Të gjitha lajmet

KOLUMNE

CSKA-ja e sigurt në Final-Four, Fenerbahçeja me përmbysje dhe rekorde

Fotografitë: euroleague.net

CSKA-ja e sigurt në Final-Four, Fenerbahçeja me përmbysje dhe rekorde

Shkruan: Blerim MYFTIU

26 Prill, 2017 @11:28

Fenerbahçeja bëhet ekipi i parë që pa avantazh fushe në playoff e kalon xhiron pa asnjë humbje

Dueli çerekfinal i cili ndoshta u prit të jetë më i paparashikuari dhe më i barabarti përfundoi aq shpejt sa që mbeti larg çfarëdo rivaliteti. Me plot rekorde dhe dukuri që ndodhën për herë të parë, Fenerbahçeja u kualifikua në Final-fourin e sivjetmë për të cilën do t’i duhet vetëm ta kalojë njërën prej tri urave mbi Bosforin. Verdhë-kaltërit e pjesës aziatike të Stambollit u bënë skuadra e parë në historinë e Euroligës, e cila përkundër se nuk e kishte avantazhin e fushës, arriti që me 3-0 ta kalojë rundin. Fenerbahçeja është ekipi i parë turk që për të tretin vit rresht arriti në Final-four dhe në të tria rastet çerekfinalet i kaloi pa humbur ndeshje (më 2015, 3-0 kundër Maccabit dhe më 2016, 3-0 kundër Realit).

F

Përveç ndeshjes së parë në Athinë, e cila ishte e barabartë, dy të tjerave dhe sidomos asaj të fundit, i mungoi rivaliteti. Ndeshjen e parë Fenerbahçeja e hapi shumë mirë duke krijuar epërsi dyshifrore, Panathinakosi ia ktheu me po të njëjtën epërsi në çerekun e dytë dhe të tretë, por në atë të fundit, Feneri rivendosi mbrojtjen dhe falë shënimeve të sakta triumfoi (triumfi i parë i ndonjë ekipi turk në Athinë pas 10 vitesh dhe i pari i Obradovićit kundër ekipit të tij të dikurshëm).

f

Fenerbahçeja gjatë stinorit të rregullt pati shumë mungesa për shkak të lëndimeve. Munguan kohë pas kohe Datome, Udoh e Sloukas, por më së gjati mungoi Bogdanovići. Duket se rikthimi i tij dhe gjetja e formës në momentin e duhur ishte një prej pikave kyçe. Performanca me të cilën meritoi që të shpallet MVP i ndeshjeve të para dhe të dyta, Fenerbahçes i dha krah dhe veten e ngriti në pozitën e njërit prej lojtarëve më perspektivë dhe premtues të Evropës. Fenerbahçeja e bëri dallimin edhe në pozitën e fundorëve, kur Sloukasi u shërua në kohën e duhur, kurse Dixoni bëri organizime dhe zgjidhje të përkryera në sulm, duke e rikthyer Udohn në ditët e stinorit të kaluar. E kur Udoh luan, medoemos aktivizohet edhe Vesely.

f

Nëse i shtohet kësaj edhe detyra në radhë të parë mbrojtëse e Datomes, Kalinićit dhe Nunnallyt, Fenerbahçeja nuk kishte se si të mos kalonte më tutje.

E zakonshmja (CSKA) në katërshen më të mirë evropiane… sërish

CSKA-ja, siç parashikohej, e përmbylli serinë me 3-0 dhe kësisoj na la pa basketboll të enjten e kësaj jave. Pjesa e parë premtoi ndoshta një ndeshje ku Baskonia dha shenja se mund të nxirrte edhe një duel të katërt, por në pjesën e dytë, mbrojtja dhe dirigjimi i përkryer i sulmit nga dyshja Teodosić-De Colo, bëri që edhe kësaj serie t’i mungonte e panjohura e fituesit.

c

Ndeshja më emocionuese e serisë mbeti ajo e dyta, ku CSKA-ja arriti të fitonte në sekondat e fundit. Cory Higgingi ishte në rolin kryesor dje në fitoren e rusëve. Kontribuoi me 21 pikë. Baskonia aplikoi mbrojtje të fortë ndaj Teodosićit, i cili pati edhe momente cakërruese me lojtarët vendës. Kjo edhe e nxori nga ritmi, prandaj nuk ishte në nivel të detyrës. Ajo që po vërehet ndeshjeve të fundit është se kundërshtarët janë duke bërë mbrojtje të fortë, në limitin e ashpërsisë, ndaj Teodosićit i cili di shumë shpejt të dalë nga vetja dhe të humbet topa, por mjafton një treshe dhe një asistim që të shndërrohet në një përbindësh dhe ta fshijë kundërshtarin.

CSKA-ja do të paraqitet në Final-fourin e 14-të në 15 vitet e fundit, ose në të shtatin rresht. Kampionia aktuale mbetet megjithatë favoriti kryesor dhe ekipi më kompakt. Rruga e CSKA-së dhe Fenerbahçes takohet sërish në një finale eventuale. Do ta kemi ndoshta përballë sërish profesorin Obradović dhe nxënësin Itoudis, i cili vjet e kishte mposhtur mentorin.

d

Është e sigurt se të mërkurën dhe të premten do të ndjekim nga dy duele Darüşşafaka – Real dhe Anadolu Efes – Olympiacos.

PANATHINAIKOS

Anulon aeroplanin, me autobus në shtëpi!

Foto: euroleague.net

26 Prill, 2017 @10:46

Pas deklasimit nga Fenerbahçe, me rezultat 3-0 në seri, kryetari i...

SPURS - GRIZZLIES @ GAME 5

Spurs në epërsi, afër gj’finales

Foto: nba.com

26 Prill, 2017 @9:25

Në serinë ndërmjet San Antonio Spursit dhe Memphis Grizzlies, deri...

CLIPPERS vs JAZZ @ GAME 5

Utah merr avantazhin nga Clippers

Foto: nba.com

26 Prill, 2017 @8:58

Utah Jazz, nga disavantazhi 2-1 në seri, tani është në përparsi...

ROCKETS - THUNDER @ GAME 5

Raketa fluturon në gjysmëfinale të Konferencës

Foto: nba.com

26 Prill, 2017 @8:35

James Harden shënoi 34 pikë në ndeshjen e pestë të serisë ndaj...

BASKONIA - CSKA @ GAME 3

Edhe kampioni në Final Four

euroleague.net

25 Prill, 2017 @22:09

Pas nënkampionit të Euroligës Fenerbahçes, edhe kampioni aktual...

FIBA EUROPE CUP

Nanterre’92 kampion i FIBA Europe Cup

25 Prill, 2017 @21:25

Finalja tepër interesante e FIBA Europe Cup ka përfunduar ngushtë,...

FENER - PANA @ GAME 3

Skuadra e parë në Final Four, Fenerbahçe

euroleague.net

25 Prill, 2017 @20:26

Nënkampioni i Euroligës, Fenerbahçe, deklasoi Panathinaikosin në...

RAHOVECI - SIGAL PRISHTINA

Prishtina e mbyll me fitore

25 Prill, 2017 @20:01

Sigal Prishtina megjithëse e kishte siguruar më parë titullin e...

5-SHET E PARA

Pesëshet e para: Rahoveci - Sigal Prishtina

BOROZANI/ A.P

25 Prill, 2017 @17:50

RAHOVECI: Valon Bunjaku, Mustafë Merovci, Artin Gashi, Albatrit...

NË KARAGAÇ

Peja-Bashkimi, vendosin vendin e dytë

BOROZANI/Arian Paçarizi

25 Prill, 2017 @10:56

Dueli ndërmjet Pejës dhe Bashkimit, në xhiron e fundit të...

PANATHINAIKOS

Anulon aeroplanin, me autobus në shtëpi!

Foto: euroleague.net

26 Prill, 2017 @10:46

Pas deklasimit nga Fenerbahçe, me rezultat 3-0 në seri, kryetari i...

BASKONIA - CSKA @ GAME 3

Edhe kampioni në Final Four

euroleague.net

25 Prill, 2017 @22:09

Pas nënkampionit të Euroligës Fenerbahçes, edhe kampioni aktual...

FENER - PANA @ GAME 3

Skuadra e parë në Final Four, Fenerbahçe

euroleague.net

25 Prill, 2017 @20:26

Nënkampioni i Euroligës, Fenerbahçe, deklasoi Panathinaikosin në...

REAL MADRID - DARUSSAFAKA @ GAME 2

Darussafaka gjen “ari” në Madrid

Euroleague

21 Prill, 2017 @22:24

Njëri ndër kandidatët për titull, Real Madrid, u befasua sonte...

OLYMPIACOS - EFES @ GAME 2

Efesi shokon Olympiacosin

Foto:euroleague.net

21 Prill, 2017 @21:02

Skuadra turke Anadolu Efes, gjatë gjithë ndeshjes ishte duke...

Të gjitha lajmet nga Euroleague