Të gjitha lajmet

E HËNE

Buletini 4: Mustafi shënon, FSHF me Facebook

Buletini 4: Mustafi shënon, FSHF me Facebook

Buletini i ditës së katërt në EURO2016

13 Qershor, 2016 @10:16

Dje në Paris kishte festë. Kroatët dhe turqit e treguan një fytyrë që askush, së paku në Francë, nuk e priste, ndërsa festa e tyre vazhdoi deri pas ndeshjes. Gjermania shënoi golin e parë në kampionat përmes Shkodran Mustafit. E Polonia përkundër dominimit fitoi vetëm 1-0 ndaj veriirlandezëve.

E këndej anglezët me rusët, e gjermanët me ukrainasit vetëm sa s’i shpallën luftë njëra-tjetrës.

FRIZURA DHE GOLI

Futbollisti turk, Ozan Tufan, që është dashur të vrapojë për të kapur topin, ka qenë duke i rregulluar flokët dhe u vonua. Kjo i dha mundësinë që Luka Modric të shënojë golin vendimtar në ndeshje.

o

FSHF + SHAQIRI

Një llogari false e Xherdan Shaqirit si duket aq shumë e ka shqetësuar FSHF-në sa që e ka parë arsyeshme të kërkojë syçeltësi nga njerëzit se po u dëmtoka imazhi i Shqipërisë.

x

ZVICRA KRENOHET ME SHQIPET

Kur mediat zvicerane kanë analizuar mirë situatën e përgjithshme, e kanë quajtur si sukses integrimin e shqiptarëve aty.

k

MODRICI

Kur Luka Modric ka shënuar - Kroacia nuk ka pësuar në atë ndeshje. Statistika vazhdoi edhe dje.

l

TIFOZËT E DITËS

Këto çifte dje e kanë bërë pozën e ditës në stadiumet e Francës. Bukur, pambarimisht.

g

MAVRAJ

Në konferencën e djeshme për shtyp ka thënë se kuqezinjtë do të tregojnë veten edhe pa kapitenin historik, Lorik Cana. Pasnesër është ndeshja me Francën.

m

SCHWEINI

Kështu festohet kur shënon gol për kombëtaren pas 5 vitesh.

sc

EDHE MAJLINDA

Derisa po bëjnë përgatitjet për Olimpiadë, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, bashkë me trajnerin e tyre Driton Kuka po qëndrojnë në Francë, ku kanë vizituar një familje shqiptare.

mk

KAPITENI ITALIAN

Gigi Buffon duket të jetë në element, para ndeshjes së sotme ndaj Belgjikës në Lyon, ku Italia e Belgjika zhvillojnë takimin e parë për vendet e tyre në EURO2016.

o

GISHTI I LOWIT

Joachim Low është kapur dje nga kamerat duke e futur dorën nën pantolla, e pastaj duke e çuar atë dorë drejt hundës.

lo

lo

SAMPAOLI

Arrin te Sevilla

13 Qershor, 2016 @9:23

Ish trajneri i Kilit, Jorge Sampaoli, në këto çaste ka arritur në...

BIANCONERI

Pjanic para se të zyrtarizohet

13 Qershor, 2016 @8:52

Mesfushori i Bosnje dhe Hercegovinës, Miralem Pjanic, brenda ditës...

GRUPI B

Brazili eliminohet në fazën grupore

13 Qershor, 2016 @7:22

Befasia e parë e madhe në Copa America ka ardhur sot. Brazili...

SELFIE SHOW

Mor e priti Modricin për selfie

12 Qershor, 2016 @22:12

Futbollisti i ri i Turqisë, Emre Mor, që sot u paraqit në pjesë...

GRUPI C

Shkodrani sjell fitoren gjermane

12 Qershor, 2016 @21:45

Gjermania ka nisur me fitore EURO2016-shin. Kampionët aktual të...

SHQIPËRIA

Stërvitja e parë para Francës

Foto: FSHF

12 Qershor, 2016 @19:45

Kuqezinjtë pas disfatës së djeshme ndaj Zvicrës, sot në...

GRUPI C

Formacionet zyrtare: Gjermania-Ukraina

12 Qershor, 2016 @19:07

Para ndeshjes që nis në ora 21 skuadrat kanë bërë të ditura...

GRUPI C

Dominojnë, por vetëm 1-0

Foto: uefa.com

12 Qershor, 2016 @18:44

Polonia ka nisur me fitore europianin sot ndaj Irlandës Veriore...

SEVILLA

Emery dorëhiqet

12 Qershor, 2016 @18:10

Trajneri shumë i vlerësuar spanjoll, Unai Emery, ka dhënë...

SHQIPËRIA NË EURO2016

1 vit nga nata historike!

11 Tetor, 2016 @15:31

Pikërisht në këtë datë në vitin 2015, Shqipëria shënoi fitore...

EURO2016

Griezmann, më i miri i kampionatit

8 Tetor, 2016 @11:26

Para ndeshjes me Bullgarinë mbrëmë, Antoine Griezmann e morri...

UEFA NJOFTON

Përfitime për klubet që dërguan lojtarë në EURO2016

10 Shtator, 2016 @12:20

UEFA ka bërë të ditur përmes një njoftimi se 659 klube do të...

TOP 10 PLAYERS

10 lojtarë në garë për të mirin e UEFA-së

Lionel Messi, fitoi çmimin e më të mirit për stinorin 2014/15 nga UEFA-ja.

18 Korrik, 2016 @14:01

UEFA sot ka bërë të ditur listën prej 10 lojtarëve që kanë...

SHEVA

Shevchenko përballë Kosovës

REUTERS/Arkiv

15 Korrik, 2016 @15:00

Ish sulmuesi i njohur i përfaqësueses ukrainase dhe ekipeve të...

Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016