Të gjitha lajmet

RRUGA PËR FINAL FOUR (1)

Çerekfinalet e Euroligës: Real Madrid - Darüşşafaka

Foto: okdiario.com

Çerekfinalet e Euroligës: Real Madrid - Darüşşafaka

Shkruan: Blerim MYFTIU

12 Prill, 2017 @9:28

Ekipi më potent i pjesës së rregullt me gjasa të mëdha karshi debutuesit. Parashikimi: 3-0

Euroliga përjetoi me gjasë njërin prej stinorëve më të mirë dhe më emocionues. Formati i paralajmëruar prej kohësh u jetësua sivjet me pjesëmarrjen e 16 ekipeve ku për herë të parë secili ekip luajti karshi tjetrit 2 herë gjatë stinorit. Organizimi, marketingu, arenat e ndeshjeve, kalendari – gjithçka ishte një hap më larg dhe më mirë nga stinorët e kaluar dhe një hap afër organizimit më të madh basketbollistik, NBA-së. Patëm super-javë me nga dy xhiro. Disa ekipe ishin më standardë, disa shumë luhatës, CSKA-ja dhe Reali u vendosën që në start në 2 pozitat kryesore, kështu që lufta reale u zhvillua për pozitat 3 dhe më poshtë. Emporio Armani Milano, Galatasarayi dhe Unicsi ishin më të hershmit që u larguan nga gara, por jo që nuk prishën punë shumë prej ekipeve në renditje. Zhgënjimi më i madh me gjasë është Barcelona, befasia e këndshme ishte Žalgirisi, kurse Crvena Zvezda do të jetë ajo e cila më së shumti do të dëshpërohet që përkundër fitoreve të bujshme në Beograd, megjithatë humbi ndeshjen e fundit, më të rëndësishmen.

Me këtë shkrim fillojmë vlerësimin e çifteve çerekfinale dhe parashikimin për Final-fourin e mundshëm që sivjet do të zhvillohet në qytetin bashkues të kontinenteve, në Stamboll.

Gjiganti spanjoll tërheq vëmendje me potencialin e madh sulmues. Është ekipi i dytë pas CSKA-së në klasifikimin e më së shumti pikëve të shënuar (86,16 për ndeshje). Pas shkuarjes në fillim të stinorit të Sergio Rodriguezit në NBA, Sergio Llull ka gjetur më tepër hapësirë në të qenët dirigjues i ekipit. Ka pasur 16,5 pikë dhe 6 asistime për ndeshje. Vetëm Anthony Randolph e ka përcjellë atë me pikë dyshifrore mesatare (10,4 për ndeshje).

Mirëpo, mbretërit kanë një shpërndarje të gjerë shënimesh në mesin e 12 lojtarëve, kështu që kontribut domethënës merr nga 8-9 lojtarë. Reali posedon indeksin më të lartë mesatar në ligë (102,13), përqindjen më të mirë të shënimeve për 2 pikë (57%), raportin më të mirë asistime-humbje topash (20,6/12,33) dhe numrin më të madh të tresheve të shënuara. Freskia e stinorit ka qenë Luka Dončić, 17-vjeçi i talentuar slloven që ka shënuar mesatarisht 8,3 pikë për ndeshje, me 41% saktësi për 3 pikë dhe 4,3 asistime për ndeshje, brenda gati 20 minutave të kaluar në parket.

D

Shpesh e sulmuar për mbështetje arbitrash (ngase kompania Doğuş është njëri prej sponsorëve kryesorë të Euroligës), atakuar direkt edhe pas ndeshjes me Bambergun në xhiron e parafundit, Darüşşafaka Doğuş hyri në ligë si debutues. Me njërin prej basketbollistëve më të mirë turq të të gjitha kohëve, Ibrahim Kutluayin në pozitën e drejtorit, për trajner të ekipit u angazhua “i përzëni” nga Clevelandi, David Blatt. Nuk ishte përvoja e parë për të në Evropë (pas titullit “të papritur” me Maccabin më 2014), as në Stamboll (pas Efesit).

Gjatë pjesës së rregullt luajti në atmosferën nxehtë-ftohtë. Herë renditi fitore dhe mposhti ekipe të mëdha, por humbi edhe po aq ndeshje të lehta në letër. Vetëm në saje të fitores së xhiros së fundit kundër Crvena Zvezdës, arriti të futej në play-off që me gjasë do të jetë edhe arritja e sezonit! Darüşşafaka kërcen mirë në sulm (e dyta në ligë – 12 për ndeshje) dhe humbet më së paku topa (11,16 për ndeshje). Por është e fundit në asistime (14,3 për ndeshje) dhe saktësi për 2 pikë (48%).

D

Ngushëllim dhe një fije shprese për Darüşşafakan mund të jetë se Reali ka humbur në 3 prej 4 udhëtimeve të sivjetme në Stamboll në kuadër të pjesës së rregullt (pësoi nga Fenerbahçe me 87-88, Darüşşafaka 68-81 dhe Galatasarayi me 84-87). Në duelet e stinorit të rregullt, Reali i ka demoluar të gjelbrit në Madrid më 101-83, kurse në Stamboll ka pësuar me rezultatin e lartshënuar.

SKEMA EUROLEAGUE PLAY-OFF

Rekorderi i titujve në këtë garë, Reali, titullin e fundit e ka fituar në sezonin 2014/15, kurse vjet e kobshme për të në çerekfinale ka qenë Fenerbahçeja, duke e fshirë me 3-0 në çerekfinale. David Blatti dy herë me Maccabin ka kaluar xhiron duke mos pasur avantazhin e fushës. A ndodh këtë herë? Do të ishte befasi shumë, tejet dhe përtej të madhes.



info:

E para, nga seria speciale e shkrimeve për ndeshjet çerekfinale të Euroligës 2016/17.

TIMBERWOLVES

Minnesota prezenton llogon e re

12 Prill, 2017 @8:58

Skuadra e Minnesota Timberwolvesit, sot në ndeshjen kundër Oklahoma...

MVP I STINORIT NË BIBL

Shane Gibson, MVP i BIBL 2016/17

Shane Gibson i Beroes, duke qëndruar para Mikaile Tmusic të Bashkimit në ndeshjen Bashkimi-Beroe/ BOROZANI/ Arian Paçarizi

12 Prill, 2017 @7:44

Basketbollisti amerikan i Beroes, Shane Gibson, është shpallur...

BEROE-KUMANOVA

Beroe shkel Kumanovën në finale

BOROZANI/A.P.

11 Prill, 2017 @22:29

Dueli i parë final ndërmjet Beroes dhe Kumanovës ka kaluar më...

EMRAT E FTUAR

Lista e përzgjedhësit Thaçi për Kosovën U16

Foto: FBK

11 Prill, 2017 @21:31

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-16 (Femrat), Muhammed...

BOROZANI.COM TEAM OF THE WEEK

5-shja e xhiros XXV

11 Prill, 2017 @9:51

Pas ndeshjeve të zhvilluara të xhiros XXV, Borozani.com ka...

DEKLARATAT PARA NDESHJES

Sonte dueli i parë i finales së BIBL

BOROZANI/Arkiv/A.P.

11 Prill, 2017 @8:19

Duke filluar nga ora 17e30 sonte në Stara Zagora të Bullgarisë,...

VLLAZNIA-TIRANA

Superkupa e Tiranës

10 Prill, 2017 @19:13

Basketbollistët e Tiranës kanë shënuar fitore shumë më të...

SERIE A

Snajperi Dardan Berisha funksionon, Juvecaserta fiton

Foto: juvecaserta.it

10 Prill, 2017 @18:57

Pas 7 humbjeve radhazi, Juvecaserta e Dardan Berishës ka shënuar...

DUELI I TRETË KAMPIONAL

Lufta për pozitën e dytë, Bashkimi-Peja vazhdon

10 Prill, 2017 @16:23

Skuadra e Bashkimit dhe ajo e Pejës do të ndeshen të mërkurën...

PLAY OFF

Perëndimi gati për Play Off

10 Prill, 2017 @7:43

Konferenca e Perëndimit, është kompletuar për Play Offin 2016/17....

RRUGA PËR FINAL FOUR (2)

Çerekfinalet e Euroligës: CSKA Moska – Baskonia Vitoria Gasteiz

Foto: euroleague.net

13 Prill, 2017 @10:00

Kampionia aktuale përballë rebelimit bask. Parashikimi: 3-1...

EUROLEAGUE

Përfundon stinori i rregullt, caktohen çiftet në Play Off

8 Prill, 2017 @8:20

Dje përfundoi stinori i rregullt në Euroleague. Biletën e fundit...

PËRMBLEDHJE - JAVA 29

Reali siguron vendin e parë, kampioni mposhtet në Greqi

euroleague.net

1 Prill, 2017 @11:23

Real Madrid - Fenerbahçe Gjiganti spanjoll, Real Madrid, dje duke e...

EUROLEAGUE: REAL - BARCA

‘El Clasico’ i takon Realit

22 Mars, 2017 @22:47

Me fitoren e Realit u mbyll ‘El Clasico’ i basketbollit në kuadër...

TE FENERI

Datome, 3 javë jashtë parketit

22 Mars, 2017 @15:31

Basketbollisti 29 vjeçar i Fenerbahçes, Luigi Datome, do të...

Të gjitha lajmet nga Euroleague