Të gjitha lajmet

POL-POR

Buletini 19: Para çerekfinaleve

Buletini 19: Para çerekfinaleve

Buletini i parë i fazës çerekfinale në EURO2016

30 Qershor, 2016 @10:31

ÇIFTET

Pas dy ditëve pushim, emocionet e EURO2016 kthehen me ndeshjet e fazës çerekfinale, ku ndeshja e parë do të luhet sonte ndërmjet Polonisë dhe Portugalisë.

POLONIA

Polonia deri këtu erdhi duke kaluar fazën grupore nga vendi i dytë pas Gjermanisë, me dy fitore e një barazim dhe duke e mposhtur pas penalltive në 1/8 e finales Zvicrën.

PORTUGALIA

Ndërsa Portugalia, në 1/8 e finales nuk lejoi që ndeshja të shkojë deri tek penalltitë, mirëpo asaj iu deshën vazhdimet për ta mposhtur Kroacinë. Në fazën grupore, portugezët arritën kualifikimin me tri barazime dhe pa asnjë fitore.

VETËM EDHE NJË

Cristiano Ronaldo është vetëm një gol larg për t’iu bashkuar Michael Platinit në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Europianëve. Platini ka 9 gola, ndërsa Ronaldo 8.

HESHTJA E LEWIT

Sulmuesi kryesor i Polonisë, Robert Lewandowski, ende është në heshtje në EURO2016. Ylli i Bayern Munchenit akoma nuk ka shënuar asnjë gol, ndërsa rolin e golashënuesit te polakët e ka marrë mesfushori Jakub Blaszczykowski me dy gola të shënuara deri më tani.

MARSEJA

Në stadiumin Velodrome të Marsejës, ku do të luhet ndeshja e sontme ndërmjet Polonisë dhe Portugalisë, polakët kanë përjetime të mira. Më parë, Polonia ka zhvilluar dy takime në këtë stadium dhe në të dy takimet ka shënuar fitore pa pësuar gol.

LUFTA E TITANËVE

Gazeta françeze, ‘La Provence’, në ballinën e sotshme të saj i ka përballur Cristiano Ronaldon me Robert Lewandowskin, dy yjet që do ta kërkojnë fitoren dhe pse jo edhe golin ndaj njëri tjetrit në ndeshjen e sotme.

HEAD TO HEAD

Në ndeshjet e ndërmjetme, portugezët janë pak më të mirë. Ata kanë fituar 4 ndeshje, krahas 3 humbjeve dhe 3 barazimeve deri më tani. Gjithashtu edhe me gola portugezët kanë bilanc më të mirë nga ndeshjet e ndërmjetme, duke shënuar 13 herë dhe pësuar 9 herë.

GJYQTARI

Gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë Felix Brych nga Gjermania, i cili kishte ndarë drejtësi edhe në ndeshjet Angli-Uells, Suedi-Belgjikë dhe Uells-Iralndë Veriore.

MUNGESAT

Polonia nuk ka asnjë mungesë dhe është e kompletuar për këtë ndeshjes, ndërsa te Portugalia Andre Gomes dhe Raphael Guerreiro janë të dyshimtë për shkak të lëndimeve të lehta që i kanë pësuar.

PËRVJETORI GJERMAN

Sot bëhen plot 20 vite prej se Gjermania ishte shpallur kampione e EURO ‘96. Atë botë, gjermanët e kishin ngritur kupën e më të mirit të Europës në stadiumin Wembley, pasi në finale e patën mposhtur Republikën e Çekisë.

SOT

3 ndeshje shqip në Europa League

30 Qershor, 2016 @9:53

Skuadra e Kukësit, Teutës dhe ajo e Shkëndijës, sot do t’i...

MIQËSORE

Skënderbeu mposhtet nga Rijeka në miqësoren e parë

29 Qershor, 2016 @18:31

Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, ka zhvilluar ndeshjen e parë...

EUROPA LEAGUE

Shkëndija për fitore ndaj Cracovias

29 Qershor, 2016 @17:43

Skuadra tetovare, Shkëndija, të enjtën më 30 qershor do ta...

MERKATO

Barcelona pranë qendërmbrojtësit

29 Qershor, 2016 @17:08

Edhe pse lojtari në fjalë ndodhet me Kombëtaren Franceze në...

SAMIR UJKANI

Ujkani drejt Cesenas

BOROZANI/ Lis Dorambari

29 Qershor, 2016 @16:18

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, sic duket as...

ENIS GAVAZAJ

Gavazaj tregon arsyet e transferit te Skënderbeu

29 Qershor, 2016 @15:47

Futbollisti i talentuar, Enis Gavazaj, pas një aventure tre vjeçare...

GJAKOVË

Vëllaznimi fillon përgatitjet

Gent Polloshka/BOROZANI

29 Qershor, 2016 @15:03

Pas pushimit disa javor pas përfundimit të sezonit 2015/2016, klubi...

ARGJENTINË

Protesta në gjithë vendin, kërkohet rikthimi i Messit

29 Qershor, 2016 @14:37

Përveç zhgënjimit në finale ndaj Kilit, menjëherë pas ndeshjes...

SHQIPËRIA NË EURO2016

1 vit nga nata historike!

11 Tetor, 2016 @15:31

Pikërisht në këtë datë në vitin 2015, Shqipëria shënoi fitore...

EURO2016

Griezmann, më i miri i kampionatit

8 Tetor, 2016 @11:26

Para ndeshjes me Bullgarinë mbrëmë, Antoine Griezmann e morri...

UEFA NJOFTON

Përfitime për klubet që dërguan lojtarë në EURO2016

10 Shtator, 2016 @12:20

UEFA ka bërë të ditur përmes një njoftimi se 659 klube do të...

TOP 10 PLAYERS

10 lojtarë në garë për të mirin e UEFA-së

Lionel Messi, fitoi çmimin e më të mirit për stinorin 2014/15 nga UEFA-ja.

18 Korrik, 2016 @14:01

UEFA sot ka bërë të ditur listën prej 10 lojtarëve që kanë...

SHEVA

Shevchenko përballë Kosovës

REUTERS/Arkiv

15 Korrik, 2016 @15:00

Ish sulmuesi i njohur i përfaqësueses ukrainase dhe ekipeve të...

Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016