Të gjitha lajmet

DERBY-FULHAM

Derby merr avantazhin

Fotot: DerbyCounty/fb

Derby merr avantazhin

12 Maj, 2018 @12:15

derby county 1 : 0 fulham
Cameron JEROME 34' Stadiumi: Pride Park, Derby

Sulmuesi anglez, Cameron Jerome, ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Play-Offit të Championshipit, ku ekipi i tij Derby County ka marrë avantazhin ndaj Fulhamit, 1-0.

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në Pride Park është ndjekur nga 27 mijë shikues në tribuna, ndërsa Derby me këtë rezultat do të shkojë në Craven Cottage për të kërkuar finalen e Play-Offit.

Goli i Jerome-it ka qenë i pesti në katër ndeshjet e fundit për Derbyn, ndërsa ekipi i Gary Rowett do të kërkojë gol si mysafir më 14 maj për të lehtësuar punën drejt finales.

Derby County vs Fulham

Në anën tjetër, ekipi i Fulhamit, që drejtohet nga serbi Slavisa Jokanovic ka pasur rastet e veta, por nuk ka arritur te goli, pasi që portieri Scott Carson është treguar i pakalueshëm në dy rastet që kishin, derisa me posedim të topit kanë dominuar.

“Kjo është vetëm pjesa e parë e gjysmëfinales. Nuk do të festojmë asgjë pa përfunduar edhe ndeshja tjetër, duhet të jemi tepër të koncentruar në atë ndeshje,” ka thënë Rowett pas ndeshjes.

Derisa trajneri i Fulhamit, beson se ekipi i tij ka merituar më shumë nga kjo ndeshje dhe ka shtuar se në ndeshjen në shtëpi të tyre, duhet të jenë klinik në sulm.

“Nuk është rezultat i keq për ne, por nuk është as rezultat që kemi merituar ta marrim pas paraqitjes që e patëm,” kanë qenë fjalët e Jokanovicit pas ndeshjes.

Dueli i kthimit, Fulham-Derby zhvillohet më 14 maj dhe ekipi me rezultat më të mirë nga dy ndeshjet shkon në finale të Play-Offit të Championshipit.

Në gjysmëfinalen tjetër të Play-Offit të Championshipit takohen sot Middlesbrough - Aston Villa.

Vetëm njëra nga këto katër skuadra do të bëhet anëtare e Premier Ligës stinorin që vjen.

DUA LIPA

Rast që vjen një herë në jetë

Foto: DuaLipa/fb

12 Maj, 2018 @9:37

Këngëtarja Dua Lipa është zyrtarisht artistja që do të...

LA GAZZETTA

I dridhet karrigia

Foto: ACMilan/fb

11 Maj, 2018 @18:32

Nuk e ka të sigurtë vazhdimin e të qenit trajner te ekipi i tij....

ANGLIA DREJT BOTËRORIT

Lista e Southgate-it publikohet të mërkurën

11 Maj, 2018 @18:23

Anglia është gati për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Federata...

DANI ALVES

Edhe Alves mungon në Botëror!

11 Maj, 2018 @18:10

Kampionati Botëror “Rusia 2018” nuk do të ketë në dispozicion të...

LIRIA - PRISHTINA

Pefqeli çon Prishtinën në ‘finalen’ e kampionatit

Foto: prishtinafc.com

11 Maj, 2018 @17:21

Mesfushori Mërgim Pefqeli me golin e tij të shënuar në kohën...

DRITA - TREPÇA'89

Fazliu afron Dritën drejt titullit

11 Maj, 2018 @17:16

Drita tashmë është një ndeshje larg titullit kampion. Ekipi...

LLAPI - FLAMURTARI

Daku në formë, Llapi fiton

11 Maj, 2018 @16:37

Në takimin që nuk mori shumë vëmendje për shkak të dy ndeshjeve...

LIRIA - PRISHTINA

Liria vs. Prishtina, formacionet startuese

BOROZANI

11 Maj, 2018 @15:01

Me fillim nga ora 16:00, Liria e Prishtina përballen mes vete në...

DRITA - TREPÇA '89

Drita vs. Trepça ‘89, formacionet zyrtare

11 Maj, 2018 @14:55

Pak para ndeshjes, janë publikuar formacionet startuese të Dritës...

LICENSIMI

Ekipet e licensuara për garat ndërkombëtare

BOROZANI / G.P

11 Maj, 2018 @10:24

Pas konferencës së sotme për shtyp, Federata e Futbollit të...

ANGLIA DREJT BOTËRORIT

Lista e Southgate-it publikohet të mërkurën

11 Maj, 2018 @18:23

Anglia është gati për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Federata...

WAYNE ROONEY

Largohet nga Evertoni!

10 Maj, 2018 @22:00

Njëri ndër lojtarët më të mirë anglez, Wayne Rooney, është...

WEST HAM - UNITED

United vulos vendin e dytë

Foto: premierleague.com

10 Maj, 2018 @21:37

Me barazim pa gola ka përfunduar takimi mes West Ham Unitedit dhe...

CARLOS CARVALHAL

Swansea mbetet pa trajner

10 Maj, 2018 @21:33

Humbja në shtëpi nga Southampton mbrëmë, bashkë me barazimin e...

TE SHEFFIELD

Nuhiu me kontratë të re

10 Maj, 2018 @14:11

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka nënshkruar kontratë të re me...

Të gjitha lajmet nga Premier League