Të gjitha lajmet

RIVALI I SOTËM I KOSOVËS

Çka duhet ditur para ndeshjes Estonia-Kosova?

Reprezentacioni i Estonisë, rivali i sotëm i Kosovës/ Foto: fiba.com

Çka duhet ditur para ndeshjes Estonia-Kosova?

9 Gusht, 2017 @8:37

Estonia
Kosova
Estonia : Kosova

Ora 17:30. Talin, Estoni. Transmetimi: RTK dhe YouTube.

Sot Kosova do të zhvillojë ndeshjen e dytë para-kualifikuese për Kupën e Botës Kina 2019 në Talin, ndaj Estonisë.

Kosova, Estonia dhe Maqedonia janë tre vendet që garojnë në Grupin C parakualifikues për të siguruar dy vendet e para, që çojnë në grupet kualifikuese, të cilat luhen në nëntor të këtij viti, ndërsa kundërshtarët tjerë në këto grupe do të përcaktohen nga pjesëmarrësit e Eurobasket 2017, që mbahet në shtator.

Miqësoret e vitit të kaluar

Edhe Kosova edhe Estonia kanë shënuar nga një fitore në grup, duke e mposhtur Maqedoninë.

Vitin e kaluar, Estonia ka qenë sparing partneri i parë i Kosovës para ndeshjeve kualifikuese për Eurobasket 2017, duke zhvilluar dy miqësore me Kosovën në Talin.

Të dyja ndeshjet i kishte fituar Estonia. Të parën, estonezët e fituan me rezultat 76-67 (kliko në rezultat për të lexuar raportin e asaj ndeshjeje dhe statistikat), ndërsa ndeshjen e dytë 74-64 (kliko në rezultat për të lexuar raportin e asaj ndeshjeje dhe statistikat).

SHIKO: Orarin e ndeshjeve dhe TABELAT

Lojtarët kryesorë

Në këto kualifikime, te Estonia po dallohen tre basketbollistë, të cilët po bartin barrën kryesore të skuadrës.

est

Rain Veideman është koshashënues tepër i mirë i skuadrës dhe është lider i padiskutueshëm kur vjen te puna për të shutuar për tre pikë dhe për të vendosur ndeshjen. 25 vjeçari luan në Udine të Italisë dhe është 192 centimetra i gjatë.

Ndërsa, Kristjan Kangur është njeriu që thotë fjalën kryesore nën kosh. Kangur është lojtari që shënon dhe kërcen, një alo-qendër cilësore dhe me përvojë (34 vjeçar) me gjatësi 203 centimetra dhe luan te Varese në Itali.

SHIKO: Orari i ndeshjeve dhe TABELA

E Sten Sokk është një play shënues dhe mjaft i lëvizshëm. Ai asiston dhe shënon, ndërsa është edhe orkestruesi i lojës estoneze. Luan në Kalev të Estonisë ndërsa me 28 vjetët dhe 185 centimetrat e tij, ai ka shënuar 5 kërcime e 5 asistime në përballjen ndaj Maqedonisë duke shtuar edhe 8 pikë.

pok

Kjo e sotmja, do të jetë përballja e parë e ekipeve në ndeshje zyrtare kualifikuese, ndërsa njëra nga to do të pësojë humbjen e parë.

Pas kësaj ndeshjeje Kosova do të udhëtojë për ndeshjen e kthimit ndaj Maqedonisë në Shkup më 12 gusht, ndërsa në duelin e fundit të grupit pret Estoninë më 19 gusht në Prishtinë.

TRANSMETIMI

FBK konfirmon, të gjitha ndeshjet e Kosovës në TV

8 Gusht, 2017 @22:51

Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të saj,...

PARA NDESHJES, FLET KAPITENI

Dardani: Më se të gatshëm për Estoninë

8 Gusht, 2017 @22:09

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha, ka thënë...

PREJ NCAA2

Seab Webster, lojtar i ri i Prishtinës

Seab Webster, lojtar i ri i Sigal Prishtinës

8 Gusht, 2017 @13:04

Basketbollisti amerikan 198 centimetra i gjatë që luan në pozitën...

TE ESTONIA

Kitsing s’luan ndaj Kosovës

Photo: Taavi Sepp/ delfi.ee

8 Gusht, 2017 @12:39

Mediat estoneze kanë bërë të ditur sot se njëri ndër...

PARA NDESHJES, FLET SELEKTORI

Greenberg: Me mbrojtje të lartë ndaj Estonisë

8 Gusht, 2017 @9:50

Selektori i Kosovës, Brad Greenberg, në përgatitjet e fundit të...

NË KRYEQYTET

Michael Glover zyrtarizohet nga Prishtina

7 Gusht, 2017 @10:27

Basketbollisti amerikan 30 vjeçar, Michael Glover, është...

MEDIA

Sigurohet transmetimi Estoni-Kosovë

Erjon Kastrati, në përballjen Kosova-Maqedonia/ Foto: fiba.com

7 Gusht, 2017 @8:47

Përmes një video spoti të lëshuar, RTK ka bërë të ditur se do...

MAQEDONIA - ESTONIA

Estonia “punoi” në favor të Kosovës

5 Gusht, 2017 @22:21

Maqedonia e regjistroi edhe humbjen e dytë në Grup, derisa u mposht...

AUSTRIA - HOLANDA

Holanda më e fortë se Austria

5 Gusht, 2017 @21:46

Shqipëria e cila u mposht me 2 gusht nga Austria, sonte pushoi. Por...

EKSKLUZIVE

Rugova: Ky ekip do të shkruajë histori

BOROZANI/Arkiv

5 Gusht, 2017 @17:49

Granit Rugova, është lojtari më në moshë i reprezentacionit të...

EKSKLUZIVE

15 ftesat e Greenbergut për kualifikueset ndaj Lituanisë dhe Hungarisë

24 Tetor, 2017 @22:23

Selektori i Kosovës në basketboll, amerikani Brad Greenberg, ka...

NIKE FIBA WORLD RANKING

Kosova e 96-ta në FIBA renditjen botërore

11 Tetor, 2017 @19:58

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, pas suksesit të arritur...

DEL VENDIMI I KOMISIONIT

Suspendohet Drilon Hajrizi

BOROZANI/D.S.

5 Tetor, 2017 @12:59

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar vendimin e...

FRANCA

€2 milionë në humbje, kërkon ndërrim orari nga FIBA

Foto: fiba.com

21 Shtator, 2017 @22:25

Federata e Basketbollit të Francës, ka kërkuar nga FIBA që të...

NGA KONFERENCA

FIBA pranon projektin me 2813 ulëse, nëse bëhet para 2 nëntorit

Foto: FBK

21 Shtator, 2017 @14:51

Këshilltari i Sekretarit Gjeneral të FIBAs, Lubomir Kotleba, në...

Të gjitha lajmet nga Kina 2019