Të gjitha lajmet

RRUGA PËR FINAL FOUR (4)

Çerekfinalet e Euroligës: Panathinaikos – Fenerbahçe

Foto: euroleague.net

Çerekfinalet e Euroligës: Panathinaikos – Fenerbahçe

Shkruan: Blerim MYFTIU

15 Prill, 2017 @11:00

Në këtë duel favoriti mungon. Feneri ka dëshmuar se fiton në çdo fushë, por Pana nuk pëson në Athinë. Parashikimi: 3-2 apo 2-3

Në duelin e më të afërmve në tabelë, të katërtit Panathinaikos dhe të pestës Fenerbahçe, do të ballafaqohemi me duelin e të njohshmëve të vjetër. Trajneri i stambollasve, Željko Obradović, përballet me ekipin të cilin e udhëhoqi për 13 vite dhe me të cilin fitoi 5 tituj kampioni të Evropës.

Grekët filluan në marsh të ulët rrugëtimin duke pësuar 4 herë në 8 ndeshjet e fundit. Mirëpo, tok me Efesin, qenë ekipet që në ndeshjet e fundit shënuan fitore radhazi, madje grekët arritën deri në pozitën e katërt. Se Athina është terren i nxehtë dëshmon edhe më tepër se Panathinaikosi në shtëpi ka pësuar vetëm një humbje gjatë sezonit të rregullt (edhe atë ndaj rivalit të përbetuar lokal).

j

Pas përshëndetjes nga Diamantidisi në fillim të stinorit, Nick Calathes u vendos gradualisht në pozitën e krijuesit të lojës dhe tok me Chris Singletonin u bënë nga dyshet e respektuara të ligës. Mike Jamesi shkëlqeu në ndeshjet e fundit duke arritur mesatare prej 12,9 pikësh, 3 asistimesh dhe 2,1 kërcimesh.

EUROLEAGUE PLAYOFF

Panathinaikosi për herë të parë pas 2012-s e ka në dorë avantazhin e fushës. Në po të njëjtin vit ka qenë edhe për herë të fundit në play-off, në udhëheqjen tanimë të trajnerit kundërshtar, Obradovićit.

Edhe pse ndër favoritët kryesorë, Fenerbahçeja pati shumë oscilime gjatë stinorit. Edhe pse me përjashtim të ardhjes së Nunnallyt nuk pati ndryshime në kompozicion, oscilimit i kontribuuan në masë të madhe lëndimet e shpeshta.

b

Ekpe Udoh shpesh pauzoi për shkak të lëndimit të belit, megjithatë është kërcyesi (7,7 për ndeshje) dhe bllokuesi (2,4 për ndeshje) më i mirë i ligës. Bogdan Bogdanovići dy herë pësoi lëndim të kyçit të këmbës dhe mungoi në pothuajse gjysmën e ndeshjeve, megjithatë paraqitet si shënuesi më i mirë i ekipit (13,6 pikë për ndeshje). Kostas Sloukasi sapo u kthye nga lëndimi dhe nuk dihet sa i gatshëm do të jetë.

Mbetet shpresa e aziatikëve të Stambollit që të gjitha këto pjesë do të jenë disi në optimumin e tyre dhe falë qëndrimit në kolektiv, tanimë në vitin e dytë, Fenerbahçeja do të jetë në gjendje që të arrijë te Final-fouri i tretë rresht.

l

Para dy vitesh Fenerbahçeja u ndal në gjysmëfinale. Vjet pësoi në finale dhe po qe se i besohet përparimit progresiv, sivjet duhet të kurorëzohet me trofe. Këtë herë, për herë të parë avantazhi nuk është te Fenerbahçeja dhe për herë të parë pas 5 vitesh, atë e ka Panathinaikosi. Në duelin e dytë greko-turk, favoriti dhe fituesi është edhe më i vështirë të përcaktohet. Me gjasë të madhe do ta shohim ndoshta ndeshjen e pestë vendimtare. Bazuar në listën e lojtarëve, Fenerbahçeja është më afër gjysmëfinales, por bazuar në performansën sezonale, duhet të thuhet e kundërta. Megjithatë, kjo përballje garanton se do të jetë dueli më interesant çerekfinal.

RRUGA PËR FINAL FOUR (2)

Çerekfinalet e Euroligës: CSKA Moska – Baskonia Vitoria Gasteiz

Foto: euroleague.net

13 Prill, 2017 @11:00

Kampionia aktuale përballë rebelimit bask. Parashikimi: 3-1...

PERËNDIM

Warriors përsëri në krye, orari dhe skema e play-offit

13 Prill, 2017 @10:50

Ashtu si në Konferencën Lindore, edhe në Konferencën Perëndimore...

LINDJE

Bostoni lider, përcaktohen duelet e play-offit

13 Prill, 2017 @10:30

Me takimet e luajtura mbrëmë është mbyllur sezoni i rregullt i...

NCAA SHOWCASE

NCAA Showcase – kamp i nivelit të lartë

13 Prill, 2017 @10:11

NCAA Showcase Kosovo 2017 – kampi i parë i akredituar nga NCAA që...

BASHKIMI-PEJA

Bashkimi triumfon ndaj Pejës

BOROZANI/ Arian Paçarizi

12 Prill, 2017 @20:48

Bashkimi ka arritur të mposht Pejën për herë të dytë këtë...

ÇEREKU I TRETË: BASHKIMI-PEJA

Peja i afrohet Bashkimit plotësisht

12 Prill, 2017 @20:22

10 minutëshi i fundit i ndeshjes Bashkimi-Peja pritet të kalojë...

PJESA E PARË: BASHKIMI-PEJA

Peja ngushton epërsinë në minutën e fundit

BOROZANI/Arkiv

12 Prill, 2017 @19:49

Bashkimi ka pasur rast të mirë të zgjerojë epërsinë e arritur...

ÇEREKU I PARË: BASHKIMI-PEJA

Dominim i Bashkimit në çerekun e parë

BOROZANI/Arkiv

12 Prill, 2017 @19:19

Bashkimi ka treguar lojë tepër të mirë në çerek të parë të...

FORMACIONET STARTUESE

5-shet e para: Bashkimi-Peja

12 Prill, 2017 @19:06

Në këto momente ka nisur ndeshja Bashkimi-Peja në Prizren, ndërsa...

NGA INFORMATORI

Gjoba për zyrtarë të Rahovecit e Trepçës

12 Prill, 2017 @16:01

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në Informatorin e fundit...

EUROLEAGUE

Doncic shkëlqen përsëri, Madridi pa humbje

euroleague.net

25 Tetor, 2017 @10:32

I riu slloven, Luka Doncic, po vazhdon me shkëlqimin e tij te Real...

UNICAJA MALAGA - FENERBAHCE

Kampioni nis me humbje, pëson në fund

Foto: euroleague.net

13 Tetor, 2017 @10:22

Kampioni aktual i Euroligës, Fenerbahçe, e nisi stinorit të ri me...

ANADOLU EFES - REAL MADRID

Doncic shkëlqen, Real nis me fitore në Euroligë

12 Tetor, 2017 @21:46

Gjiganti spanjoll, Real Madrid, e nisi me fitore edicionin e ri të...

JUSTIN DOELLMAN

Reprezentuesi i Kosovës, te Anadolu Efes

11 Tetor, 2017 @22:05

Basketbollisti i natyralizuar i Kosovës, Justin Doellman, ka arritur...

TRANSFER

Brad Wanamaker kalon te kampioni i Euroleagues

fenerbahce.org

7 Shtator, 2017 @19:00

Kampioni i Euroleagues, Fenerbahçe, vendin e zbrazur nga Bogdan...

Të gjitha lajmet nga Euroleague