Të gjitha lajmet

RRUGA PËR FINAL FOUR (3)

Çerekfinalet e Euroligës: Olympiacos – Anadolu Efes

Çerekfinalet e Euroligës: Olympiacos – Anadolu Efes

Shkruan: Blerim MYFTIU

14 Prill, 2017 @10:00

Çifti ndoshta më i barabartë i çerekfinales mund të vendoset nga avantazhi i terrenit vendës. Parashikimi: 3-2 apo 3-1

Për herë të parë në historinë e Euroligës, në çerekfinale ndodhen tri skuadra nga i njëjti qytet, Stambolli. Në dy prej çifteve çerekfinale, do të ballafaqohen ekipet greke dhe turke. Në të dyja rastet, grekët e kanë avantazhin e fushës, gjë e cila mund të dëshmohet të jetë vendimtare për kualifikim, duke marrë parasysh atmosferën e nxehtë që mbretëron në Athinë. Në përballjen e parë takohen Olympiacosi, gjithsesi më i suksesshmi në dekadën e fundit nga rivali Panathinaikos, dhe lokomotiva e basketbollit turk në 25 vitet e fundit, Anadolu Efes.

EUROLEAGUE PLAYOFF

Olympiacosi edhe sivjet, sikur në shumicën e stinorëve të fundit, nga pozita e autsajderit ka arritur që të vendoset në vendin e tretë dhe ta sigurojë avantazhin e fushës në duel me Anadolu Efesin e Stambollit. Bërthama e ekipit edhe sivjet është përbërë tanimë nga grekët e zakonshëm: Spanoulis, Printezis, Papanikolau dhe Papapetru. Edhe pse i hendikepuar nga mungesa e Hackettit, nën drejtimin e ekspertit po ashtu lokal, Ioannis Sfairopoulos, Olympiacosi ka pësuar vetëm 4 herë në Pire.

D

Erick Green dhe Khem Birch i kanë shtuar thellësi ekipit, sidomos në disa ndeshje ku Spanoulisi dhe Printezisi munguan për shkak të lëndimeve. Të kuqtë e Athinës janë skuadra kundër së cilës kundërshtarët kanë pasur përqindjen më të dobët të shënimeve për dy pikë dhe përqindjen më të ulët të shënimeve për treshe.

Anadolu Efesi është skuadra më në formë për momentin. Ai shënoi 8 fitore në 10 ndeshjet e fundit, ku njëra prej humbjeve ishte ajo e xhiros së fundit kur tanimë nuk kishte kurrfarë kuptimi në rezultat. Në këtë periudhë, para 2 javësh pësoi edhe Olympiacosi në Stamboll. Tekniku kroat, Velimir Perasović, i cili vitin e kaluar e shpuri Baskonian në Final-four, ka kompozuar një ekip të çeliktë ku nuk shquhet individi.

D

Për këtë tregon fakti se 8 lojtarë të Efesit shënojnë nga 7 deri në 13 pikë për ndeshje. Vuajtja më e madhe e Efesit viteve të fundit ka qenë përzgjedhja e amerikanëve. Derreck Brown, Bryce Cotton, Bryant Dunston, Jayson Granger dhe Tyler Honeycutt paraqiten si zgjidhje të mira amerikanësh, të udhëhequr në mënyrë mjeshtërore nga playmakeri francez, Thomas Heurtel.

Ekipi më atletik i ligës mund të sjellë kokëçarje grekëve që për një nuancë (përvoja, terreni i zjarrtë, vazhdimësia) janë më të favorizuar në këtë përballje. Efesi mund të shkëpusë dy fitore, mirëpo edhe kualifikimi i tij nuk do të ishte befasi aq e madhe sa ai i Darüşşafakas apo i Baskonias.



info:

E treta, nga seria speciale e shkrimeve për ndeshjet çerekfinale të Euroligës 2016/17.

RRUGA PËR FINAL FOUR (2)

Çerekfinalet e Euroligës: CSKA Moska – Baskonia Vitoria Gasteiz

Foto: euroleague.net

13 Prill, 2017 @10:00

Kampionia aktuale përballë rebelimit bask. Parashikimi: 3-1...

PERËNDIM

Warriors përsëri në krye, orari dhe skema e play-offit

13 Prill, 2017 @9:50

Ashtu si në Konferencën Lindore, edhe në Konferencën Perëndimore...

LINDJE

Bostoni lider, përcaktohen duelet e play-offit

13 Prill, 2017 @9:30

Me takimet e luajtura mbrëmë është mbyllur sezoni i rregullt i...

NCAA SHOWCASE

NCAA Showcase – kamp i nivelit të lartë

13 Prill, 2017 @9:11

NCAA Showcase Kosovo 2017 – kampi i parë i akredituar nga NCAA që...

BASHKIMI-PEJA

Bashkimi triumfon ndaj Pejës

BOROZANI/ Arian Paçarizi

12 Prill, 2017 @19:48

Bashkimi ka arritur të mposht Pejën për herë të dytë këtë...

ÇEREKU I TRETË: BASHKIMI-PEJA

Peja i afrohet Bashkimit plotësisht

12 Prill, 2017 @19:22

10 minutëshi i fundit i ndeshjes Bashkimi-Peja pritet të kalojë...

PJESA E PARË: BASHKIMI-PEJA

Peja ngushton epërsinë në minutën e fundit

BOROZANI/Arkiv

12 Prill, 2017 @18:49

Bashkimi ka pasur rast të mirë të zgjerojë epërsinë e arritur...

ÇEREKU I PARË: BASHKIMI-PEJA

Dominim i Bashkimit në çerekun e parë

BOROZANI/Arkiv

12 Prill, 2017 @18:19

Bashkimi ka treguar lojë tepër të mirë në çerek të parë të...

FORMACIONET STARTUESE

5-shet e para: Bashkimi-Peja

12 Prill, 2017 @18:06

Në këto momente ka nisur ndeshja Bashkimi-Peja në Prizren, ndërsa...

NGA INFORMATORI

Gjoba për zyrtarë të Rahovecit e Trepçës

12 Prill, 2017 @15:01

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në Informatorin e fundit...

RRUGA PËR FINAL FOUR (4)

Çerekfinalet e Euroligës: Panathinaikos – Fenerbahçe

Foto: euroleague.net

15 Prill, 2017 @10:00

Në këtë duel favoriti mungon. Feneri ka dëshmuar se fiton në...

RRUGA PËR FINAL FOUR (2)

Çerekfinalet e Euroligës: CSKA Moska – Baskonia Vitoria Gasteiz

Foto: euroleague.net

13 Prill, 2017 @10:00

Kampionia aktuale përballë rebelimit bask. Parashikimi: 3-1...

RRUGA PËR FINAL FOUR (1)

Çerekfinalet e Euroligës: Real Madrid - Darüşşafaka

Foto: okdiario.com

12 Prill, 2017 @9:28

Ekipi më potent i pjesës së rregullt me gjasa të mëdha karshi...

EUROLEAGUE

Përfundon stinori i rregullt, caktohen çiftet në Play Off

8 Prill, 2017 @8:20

Dje përfundoi stinori i rregullt në Euroleague. Biletën e fundit...

PËRMBLEDHJE - JAVA 29

Reali siguron vendin e parë, kampioni mposhtet në Greqi

euroleague.net

1 Prill, 2017 @11:23

Real Madrid - Fenerbahçe Gjiganti spanjoll, Real Madrid, dje duke e...

Të gjitha lajmet nga Euroleague