Të gjitha lajmet

SERIA E KOLUMNEVE PËR PLAYOFF (3)

Çerekfinalet e Euroligës: Olympiacos – Žalgiris

Fotot: euroleague.net

Çerekfinalet e Euroligës: Olympiacos – Žalgiris

Shkruan: BLERIM MYFTIU

15 Prill, 2018 @7:30

Ky do të jetë ballafaqimi i vetëm ku përveç se ndeshen në letër me njëri-tjetrin një klub grek dhe lituan, mund të thuhet se edhe praktikisht ndeshen dy klube greke dhe lituane. Ngase, bërthamën dhe pjesët më të rëndësishme të ekipit e përbëjnë vendësit – grekë dhe lituanë. Ngase, në asnjë klub tjetër të Euroligës, lojtarët vendës nuk kanë kaq rëndësi dhe peshë për ekipin. Prandaj, do të jetë vërtet një duel grek-lituan.

Vassilus Spanoulis Olympiacos

Pas CSKA-së, Olympiacosi paraqet ekipin e dytë me pjesëmarrje pothuajse të vazhdueshme në play-off. Në 11 paraqitjet e ekipit nga paralagjja e Athinës, kanë rezultuar dy trofe të njëpasnjëshme më 2012 dhe 2013, nën udhëheqjen e Dušan Ivkovićit nga stoli dhe të Vassilis Spanoulisit nga loja. Nga ana tjetër, për Žalgirisin me të kaluar të lavdishme në Euroligë, do të jetë paraqitja e parë në playoff, kuptohet pas vitit 2005. Edhe për trajnerin lituan, Šarūnas Jasukevičiusin, do të jetë hera e parë që e shijon play-offin nga stoli (kurse për pjesëmarrjet dhe titujt si lojtar as që duhet përmendur).

Zalgiris Kaunas

Spanoulisi dhe kompania përbëjnë njërën prej skuadrave më kompakte me bërthamë të pasur lojtarësh vendës grekë, që prej stinorit në stinor e ndërrojnë ndonjë “pjesë rezervë” të ekipit, sigurojnë që pas Ivkovićit filozofia e tij të jetojë përmes trajnerit aktual, Ioannis Sfairopoulisit. Përveç Spanoulisit i cili është shënuesi i dytë dhe asistuesi i parë më i mirë në play-off i Euroligës, Georgios Printezis, Kostas Papanikolaou, Vangelis Mantzaris dhe Ioannis Papapetrou, të gjithë kanë ndeshje dyshifrore. Kjo bërthamë ka fituar dy tituj (2012 dhe 2013) dhe është mposhtur në dy finale të tjera (2015 dhe 2017) në 6 paraqitje të fundit.

Vassilis Spanoulis

Žalgirisi, në anën tjetër, përbëhet nga lojtarë me shumë përvojë, me shumë ndeshje evropiane, por vetëm njëri prej tyre (Vasilije Micić) ka luajtur play-off, kur ka qenë pjesë e Crvena Zvezdës para dy vitesh. Derisa Olympiacosi njihet si ekip specialist për t’i zgjidhur ndeshjet e ngushta në rezultat, edhe Žalgirisi sivjet ka pasur më së shumti ndeshje të fituara me nën 5 pikë dallim.

Beno Udrih Zalgiris

Edhe pse Spanoulisi shënoi një rënie të lehtë në statistika sivjet, ai mbetet dirigjenti kryesor i lojës dhe gjithsesi jetëgjatësia e ekipit, e bën Olympiacosin (tok me CSKA-në dhe Fenerbahçen) njërin prej klubeve më stabile në Final Four. Žalgirisi do të udhëhiqet nga Jasikevičiusi i cili katër herë ka fituar Euroligën, ka luajtur pesë herë në play-off dhe nga secila seri, ai ka dalë triumfues. Žalgirio Arena, kompleksi më i madh në Evropë, është i nxehtë – aty mund të bie në gjunjë gjithkush. Gjasat për Žalgirisin duken të vogla, por gjithsesi besoj që kjo do të jetë seria më interesante e çerekfinaleve.



DATAT E NDESHJEVE:

18 prill Olympiacos - Zalgiris
20 prill Olympiacos - Zalgiris
24 prill Zalgiris - Olympiacos
26 prill Zalgiris - Olympiacos
1 maj Olympiacos - Zalgiris

ABA LEAGUE

Buduçnost me triumf historik në ABA ligë

Foto: aba-liga.com

14 Prill, 2018 @23:57

Skuadra nga Podgorica, Buduçnost, për herë të parë në histori...

GAME 1: GSW - SPURS

Kampioni tregon forcën, 1-0 ndaj Spurs

14 Prill, 2018 @22:33

Në duelin e parë të Play Off-it të sivjetëm në NBA, kampioni...

SHQIP NË BOTË

Dardan Berisha me pikë dyshifrore, Nymburku në gjysmëfinale

14 Prill, 2018 @21:05

Në ndeshjen e tij të dytë pas rikthimit nga lëndimi, Dardan...

SERIA E KOLUMNEVE PËR PLAYOFF (2)

Çerekfinalet e Euroligës: Fenerbahçe Doğuş – Baskonia Vitoria Gasteiz

Fotot: euroleague.net

14 Prill, 2018 @20:00

Kampioni aktual i Euroligës, Fenerbahçe Doğuşi, ka pasur një...

AARON MOSS

Jemi krenarë, mund ta fitojmë!

14 Prill, 2018 @18:27

Basketbollisti më i dalluar i Bashkimit në ndeshjen gjysmëfinale...

FINALFOUR: RILSKI-BASHKIMI

Bashkimi arrin finalen historike

BOROZANI/A.K.

14 Prill, 2018 @18:13

SEKONDAT E FUNDIT TË NDESHJES “Au, au, au… e pabesueshme”! kanë...

ÇEREKU I TRETË: RILSKI-BASHKIMI

10 minuta para fundit, Bashkimi pranë finales

BOROZANI/ A.K.

14 Prill, 2018 @17:48

Bashkimi ka arritur të kalojë në epërsi në çerekun e tretë të...

PJESA E PARË: RILSKI-BASHKIMI

Një pikë dallim pas gjysmës së lojës

14 Prill, 2018 @17:24

Rilski Sportist dhe Bashkimi po zhvillojnë një ndeshje...

BIBL/ FINAL FOUR

Pesëshet e para: Rilski - Bashkimi

14 Prill, 2018 @16:13

Janë publikuar pesëshet e parë të Rilskit dhe të Bashkimit: ...

FINAL FOUR: BLOKOTEHNA - LEVSKI

Levski mposht Blokotehnan, arrin finalen

14 Prill, 2018 @16:11

Në gjysmëfinalen e parë të Final Four-it të sivjetëm të...

BIBL

Bashkimi në Bullgari për Final Four, synohet finalja

BOROZANI / A.P

14 Prill, 2018 @12:02

Me fillim nga ora 17:30, sot skuadra e Bashkimit nga Prizreni do të...

SERIA E KOLUMNEVE PËR PLAYOFF (1)

Çerekfinalet e Euroligës: CSKA – Khimki

Fotot: euroleague.net

14 Prill, 2018 @7:32

Tanimë është bërë zakon dhe fenomen i rregullt i viteve të...

GJYSMËFINALJA/ UNITED BASKETBALL - KALAJA

United Basketball 10 pikë mbi Kalanë

BOROZANI / A.P

13 Prill, 2018 @21:09

Skuadra gjilanase, United Basketball, ka arritur ta mposht Kalanë me...

GJYSMËFINALJA/ LIPJANI - DRITA

Lipjani me një këmbë në finale

13 Prill, 2018 @21:00

Skuadra e Lipjanit, në kuadër të Play Offit në ndeshjen e parë...

SHQIP NË BOTË

Dardan Berisha rikthehet në parket, Nymburku pranë gjysmëfinales

13 Prill, 2018 @18:30

Pasi ishte pjesë e 12-shes në dy ndeshjet e fundit por nuk luajti...

GAME 1: FENERBAHÇE - BASKONIA

Epërsia e pjesës së parë, mjaftoi për fitore

Foto: euroleague.net

18 Prill, 2018 @21:41

Epërsia e krijuar në pjesë të parë nga Fenerbahçeja në...

GAME 1: OLYMPIACOS - ZALGIRIS

Vazhdimet përcaktojnë fituesin

Foto: Zalgiris/fb

18 Prill, 2018 @21:34

Skuadra lituaneze, Zalgiris, ka befasuar në ndeshjen e parë të...

GAME 1: PANATHINAIKOS - REAL MADRID

Panathinaikos deklason Realin

17 Prill, 2018 @21:21

Një diferencë kaq e madhe nuk është pritur as nga lojtarët e...

GAME 1: CSKA-KHIMKI

Dueli rus, vendoset në fund

17 Prill, 2018 @20:13

Play Offi në Euroleague startoi me ndeshjen CSKA Moska - Khimki,...

SERIA E KOLUMNEVE PËR PLAYOFF (4)

Çerekfinalet e Euroligës: Panathinaikos Superfoods – Real Madrid

Fotot: euroleague.net

15 Prill, 2018 @20:00

Nëse i katërti dhe i pesti i stinorit të rregullt takohen,...

Të gjitha lajmet nga Euroleague