Të gjitha lajmet

RRUGA PËR FINAL FOUR (2)

Çerekfinalet e Euroligës: CSKA Moska – Baskonia Vitoria Gasteiz

Foto: euroleague.net

Çerekfinalet e Euroligës: CSKA Moska – Baskonia Vitoria Gasteiz

Shkruan: Blerim MYFTIU

13 Prill, 2017 @10:00

Kampionia aktuale përballë rebelimit bask. Parashikimi: 3-1

Kampionia aktuale, CSKA-ja e Moskës ishte fenomenale në startin e stinorit duke shënuar 6 fitore radhazi apo 12 fitore në 13 ndeshjet e para. Pasoi një rënie momentale me 3 humbje rresht, u rikthye, por konsolidimi i Realit nga ana tjetër hapi një rrugë të vështirë për ta në drejtim të pozitës së parë në tabelë.

Mungesa e Nando de Colos në atë periudhë humbjesh, kombinuar me disa probleme të lehta shëndetësore më pas të arkitektit të lojës së tyre, Miloš Teodosićit, ishte vendimtare në ndaljen e përkohshme. Këtë më së miri e shpjegon që Nando de Colo është shënuesi i dytë më i mirë i ligës me 20,1 pikë për ndeshje, kurse Teodosići është asistuesi më i mirë me 7,2 asistime për ndeshje.

;

Vazhdimësia dhe mosndryshimi i strukturës është arma më e fuqishme e ekipit moskovit. Trajneri Dimitris Itoudis krijoi një bërthamë të fortë lojtarësh që kombinoi një mbrojtje të fortë dhe zgjedhje të shumta në sulm. CSKA-ja është ekipi me mesatare më të lartë pikësh (87,3 për ndeshje) dhe asistimesh (20,39 për ndeshje), si edhe me përqindjen më të mirë të shënimeve nga gjuajtja e lirë (81,6%) dhe për tri pikë (40,6%). Se historia dhe përvoja është në anën e rusëve dëshmon fakti që atyre u ka ikur vetëm një herë Final-fouri në 14 stinorët e kaluar.

Baskonia nga ana tjetër nuk është aq e rregullt në paraqitjet në fazën finale, por gjithsesi ka qenë në katërshen finale të vitit të kaluar. Baskonia pati shumë rënie gjatë stinorit, me një periudhë të fuqishme në mes, pastaj rënie madje në pozitat jashtë atyre që çonin në play-off. Por, arriti të triumfonte në 5 prej 7 ndeshjeve të fundit dhe ta gjente veten në fazën finale.

'

Baskonia shënon shumë pikë në udhëtime, gjë që mund të jetë inkurajuese për vizitat në Moskë. Baskonia nuk ka një lider të vërtetë, por Shane Larkin, Tornike Shengelia dhe Adam Hanga duken të jenë lojtarët kyç të ekipit. Përgjegjësia për shënime dhe mbrojtje është e shpërndarë në mënyrë uniforme, prandaj ekipin e karakterizon kolektivi, i udhëhequr nga njëri prej trajnerëve më të rinj të ligës, Sito Alonso.

SKEMA EUROLEAGUE PLAY-OFF

Edhe në këtë duel, ekipet kanë qenë të zotë në fushat e tyre duke e mposhtur kundërshtarin. CSKA-ja shënoi fitore të thellë në Moskë, kurse Baskonia mposhti me një pikë dallim CSKA-në në Vitoria. Besoj që Baskonia, me kryeneçësinë dhe shkëndijat e vendosmërisë që shpesh i tregoi në sezonin e rregullt, mund të marrë një fitore në fushë të vetë, po më tepër se kjo, do të ishte, po ashtu, befasi.

o



info:

E dyta, nga seria speciale e shkrimeve për ndeshjet çerekfinale të Euroligës 2016/17.

DREJT RUMANISË

Lista e Kosovës U14/U15

12 Prill, 2017 @11:17

Trajnerët Korab Maloku dhe Besnik Podvorica kanë bërë gati...

RRUGA PËR FINAL FOUR (1)

Çerekfinalet e Euroligës: Real Madrid - Darüşşafaka

Foto: okdiario.com

12 Prill, 2017 @9:28

Ekipi më potent i pjesës së rregullt me gjasa të mëdha karshi...

TIMBERWOLVES

Minnesota prezenton llogon e re

12 Prill, 2017 @8:58

Skuadra e Minnesota Timberwolvesit, sot në ndeshjen kundër Oklahoma...

MVP I STINORIT NË BIBL

Shane Gibson, MVP i BIBL 2016/17

Shane Gibson i Beroes, duke qëndruar para Mikaile Tmusic të Bashkimit në ndeshjen Bashkimi-Beroe/ BOROZANI/ Arian Paçarizi

12 Prill, 2017 @7:44

Basketbollisti amerikan i Beroes, Shane Gibson, është shpallur...

BEROE-KUMANOVA

Beroe shkel Kumanovën në finale

BOROZANI/A.P.

11 Prill, 2017 @22:29

Dueli i parë final ndërmjet Beroes dhe Kumanovës ka kaluar më...

EMRAT E FTUAR

Lista e përzgjedhësit Thaçi për Kosovën U16

Foto: FBK

11 Prill, 2017 @21:31

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-16 (Femrat), Muhammed...

BOROZANI.COM TEAM OF THE WEEK

5-shja e xhiros XXV

11 Prill, 2017 @9:51

Pas ndeshjeve të zhvilluara të xhiros XXV, Borozani.com ka...

DEKLARATAT PARA NDESHJES

Sonte dueli i parë i finales së BIBL

BOROZANI/Arkiv/A.P.

11 Prill, 2017 @8:19

Duke filluar nga ora 17e30 sonte në Stara Zagora të Bullgarisë,...

VLLAZNIA-TIRANA

Superkupa e Tiranës

10 Prill, 2017 @19:13

Basketbollistët e Tiranës kanë shënuar fitore shumë më të...

SERIE A

Snajperi Dardan Berisha funksionon, Juvecaserta fiton

Foto: juvecaserta.it

10 Prill, 2017 @18:57

Pas 7 humbjeve radhazi, Juvecaserta e Dardan Berishës ka shënuar...

RRUGA PËR FINAL FOUR (1)

Çerekfinalet e Euroligës: Real Madrid - Darüşşafaka

Foto: okdiario.com

12 Prill, 2017 @9:28

Ekipi më potent i pjesës së rregullt me gjasa të mëdha karshi...

EUROLEAGUE

Përfundon stinori i rregullt, caktohen çiftet në Play Off

8 Prill, 2017 @8:20

Dje përfundoi stinori i rregullt në Euroleague. Biletën e fundit...

PËRMBLEDHJE - JAVA 29

Reali siguron vendin e parë, kampioni mposhtet në Greqi

euroleague.net

1 Prill, 2017 @11:23

Real Madrid - Fenerbahçe Gjiganti spanjoll, Real Madrid, dje duke e...

EUROLEAGUE: REAL - BARCA

‘El Clasico’ i takon Realit

22 Mars, 2017 @22:47

Me fitoren e Realit u mbyll ‘El Clasico’ i basketbollit në kuadër...

TE FENERI

Datome, 3 javë jashtë parketit

22 Mars, 2017 @15:31

Basketbollisti 29 vjeçar i Fenerbahçes, Luigi Datome, do të...

Të gjitha lajmet nga Euroleague