Të gjitha lajmet

DITARI RUS (11)

Deri ku do të shkojnë?

Fotot: FIFA/fb

Deri ku do të shkojnë?

Shkruan: LUAN MORINA

26 Qershor, 2018 @9:50

Deri ku do të shkojnë?

Me futjen e garës në fazën finale, kanë nisur të ngritën edhe tensionet! Që të dyja ndeshjet e mbrëmjes ishin të acaruara, me vendime që ndonëse mund të duken kontroverse, ishin të drejta. Dhe të dyja ankesat ishin nga ekipet që u eliminuan, ndonëse ka shumë pak hapësirë për të arsyetuar ato ankesa.

CRISTIANO RONALDO

Rasti i parë ka të bëj me përjashtimin eventual të Cristianos. Mund të dëshmojnë nga VAR që qëllimi nuk ishte goditja në fytyrë e mbrojtësit iranian sa ishte tentimi për të fituar hapësirën për të udhëhequr topin.

Portugal

Kartoni i verdhë është bërë zakon për të ‘arsyetuar’ vonesën në kohë, por është shumë më real se sa kartoni i kuq në atë rast.

IAGO ASPAS

Tek goli i Aspasit mund të arsyetohemi që vija tokësore dëshmonte që Aspas nuk ishte në pozitë jashtë loje.

Iago Aspas

Por, nëse shohim lëvizjen e pjesës së epërme të trupit, ai është në ofsajd, ndonëse shënon me pjesën trupore e cila ishte në pozitë të rregullt, kjo nuk arsyeton vendimin e gjyqtarit. Së paku jo ligjërisht.

KONSEKUENCAT E VENDIMEVE

Përjashtimi i Cristianos dhe eliminimi eventual i Spanjës, i cili s’do të ndodhte me humbjen prej një goli dhe barazimin e Iranit, do të bënin bujë më të madhe sot në mëngjes se sa vendimet e mbrëmshme. Përdorimi i VAR-it është për të ndihmuar gjyqtarin kryesor në vendimmarrje. Vendimi i fundit, qoftë edhe nëse VAR tregon diçka krejt tjetër, është barrë e gjyqtarit sipas rregullores së FIFA-s.

NDESHJET E ZHVILLUARA

Portugalia nuk po dëshmon formë kampioni. Por, ngjashëm ndodhte edhe në vitin 2016 kur fituan kampionatin evropian. As atëherë nuk kishte ekipe që dëshmonin formë kampioni. Mbrëmë ishin me fat, pasi iranianët u zgjuan vonë nga gjumi.

Iran

Irani rrëzoi vetveten duke u mbrojtur në 250 nga 270 minuta sa kanë luajtur në këtë Kupë Bote. Më shumë meritonte Maroku të kalonte grupin.

Maroku

Marokenët mbrëmë gjetën fatin, por ishte shumë vonë. Kanë bërë ndoshta lojën më të bukur në këtë grup, por rezultati është ai që dërgon tutje. Fatkeqësisht në këtë rast. Merituan të largohen me fitore, e cila ishte afër ndonëse me ndryshime në formacionin bazë. E spanjollët do të këndellen tani kundër Rusisë, e cila nuk duket të jetë kundërshtare serioze pas humbjes së djeshme. Sidomos me Akinfeevin në portë.

Suarez

Uruguait iu lejua të sulmojë nga larg, dhe siguroi epërsi e vendin e parë me mëritë në grupin A. Ndonëse në dy ndeshjet paraprake rusët ishin më të mirë, ndryshimet e tepërta dëmtuan shanset eventuale për fitore. Megjithatë, mendoj që si Portugalia ashtu edhe Spanja, nuk janë kundërshtarë të lehtë për asnjërën.

Saudi Arabia

Arabët gjetën kurajë për të sulmuar, sikur ishin më të adaptuar me topin. Megjithatë, gabimet fillestare tek të dy ekipet tregojnë që këto dy vende duhet të kontribuojnë më shumë në cilësinë e ligave kombëtare e edhe zhvillimin e futbollit tek të rinjtë!

E SOTMJA SJELL…

Ngjashëm si Spanja, edhe Argjentina do të duhet të përbirohet nëpër vrimën e gjilpërës për të kaluar në rrethin e dytë. Do t’ia dalë dhe mund të shndërrohet në një tregim epik se ‘si Messi pa trajner fitoi Kupën e Botës!’. Kjo pasi islandezët nuk janë në formë mendore të mirë, e edhe ekipi i dytë i kroatëve është i rrezikshëm. Për atë, mendoj që më shumë gjasa ka të kaloj Nigeria, sesa Islanda në rrethin e dytë. Por, loja e hapur e nigerianëve është ajo çfarë i shkon për shtati Argjentinës!

Griezmann

Franca mund të kalkulonte sikur të luante më vonë, por s’dyshoj që me më qejf do të zgjidhnin Argjentinën se sa këtë Kroaci në rrethin e dytë. Prandaj, humbja karshi Danimarkës s’duhet të jetë në plan. Në ndeshjen tjetër, Australia duhet të fitojë, por nuk mund ta ketë lehtë kundër Perusë. Ekipet që nuk kanë asgjë për të humbur, nuk ‘lëshojnë’ ndeshjet në stilin ‘kosovar’. Pos nëse janë Panamaja!

GRUPI B: IRANI-PORTUGALIA

Ronaldo dhe Irani përfshihen në VAR, para se portugezët të kualifikohen

25 Qershor, 2018 @21:17

VAR-i dhe referi kryesor i ndeshjes, Enrique Caceres, kanë marrë...

GRUPI B: SPANJA-MAROKU

Spanja shpëton nga humbja, kualifikohet si lidere

25 Qershor, 2018 @21:06

Ish-kampionët e Botës, spanjollët, kanë shpëtuar sonte nga një...

ALBANIAN WAY

Nis kampanja për pagesën e gjobës së Shaqirit, Xhakës e Lichtsteinerit

25 Qershor, 2018 @19:47

Menjëherë pas shqiptimit të gjobës nga FIFA për sjellje...

GJOBAT E FIFAs

Serbia gjobitet edhe më rëndë

25 Qershor, 2018 @18:58

Përveç gjobave të shqiptuara për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin...

11-SHET

Formacionet: Spanja - Maroko

25 Qershor, 2018 @18:11

Janë publikuar formacionet startuese të Spanjës dhe të Marokos.

11-SHET

Formacionet: Irani - Portugalia

25 Qershor, 2018 @18:05

Janë publikuar formacionet startuese të Iranit dhe të...

TRESHJA ME SHQIPONJË

Gjobiten, por nuk suspendohen

25 Qershor, 2018 @17:53

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner nuk janë...

GRUPI A: ARABIA SAUDITE - EGJIPTI

Salah s’mjafton, Arabia e mbyll me fitore

25 Qershor, 2018 @16:59

Në ndeshjen pothuajse të parëndësishme të Grupit A, Arabia...

GRUPI A: URUGUAJI - RUSIA

Uruguaji mposht nikoqirin për lidership

25 Qershor, 2018 @16:45

Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, nikoqiri i turneut është...

GRUPI B: IRANI-PORTUGALIA

Ronaldo dhe Irani përfshihen në VAR, para se portugezët të kualifikohen

25 Qershor, 2018 @21:17

VAR-i dhe referi kryesor i ndeshjes, Enrique Caceres, kanë marrë...

GRUPI B: SPANJA-MAROKU

Spanja shpëton nga humbja, kualifikohet si lidere

25 Qershor, 2018 @21:06

Ish-kampionët e Botës, spanjollët, kanë shpëtuar sonte nga një...

ALBANIAN WAY

Nis kampanja për pagesën e gjobës së Shaqirit, Xhakës e Lichtsteinerit

25 Qershor, 2018 @19:47

Menjëherë pas shqiptimit të gjobës nga FIFA për sjellje...

GJOBAT E FIFAs

Serbia gjobitet edhe më rëndë

25 Qershor, 2018 @18:58

Përveç gjobave të shqiptuara për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin...

11-SHET

Formacionet: Spanja - Maroko

25 Qershor, 2018 @18:11

Janë publikuar formacionet startuese të Spanjës dhe të Marokos.

Të gjitha lajmet nga Russia 2018