E për atë që bëri Griezmann brenda pak minutave, gjithsesi që meritoi duartrokitjet nga të gjithë.

DORA E HENRYT

Para ndeshjes ndërmjet Francës dhe Irlandës, të gjithë irlandezët ishin të mobilizuar për t’i revanshuar françezëve pas asaj humbjeje të dhimbshme të vitit 2009 kur Thierry Henry kishte luajtur me dorë për të asistuar në gol gjatë vazhdimeve, me ç‘rast Irlanda kishte humbur gjasat për kualifikim në Botëror.

ÇOHU PËR HENRYN

E as tifozët françezë nuk e lanë pa e kujtuar legjendën e tyre duke kënduar nëpër rrugë “stand-up for Thierry Henry”.


REAGIMI

Por kur u pyet në një emision televiziv për dorën e tij të famshme, reagimi i Henryt tregoi shumëçka.

PULA IA QËLLOI

Sikurse avokadoja që ia kishte qëlluar dje fitoren e Portugalisë, fituesin e ndeshjes Gjermani-Sllovaki e qëlloi pula.


KUR BOATENG I ÇART TRIBUNAT

Tribuna pas golit, shpërtheu në festë pas golit të Jerome Boatengut. Ata që ishin aty, vërtetë ishin me fat!


S’KA TAKIM ME LÖWIN!

E kur Boateng u zëvendësua dhe doli nga loja, ai refuzoi t’ia jap dorën trajnerit të tij. Sigurisht, Joachim Löw po i sheh pasojat e futjes së duarve kahmos!


PUTHJET E PAS NDESHJES

Futbollistët e Gjermanisë, pas ndeshjes me Sllovakinë morrën edhe më shumë gajret nga të dashurat e tyre.

I PAMPOSHTURI

Manuel Neuer, është portieri i vetëm që nuk ka pësuar asnjë gol ende në EURO 2016.

DIÇKA NUK PO SHKON!

Megjithatë, pavarësisht epërsisë dhe lojës dominuese të Gjermanisë, reagimet e tifozëve krijonte përshtypjen se diçka nuk është duke shkuar ashtu siç duhet me gjermanët!

GOLI I TË PARËVE

Michy Batshuayi e shënoi golin e tij të parë në Europian, në ndeshjen e tij të parë, në prekjen e parë të topit. E postimi i tij pas ndeshjes, ishte po aq i veçantë sikurse edhe goli.

VËSHTIRË PA GABORIN!

Eliminimi i Hungarisë nga Belgjika, ia ka hapur rrugën për në shtëpi njërit prej futbollistëve më simpatik të këtij Europiani, poriterit hungarez, Gabor Kiraly.

...E vendin e tij, vështirë që do ta zë dikush tjetër. Hiq më pak, belgët.

FINALJA E PARË

Në fund, le të fillojmë të mendojmë për ndeshjen e sotshme, ku do të kemi një super-përballje ndërmjet Italisë dhe Spanjës, për të cilën gazeta spanjolle El Mundo Deportivo me plot meritë doli me titullin “Finalja e parë” në ballinën e saj.

1/8

Shpërthen Eden Hazard, Belgjika në çerekfinale

Foto: UEFA Official

26 Qershor, 2016 @21:50

Edhe pse e filluan me humbje ndaj Italisë kampionatin evropian,...

ZYRTARE

Dani Alves te kampioni i Italisë

26 Qershor, 2016 @21:10

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Juventusit, është bërë...

1/8

Formacionet zyrtare: Hungari-Belgjikë

Foto; UEFA EURO2016

26 Qershor, 2016 @19:02

Në ndeshjen përmbyllëse të ditës së sotme, Belgjika luan ndaj...

1/8

Gjermania e pamëshirshme ndaj Sllovakisë

Foto: UEFA Official

26 Qershor, 2016 @18:49

Pa shumë histori, Gjermania ka arritur ta fitojë takimin ndaj...

1/8

Formacionet zyrtare: Gjermani-Sllovaki

26 Qershor, 2016 @16:02

Në 1/8 e finales, kampioni i Botës luan ndaj Sllovakisë....

1/8

Griezmann përmbyt Irlandën

UEFA.com

26 Qershor, 2016 @15:38

Franca është skuadra e radhës që ka siguruar kualifikimin në...

SHQIPËRIA NË EURO2016

1 vit nga nata historike!

11 Tetor, 2016 @15:31

Pikërisht në këtë datë në vitin 2015, Shqipëria shënoi fitore...

EURO2016

Griezmann, më i miri i kampionatit

8 Tetor, 2016 @11:26

Para ndeshjes me Bullgarinë mbrëmë, Antoine Griezmann e morri...

UEFA NJOFTON

Përfitime për klubet që dërguan lojtarë në EURO2016

10 Shtator, 2016 @12:20

UEFA ka bërë të ditur përmes një njoftimi se 659 klube do të...

TOP 10 PLAYERS

10 lojtarë në garë për të mirin e UEFA-së

Lionel Messi, fitoi çmimin e më të mirit për stinorin 2014/15 nga UEFA-ja.

18 Korrik, 2016 @14:01

UEFA sot ka bërë të ditur listën prej 10 lojtarëve që kanë...

SHEVA

Shevchenko përballë Kosovës

REUTERS/Arkiv

15 Korrik, 2016 @15:00

Ish sulmuesi i njohur i përfaqësueses ukrainase dhe ekipeve të...

Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016