Të gjitha lajmet

PA FITORE NË GJYSMËFINALE

Buletini 20: Mjeshtërit e barazimeve

Buletini 20: Mjeshtërit e barazimeve

1 Korrik, 2016 @10:51

S’KA NEVOJË PËR FITORE

Portugalia është skuadra e vetme pa fitore gjatë pjesës së rregullt të ndeshjes, që ende mbetet në garë në EURO 2016, por ajo e ka edhe një të mirë - mbetet ende e pamposhtur.

KUR BESON, E ARRIN

Cristiano Ronaldo pas kualifikimit me shumë tension me anë të penalltive, dha një mesazh motivues nëpërmjet Twitterit. “Kur beson, e arrin,” ka shkruar ai.

NJERIU QË PO SHKËLQEN

Është vetëm 18 vjeçar, por me paraqitjen e tij ndaj Polonisë dhe me golin e shënuar, Renato Sanchez, ishte më në qendër të vëmendjes se sa ylli botëror Cristiano Ronaldo. E goli i tij i bukur, gjithsesi që vlen të shikohet edhe njëherë.


EIFFELI ME NGJYRAT E PORTUGALISË

Kulla e Eiffelit në Paris ka marrë ngjyrat e flamurit portugez pas kualifikimit në gjysmëfinale të përfaqësueses së Portugalisë.

CICËRIMA E DITËS

Mbiemri i mbrojtësit polak, Artur Jedrzejczyk, do të ishte një alternativë e mirë për password të WiFi-së.

GOLASHËNUESIT E BAYERNIT

Që të dy golat e ndeshjes Poloni-Portugali, u shënuan nga futbollistët e Bayernit. Së pari Robert Lewandowski për Poloninë, e më pas Renato Sanchez për Portugalinë.

MË I SHPEJTI, LEWY

Robert Lewandowski e shënoi golin e tij të parë në EURO 2016, që ishte edhe goli më i shpejt i shënuar në këtë kampionat. Atij i mjaftuan vetëm 1 minutë e 40 sekonda për ta mposhtur portierin Rui Patricio. Ndërsa në përgjithësi, ky ishte goli i dytë më i shpejtë në histori të Kampionateve Europiane.

SIKLETI I RONALDOS

Ekzekutimi i penalltive ka qenë plot emocion dhe siklet sidomos për yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo. Ai i përcjelli penalltitë i vetmuar prapa bashkëlojtarëve të tij, kur të gjithë të tjerët ishin krah për krahu.

NDËRHYRJA E ASHPËR!

Rasti më i çuditshëm ishte gjatë kohës së vazhdimeve kur në fushë u fut një tifoz portugez. Ai vrapoi në drejtim të Ronaldos për ta përqafuar, mirëpo ky i fundit i iku atij. Më pas pasoi edhe ndërhyrja e ashpër nga sigurimi i stadiumit, për ta ndalur “mysafirin e paftuar”.


NË MAJE TË HISTORISË

Ndeshja e sontme çerekfinale, është më e rëndësishmja në histori për Uellsin. Uellsi po merr pjesë për herë të parë në një Kampionat Europian dhe qysh tash i ka përmbushur pritjet duke arritur deri në çerekfinale. Tani ata do të synojnë gjysmëfinalen në ndeshjen kundër Belgjikës sonte.

UELLSI

Vetëm arritja deri këtu është histori në vete për Uellsin. Ekipi nga Britania në fazën grupore u mposht nga Anglia, për t’u kualifikuar më pas me dy fitore në takimet e tjera kundër Sllovakisë dhe Rusisë. Në 1/8 e finales Uellsi e kaloi Irlandën Veriore.

BELGJIKA

Belgjika deri në çerekfinale erdhi duke pësuar humbje nga Italia në ndeshjen e parë të fazës grupore dhe më pas duke e mposhtur me rend, Republikën e Irlandës, Suedinë dhe Hungarinë.

NDESHJET E NDËRMJETME

Uellsi dhe Belgjika, deri më tani janë takuar 12 herë. Bilanc më të mirë ka Belgjika me 5 fitore, një më shumë se Uellsi që ka 4. Ndërsa te golat, Uellsi gjendet më mirë me një gol më shumë se ekipi belg.

DRENICA

Grumbullimi i parë, nesër

1 Korrik, 2016 @10:33

Skuadra e cila siguroi mbetjen në Superligë me anë të Play Outit,...

TRANSFER

Nolito zyrtarisht te City

1 Korrik, 2016 @10:21

Skuadra e Manchester Cityt sot ka zyrtarizuar transferin e ri nga...

MERKATO

Mandanda në Premier League!

1 Korrik, 2016 @9:55

Portieri françez i Marseille-it, Steve Mandanda, karrierën e tij do...

LARGIMI

Dorëhiqet Del Bosque

1 Korrik, 2016 @9:43

Eliminimi i hershëm i Spanjës nga EURO 2016, ka shtyrë...

ÇEREKFINALET

Pas penalltive, Portugalia në gjysmëfinale

Foto: UEFA Official

30 Qershor, 2016 @22:50

Me 120 minutat që u mbyllen me rezultat të barabartë, ndeshja u...

SHQIPËRIA NË EURO2016

1 vit nga nata historike!

11 Tetor, 2016 @15:31

Pikërisht në këtë datë në vitin 2015, Shqipëria shënoi fitore...

EURO2016

Griezmann, më i miri i kampionatit

8 Tetor, 2016 @11:26

Para ndeshjes me Bullgarinë mbrëmë, Antoine Griezmann e morri...

UEFA NJOFTON

Përfitime për klubet që dërguan lojtarë në EURO2016

10 Shtator, 2016 @12:20

UEFA ka bërë të ditur përmes një njoftimi se 659 klube do të...

TOP 10 PLAYERS

10 lojtarë në garë për të mirin e UEFA-së

Lionel Messi, fitoi çmimin e më të mirit për stinorin 2014/15 nga UEFA-ja.

18 Korrik, 2016 @14:01

UEFA sot ka bërë të ditur listën prej 10 lojtarëve që kanë...

SHEVA

Shevchenko përballë Kosovës

REUTERS/Arkiv

15 Korrik, 2016 @15:00

Ish sulmuesi i njohur i përfaqësueses ukrainase dhe ekipeve të...

Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016