Të gjitha lajmet

ANALIZË

Çfarë Kosove si LOÇKË!!!

Çfarë Kosove si LOÇKË!!!

Shkruan: Luan MORINA

24 Mars, 2017 @23:35

Kosovë të shkëlqyeshme, të qetë, të talentuar, të pjekur, loçkë!!! Së paku në pjesën e dytë, ku edhe goli vetëm sa dha një shtytje para. Që një ekip mund të zhvillohet, rritet kaq shumë në kontrast me pjesën e parë nuk është diçka e shpeshtë të shihet. Megjithatë ndodhi dhe kjo jep shpresë e siguri që jemi duke ecur në drejtimin e duhur.

Derisa ecim në këtë rrugë do të ketë rrëshqitje, rrëzime, gabime, edhe asi trashanike sikur sonte. Por, në krahasim me Finlandën, jemi shumë, shumë më mirë. Jemi më të kompletuar, më të rritur, më ekip. Dhe kjo u dëshmua edhe sonte.

Ajo çfarë mungonte në pjesë të parë ishte një shpirt më i ngjallur ekipor, disa klone të Valonit të Berishve. Ishte njëri nga të paktit që i jepte zor të arrinte çdo top të mundshëm. Kjo do të duhej të ishte një shtytje për krejt ekipin, por motivimi jo që mungonte, sa nuk arrinte të dilte në pah. Duket se akoma ka mungesë fërkimi ndërmjet lojtarëve. Mungon mentaliteti ekipor, por nuk është për t’u çuditur pasi ende po ndërtohen si ekip.

Sot në sulm patëm më shumë përvojë me Atdheun e Besartin e Berishve. Derisa Besarti duket pak më i plogësht, mirë i mbuluar, Atdheu për shkak të konstruktit ishte më i zorshëm për t’u kapur dhe gjë që rezultoi me disa faulle, shumica të butë, por referi ishte i këtillë. Kur jemi te referi, ka qenë tejet korrekt gjatë tërë lojës. Inspiruese nga Atdheu ishin ndërhyrjet e tija në çdo kënd ku nevojiten shtatlartësia dhe loja me kokë.

Miloti është ndoshta emri që më nevrikos më së shumti. Është i talentuar, jashtëzakonisht i shpejtë dhe i mirë në udhëheqjen e topit, por tek ne sikur nuk ia del të gjej këtë formë. E kam parë me Vitesse disa herë muajve të fundit. Nuk është i njëjti! Fatkeqësisht.

Por, fatmirësisht tek krahët kemi shumë opsione. Avdijaj debutoi shkëlqyeshëm, Celina ishte goxha i mirë, e Bernardi i Berishve akoma është ai i ndeshjeve të para. Kemi talente sa të duam. Po shtojmë përvojën dhe Euro2024 duket si diçka që mund t’i afrohemi. Ata që presin më herët, mos të na mundojnë, le të gjejnë ekipe tjera.

Kryeziu e Shala
në mesfushën kanë qenë mirë të pozicionuar. Kanë lëvizur topa të mirë tek Valoni i Berishve, i cili besoj që më mirë mund të luante si një 10sh, se sa si një krah. Ashtu dukej në pjesën më të madhe të lojës. Sidoqoftë, ka qenë ndër më të mirët.

Edhe mbrojtja ka qenë në terezi. Rrahmani e Pnishi kanë qenë të mirë, Përdedaj akoma nuk po gjen veten, derisa me Kolollin kemi diçka të mirë në anën e majtë. Në krahasim me Kroacinë e Finlandën, kemi qenë tejet mirë të organizuar në çdo aspekt.

Edhe Bunjaki ka qenë i shkëlqyeshëm si selektor. Mund të them që ka qenë ndeshja më e mirë e udhëhequr deri tani. Guximi për të luajtur në mbrojtje treshe kur po mundonim Islandën, angazhimi i tre lojtarëve që i dhanë jetë lojës dhe çfarëdo që ka thënë e ka bërë në pushim meritojnë një notë të shkëlqyeshme për të.

Kosova po rritet! Dalëngadalë po zhvillohet, po merr një formë. Do të ketë rrëzime, edhe më të mëdha e më të rënda. Me rëndësi është që po ecim para dhe çdo ndeshje është më e mirë se e kaluara. Si loçkë!

PAS NDESHJES

De Biasi flet pas humbjes me Italinë

24 Mars, 2017 @23:20

Pas humbjes ndaj Italisë, për TVSH-n foli Gianni De Biasi,...

ATDHE NUHIU

Nuhiu: Nuk i gëzohem golit, Islanda s’e meritoi fitoren

24 Mars, 2017 @23:18

Golashënuesi i vetëm për Kosovën në ndeshjen ndaj Islandës,...

KROACIA vs UKRAINA

Kroacia vazhdon pa humbje

uefa.com

24 Mars, 2017 @23:13

Favoriti kryesor në Grupin I për Botërorin Rusia 2018, Kroacia,...

BESART BERISHA

Besart Berisha: Jam i gëzuar që luajta për Kosovën

24 Mars, 2017 @23:11

Sulmuesi Besart Berisha sonte debutoi për përfaqësuesen e...

VALON BERISHA

Valon Berisha: Luftuam deri në fund

24 Mars, 2017 @23:05

Njëri prej lojtarëve që ishte ndër më të mirët në fushë...

ALBERT BUNJAKI

Bunjaki: Dominuam me lojë fizike

BOROZANI/ Erdis Driza

24 Mars, 2017 @23:01

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, pas ndeshjes me Islandën...

ITALIA - SHQIPËRIA

S’ka pikë në Itali për Shqipërinë

24 Mars, 2017 @22:45

Shqipëria ka pësuar humbjen e tretë në kualifikimet për...

KUSH DO T'I SHPËTOJË?!

Simeone ose Sampaoli te Argjentina!!!

11 Prill, 2017 @14:01

Pas shkarkimit të Edgardo Bauzas sot në mëngjes nga detyra e tij...

NË ZAGREB

Maqedonia mezi pret kthimin e Arijan Ademit

7 Prill, 2017 @12:02

Selektori i reprezentacionit të Maqedonisë, Igor Angelovski, ka...

FIFA TOP RANKING

Brazili, pas 7 viteve arrin kreun

6 Prill, 2017 @10:34

Përfaqësuesja e Brazilit në futboll, është bërë ekipi i parë...

FIFA RENDITJA - PRILL 2017

Kuqezinjtë, 12 vende mëposhtë në FIFA

Foto: Getty Images

6 Prill, 2017 @10:13

Dy humbjet e regjistruara në muajin mars për kuqezinjtë e De...

FIFA RENDITJA - PRILL 2017

Kosova regjistron rënie të madhe në FIFA renditjen mujore

Foto: epa

6 Prill, 2017 @10:04

Pas humbjes nga Islanda në kualifikuesen e fundit për Botërorin...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018