SOT — e Hëne, 20 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale.

Danezët rrënuan Kroacinë

REUTERS/Marko Djurica

Danezët rrënuan Kroacinë

Danimarka ka arritur fitore shumë më të lehtë se sa që ka pritur ndaj kroatëve në gjysmëfinalen e dy ekipeve të pamposhtura deri sot në Kampionatin Botëror të Hendbollit.


25 Janar, 2013 @23:20


E plotësuar:
25 Janar, 2013 @23:24


SHPËRNDAJ

Danimarka do të luaj përballë Spanjës në finale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Spanjë. Skandinavët mposhtën Kroacinë 30 - 24, ku njëri ndër lojtarët më të mirë të kroatëve, portieri Mirko Alilovic nuk ishte në ditën e tij. 

Dihet se në hendboll poriteri i mirë kryen gjysmën e punës, e Alilovic përkundër se gjatë gjithë turneut ishte në super formë, sonte nuk arriti t’i bënte ballë gjigantëve danez. 

Anders Eggert shënoi 9 gola, derisa u ndihmua edhe nga Jesper Noddesbo me 5 sosh kanë qenë golashënuesit më të spikatur danez sonte, derisa te kroatët u dallua Bicanin me 6 dhe Domagoj Duvnjak me 5 gola. 

REZULTATI

Danimarka - Kroacia 30 - 24



Danezët rrënuan Kroacinë





About Borozani.com


TË FUNDIT