Të gjitha lajmet

SERIA E KOLUMNEVE PËR PLAYOFF (1)

Çerekfinalet e Euroligës: CSKA – Khimki

Fotot: euroleague.net

Çerekfinalet e Euroligës: CSKA – Khimki

Shkruan: BLERIM MYFTIU

14 Prill, 2018 @7:32

Tanimë është bërë zakon dhe fenomen i rregullt i viteve të fundit në Euroligë, që CSKA-ja ta fillojë play-offin nga pozita e parë. Kështu ndodh edhe në stinorin aktual dhe rusët me bilancin prej 24 fitoresh dhe 6 humbjesh fillojnë një marshim të ri drejt titulli shijen e të cilit e kanë marrë për herë të fundit vetëm para dy vitesh, kurse vjet janë ndalur në gjysmëfinale nga kampioni i mëvonshëm dhe aktual, Fenerbahçe.

CSKA-ja e Moskës e filloi stinorin me pak ndryshime në tërësinë e skuadrës, por me një ndryshim të madh të veçantë. Organizatori shumëvjeçar i lojës, Miloš Teodosići, pas 6 stinorëve vendosi të largohet nga skuadra dhe shkoi në NBA, ashtu siç edhe pritej. Ishte pikëpyetje nëse Nando de Colo do të ishte ai i njëjti që u rrit në një yll dhe shënues brilant pranë Teodosićit, si edhe nëse do të gjendej një kalibër i ngjashëm me serbin. Zgjidhja u gjet në Sergio Rodríguezin, i cili provoi rikthimin për një vit në NBA (Philadelphia 76ers), por vendosi të kthehej në “oborrin” për të cilin është “kultivuar” – në Euroligë.

Nando de Colo

Por, fuqia kryesore e CSKA-së mbetet kompaktësia dhe fortësia e ekipit. Ekipi tanimë së paku në tri stinorët e fundit nuk ka ndryshuar. Përveç Rodríguezit të ardhur sivjet, De Colo, Fridzon, Vorontsevich, Higgins, Khryapa, Kurbanov dhe Hines janë bashkë kohë të gjatë. Prandaj, edhe pse de Colo paraqitet si lider që veçohet nga të tjerët, ndoshta për shkak të arritjeve të viteve të kaluara, ai në kuptimin statistikor është njëri prej shumë të tjerëve që e përbëjnë makinerinë. Kurbanovi ka arritur statistikat më të mira të sezonit, Vorontsevichi di të jetë në zjarr dhe t’i japë për shembull 5 treshe pa asnjë huqje Fenerbahçes në Stamboll, kurse Hines me 198 centimetrat e tij modest është një katërshe e pashmangshme e Euroligës që e ripërkufizon definicionin e qendrës së ulët!

Victor Rudd CSKA

Khimki, nga ana tjetër, udhëhiqet nga gjithçkaja e ekipit, Alexey Shved. Prapa vetes po e lë stinorin më të mirë, me 21.4 pikë për lojë, 643 pikë në total (rekord), 91 treshe (rekord) dhe 5.2 asistime për lojë. Natyrisht se ai nuk do të jetë në gjendje që krye më vete të dalë kundër makinerisë së CSKA-së, prandaj do t’i duhet ndihmë nga të tjerët për ta kompensuar mesatarisht 12 pikë më pak që Khimki shënon për ndeshje në krahasim me CSKA-në.

Alexey Shved

Përveç kompaktësisë së ekipit, përparësi tjetër e madhe e CSKA-së do të jetë përvoja në pjesën përfundimtare të stinorit. Që prej stinorit 2004-05, prej kur është filluar të luhet play-offi, ajo ka munguar vetëm një herë në të, kurse në Final Four është kualifikuar plot 12 herë (dy herë ka dalë kampione). Statistika e ndeshjeve të zhvilluara është mbresëlënëse – 32 fitore dhe 8 humbje, kurse në fushën e vetë në 23 ndeshje është mposhtur vetëm një herë.

Ky do të jetë ballafaqimi i 100-të i këtyre dy ekipeve. Do të jetë ballafaqimi i parë i dy klubeve ruse në mes vete në play-offin e Euroligës. Edhe historia është në anën e moskovitëve, me atë që në 99 ndeshje të kaluara 81 herë kanë triumfuar. Kurse, që prej ardhjes së Dimitris Itoudisit në krye të CSKA-së, ajo ka shënuar 16 fitore dhe është mposhtur 2 herë.

Alexey Shved

Ky bilanc i historisë, statistikës, kompaktësisë ekipore e bën CSKA-në favorite të madhe në këtë ballafaqim dhe në saje të çmendurisë së Shvedit, bën që Khimki të shpresojë ndoshta në një fitore të vetme, por vështirë më shumë! Më shumë, do të ishte sensacion.



DATAT E NDESHJEVE:

17 prill CSKA - Khimki
19 prill CSKA - Khimki
25 prill Khimki - CSKA
27 prill Khimki - CSKA (në rast nevoje)
1 maj CSKA - Khimki (në rast nevoje)

GJYSMËFINALJA/ UNITED BASKETBALL - KALAJA

United Basketball 10 pikë mbi Kalanë

BOROZANI / A.P

13 Prill, 2018 @21:09

Skuadra gjilanase, United Basketball, ka arritur ta mposht Kalanë me...

GJYSMËFINALJA/ LIPJANI - DRITA

Lipjani me një këmbë në finale

13 Prill, 2018 @21:00

Skuadra e Lipjanit, në kuadër të Play Offit në ndeshjen e parë...

SHQIP NË BOTË

Dardan Berisha rikthehet në parket, Nymburku pranë gjysmëfinales

13 Prill, 2018 @18:30

Pasi ishte pjesë e 12-shes në dy ndeshjet e fundit por nuk luajti...

BOREA - PRISHTINA

Prishtina mposht Borean në Pejë

BOROZANI

13 Prill, 2018 @18:15

Në takimin hapës të xhiros së XXVII në Superligën e Kosovës...

FORMACIONET STARTUESE

5-shet: Borea - Prishtina

13 Prill, 2018 @16:13

Pas pak çastesh nis ndeshja ndërmjet Boreas dhe Sigal Prishtinës,...

SUPERKUPA E SHQIPËRISË

Teuta befason Tiranën, merr Superkupën

13 Prill, 2018 @14:37

Ekipi durrësak, Teuta, ka bërë befasi në finale të Superkupës...

DREJT SUPERLIGËS

Play Offi në Ligë të Parë fillon nesër

12 Prill, 2018 @17:36

Lufta për të hyrë në Superligë, do të fillojë nesër. United...

QËNDRIM BIRAJ

Do të japim më të mirën

BOROZANI / A.P

12 Prill, 2018 @16:36

Kapineti i Bashkimit, Qëndrim Biraj, para ndeshjes së Final Fourit,...

KB VËLLAZNIMI

Treshet që shpëtuan Vëllaznimin

12 Prill, 2018 @16:23

Pas fitores së shënuar ndaj Prishtinës së Re në xhiron që e...

DRAGAN RADOVIC

Po i luajmë ndeshjet pa presion

BOROZANI / A.P

12 Prill, 2018 @16:19

Trajneri i Bashkimit, Dragan Radovic, para ndeshjes që do të...

GAME 1: FENERBAHÇE - BASKONIA

Epërsia e pjesës së parë, mjaftoi për fitore

Foto: euroleague.net

18 Prill, 2018 @21:41

Epërsia e krijuar në pjesë të parë nga Fenerbahçeja në...

GAME 1: OLYMPIACOS - ZALGIRIS

Vazhdimet përcaktojnë fituesin

Foto: Zalgiris/fb

18 Prill, 2018 @21:34

Skuadra lituaneze, Zalgiris, ka befasuar në ndeshjen e parë të...

GAME 1: PANATHINAIKOS - REAL MADRID

Panathinaikos deklason Realin

17 Prill, 2018 @21:21

Një diferencë kaq e madhe nuk është pritur as nga lojtarët e...

GAME 1: CSKA-KHIMKI

Dueli rus, vendoset në fund

17 Prill, 2018 @20:13

Play Offi në Euroleague startoi me ndeshjen CSKA Moska - Khimki,...

SERIA E KOLUMNEVE PËR PLAYOFF (4)

Çerekfinalet e Euroligës: Panathinaikos Superfoods – Real Madrid

Fotot: euroleague.net

15 Prill, 2018 @20:00

Nëse i katërti dhe i pesti i stinorit të rregullt takohen,...

Të gjitha lajmet nga Euroleague