Të gjitha lajmet

YLLI-RAHOVECI

Derbi Ylli-Rahoveci, një pikë vendosi

Derbi Ylli-Rahoveci, një pikë vendosi

7 Tetor, 2017 @20:16

Golden Eagle Ylli
Rahoveci
Golden Eagle Ylli 80 : 81 Rahoveci

Palestra: 13 qersohri, Suharekë.

Derbi i vërtetë i skuadrave të përforcuara në mënyrë solide këtë stinor për Superligën e Kosovës, ndërmjet Yllit dhe Rahovecit u zhvillua në Suharekë sonte.

Fitues i takimit doli Rahoveci, që ishte për një pikë më e mirë sesa Ylli, duke fituar në fund 80-81, në një ndeshje krejtësisht të barabartë përgjatë 40 minutave lojë.

ÇEREKËT

Ylli pas fundit të çerekut të parë krijoi 3 pikë epërsi me 17-14 në fillim. Në çerekun e dytë, lojë krejtësisht e barabartë për 24-24 dhe ekipet shkuan në pushim me atë 3 pikësh epërsie të suharekasve për 41-38.

Shkrirja e epërsisë ndodhi në çerekun e tretë, kur Rahoveci pas 30 minutave lojë barazoi rezultatin në 60-60, ndërsa në 10 minutëshin e fundit ekipet u futën “si nga fillimi i ndeshjes”.

TABELA AKTUALE

3 minuta para fundit të ndeshjes rezultati ishte 75-79 për Rahovecin, kur Junious Prowell shënoi për tre pikë për të dhënë pikët e fundit të vreshtarëve në ndeshje, për 75-81, derisa për fundin e ndeshjes kishin mbetur edhe 2.21 minuta.

Në këto minuta të mbetuar vetëm Mike Harmon arriti të shënojë për Yllin, duke e afruar rezultatin në 80-81, 1.12 minuta para fundit të ndeshjes, prej kur më, nuk u shënua asnjë pikë, derisa ekipet luftuan për çdo top.

Kjo ka qenë fitorja e dytë e Rahovecit në 2 ndeshjet e para të stinorit me trajner Mark Rodiqin, derisa Ylli ka përjetuar humbjen e parë të stinorit me trajner D. Bajramovic.

TË DALLUARIT

Mike Harmon ka qenë më efikasi te Ylli me 22 pikë të shënuara, prej ku ka shutuar 6-3 për tre pikë, me saktësi 50%. Arian Tahiri ka kontribuuar me 18 pikë e 7 asistime, ndërsa Arif Mehmetaj ka shtuar 14 pikë e 4 kërcime. Double-double te Ylli shënoi Teylor Bassick, që kreu ndeshjen me 13 pikë e 10 kërcime.

Sa i përket ekipit fitues, ka qenë Kyle Sovine që ka shkëlqyer te vreshtarët. Ai ka përfunduar ndeshjen me 26 pikë e 13 kërcime, derisa Junious Prowell ka dhënë 23 pikë tjera. Nga forcat vendore te ekipi i Rahovecit Mustafë Merovci ka qenë më efikasi me 13 pikë e 7 kërcime.

DUELET E RADHËS

Në xhiron që vjen, Ylli i shkon në konak Trepçës, ndërsa Rahoveci pret Bashkimin në derbin e radhës, që llogaritet si derbi i xhiros së III të stinorit.

Përndryshe, super-atmosferë sonte në Suharekë, palestra përplotë me publik, anim korrekt - e basketbollistët dhanë edhe atomin e fundit të tyre për më të mirën e ekipeve.

PEJA - SIGAL PRISHTINA

Lawrence dhe Esho çojnë Prishtinën drejt fitores në Pejë

Foto: KBPeja/Arkiv

7 Tetor, 2017 @16:35

Dyshja e huaj e Sigal Prishtinës, Andrew Lawrence dhe Maxim Esho,...

PJESA E PARË: PEJA-PRISHTINA

Prishtina në avantazh ndaj Pejës, pas pjesës së parë

Foto: KBPeja/Arkiv

7 Tetor, 2017 @15:43

Sigal Prishtina ka ngritur epërsinë ndaj Pejës në çerekun e...

ÇEREKU I PARË: PEJA-PRISHTINA

7 pikë epërsi për Prishtinën ndaj Pejës

7 Tetor, 2017 @15:22

Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes Peja - Prishtina që...

FORMACIONET STARTUESE: PEJA - PRISHTINA

5-shet e para: Peja-Prishtina

BOROZANI/E. Sh./ Arkiv

7 Tetor, 2017 @14:45

Para pak çastesh janë publikuar 5-shet e para të ndeshjes...

PREJ INFORMATORIT NR 1

Vetëm një gjobë në xhiron e parë

7 Tetor, 2017 @14:42

Komesari i Garave të FBK-së ka regjistruar ndeshjet e xhiros së...

TE SHQIPËRIA

Doukas përzgjedhës i ri i Shqipërisë

7 Tetor, 2017 @14:21

Trajneri grek, Antonios Doukas, sot është zyrtarizuar si...

BORDI I FBKs

FBK kërkon që klubet të organizojnë Kuvendin e Punës

7 Tetor, 2017 @12:08

Klube e Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës brenda 30...

JAVA II

Dy përballjet e ditës nga Superliga e basketbollit

7 Tetor, 2017 @11:57

Me fillim nga ora 16:00, takimi mes Pejës dhe Prishtinës hap xhiron...

SUPERLIGA U18 (XHIRO II)

Xhiroja II e Superligës U18, hapet sonte

Foto: Arkiv

6 Tetor, 2017 @15:00

Sonte fillon java e dytë në Superligën U-18 të basketbollit në...

DUELET E XHIROS SË PARË

Nesër nis Liga e Femrave

BOROZANI/Arkiv

6 Tetor, 2017 @12:37

Me përballjen ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, hapet stinori i...

KERASANI - PEJA

Shpëton Peja!

BOROZANI / A.P

22 Prill, 2018 @19:37

Në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në Superligën e...

FORMACIONET STARTUESE

5-shet: Kerasan-Peja

BOROZANI/A.P.

22 Prill, 2018 @18:00

Trajneri i Kerasan Prishtinës, Dritëro Sefaja dhe ai i Pejës,...

YLLI - BOREA

Ylli mposht Borean, sytë te Kerasani - Peja

BOROZANI / A.P

21 Prill, 2018 @19:41

Në përballjen e vetme të ditës në Superligë, Ylli ka shënuar...

SIGAL PRISHTINA - RAHOVECI

Prishtina s’lejoi befasi

Foto: Arkiv

20 Prill, 2018 @20:21

Sigal Prishtina edhe në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt,...

TREPÇA - BASHKIMI

Bashkimi mbyll stinorin me fitore

BOROZANI / A.P

20 Prill, 2018 @19:36

Në ndeshjen e zhvilluar ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, fitues...

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga