Të gjitha lajmet

DITARI RUS (12)

Deri te titulli…

Fotot: FIFA/fb

Deri te titulli…

Shkruan: LUAN MORINA

27 Qershor, 2018 @10:45

Nëpër vrimën e gjilpërës deri tek titulli, dhe mbrëmë ishte vetëm hapi i parë në këtë rrugëtim. Fitore e mjaftueshme për të rikthyer vetëbesimin me një formacion të përtërirë, Argjentina mund të gjej ‘ilaçin’ që do t’i shpie tutje.

Higuain

Sigurisht që sfida e radhës kundër Francës duket e rëndë, por kjo është vetëm në letër. Franca nuk ka shfaqur lojë bindëse ndaj asnjë kundërshtari deri tani, dhe me plot besim e them që Argjentina është favorite për të kaluar në çerekfinale. Aty, fituesi i ndeshjes ndërmjet Uruguait e Portugalisë!

Messi

Mbrëmë nuk ishte edhe aq lehtë për Argjentinën. Për pjesën më të madhe të kohës pas pësimit të golit, argjentinasit ishin të dominuar nga nigerianët të cilët me një përgatitje më të mirë taktike, do të përgatiteshin për të shtunën sot. VAR nuk dëshpëroi as të martën, dhe përkundër disa lemzave, po del të jetë gjëja më e mirë në këtë Kupë.

LIDERI I PAGABUESHËM DHE BINDËS

Kroatët si profesionistë mposhtën Islandën. Nuk ishte që ‘vullkanët’ nuk kishin shanse. Pjesa e parë ishte e dominuar nga ta, me shumë raste shënimi, por mungonte përfundimi. I vetmi përfundim erdhi kësaj radhe nga Sigurdsson, i cili më në fund qëlloi një penallti. Kroatët luajtën shumë lehtë, pa presion, dhe kjo rezultoi me disa gabime në mbrojtje, por edhe me raste shënimi.

Iceland vs Croatia

Badelj pati një goditje shtylle dhe një gol, duke qenë më i miri në ndeshje, që me Modricin afër nuk ishte e papritur. Në anën tjetër u kthye Hallfredsson i cili ishte ndër më meritorët për pikën e vetme islandeze në këtë Kupë Bote. Me të në ndeshjen e dytë, ndoshta Islanda do të ishte ende në garë.

Kramaric vs Bjarnason

Që nuk ka lëshime në këtë Kupë Bote e dëshmuan peruanët. Fitorja e parë erdhi në stil, i cili me më shumë fat në ndeshjen e parë do t’i shihte ata në rrethin e dytë. KURRË mos merr trajner për vetëm një Kupë Bote, siç kanë bërë australianët me Van Maarwijk! Presioni për të fituar mund të fajësohet, por përgatitja taktike nuk ishte askund tek australianët.

Danimarka u kthye me mbrojtje treshe duke ndalur një Francë edhe ashtu të pa-interesuar të sulmonte. Ndeshja e parë pa gola, ndoshta edhe ndeshja e parafundit për të dyjat!

DITA E SOTME

Befasia e koreanëve nuk do të ishte larg mendsh. Gjermanët nuk janë gjermanë në këtë Kupë. Eliminimi nuk është larg mendsh. Do të jetë interesante të shohim se cili ekip do të mbajë topin më shumë në ndeshjen ndërmjet Meksikës dhe Suedisë. Që të dyja janë të interesuar të kundër-sulmojnë.

ORARI dhe TABELAT

Në mbrëmje, Brazili duhet të fitojë kundër Serbisë dhe mbrojtjes së tyre të pa-kompozuar. Milinkovic-Savic mund të shfaq shkëndijat e para nëse kthehet në pozitën e mesfushorit qendror dhe jo atij të avancuar, për të rrezikuar eventualisht brazilianët të cilët vuajnë kundër mbrojtjeve të ngjeshura. Një mbrojtje e tillë do të shfaqet karshi zviceranëve. Kostarikanët mund të habisin me kundërsulmes, ndonëse mbrojtja e Zvicrës ka qenë e qetë deri tani. Do të nevojitet kontributi i katërshes sonë për të kaluar në rrethin e dytë. Një het-trik tjetër i Shaqirit?

FAZA PRELIMINARE

Drita mëson rivalin e finales preliminare

26 Qershor, 2018 @22:10

Më 29 qershor me fillim nga ora 20:30 Drita do të ndeshet me ekipin...

GRUPI D: ISLANDA - KROACIA

Kroacia perfekte, në krye me pikë të plota

26 Qershor, 2018 @20:57

Ashtu siç edhe pritej, Kroacia e ka mbyllur grupin e saj si lidere....

GRUPI D: NIGERIA - ARGJENTINA

Shpëtimtari Rojo, Argjentina kualifikohet

26 Qershor, 2018 @20:54

Edhe pse me shumë vështirësi, Argjentina ia arriti ta mposhtë...

CHAMPIONS LEAGUE

Drita fiton, kalon në finalen preliminare

BOROZANI/ Arkiv

26 Qershor, 2018 @18:30

Drita ka shënuar fitore në përballjen debutuese në fazën...

11-SHET

Formacionet: Islanda - Kroacia

26 Qershor, 2018 @17:55

Janë publikuar formacionet startuese të Islandës dhe të...

11-SHET

Formacionet: Nigeria - Argjentina

26 Qershor, 2018 @17:52

Janë publikuar formacionet startuese të Nigerisë dhe të...

GRUPI C: DANIMARKA - FRANCA

Pa gola për herë të parë

Foto: fifa.com

26 Qershor, 2018 @16:57

Me disa lojtarë që pushuan për shkak të dy fitoreve në dy...

GRUPI C: AUSTRALIA - PERU

Fitore pa vlerë për Perunë

Foto: fifa.com

26 Qershor, 2018 @16:48

Pas 2 humbjeve në 2 ndeshjet e para, përfaqësuesja e Perusë...

11-SHET

Formacionet: Santa Coloma - Drita

BOROZANI/ Arkiv

26 Qershor, 2018 @15:33

Janë publikuar formacionet startuese të Santa Colomas dhe të...

MESFUSHORI BELG

Nainggolan zyrtarisht te Interi

26 Qershor, 2018 @15:30

Lojtari belg deri tash i Romës, Radja Nainggolan, sot zyrtarisht u...

GRUPI D: ISLANDA - KROACIA

Kroacia perfekte, në krye me pikë të plota

26 Qershor, 2018 @20:57

Ashtu siç edhe pritej, Kroacia e ka mbyllur grupin e saj si lidere....

GRUPI D: NIGERIA - ARGJENTINA

Shpëtimtari Rojo, Argjentina kualifikohet

26 Qershor, 2018 @20:54

Edhe pse me shumë vështirësi, Argjentina ia arriti ta mposhtë...

11-SHET

Formacionet: Islanda - Kroacia

26 Qershor, 2018 @17:55

Janë publikuar formacionet startuese të Islandës dhe të...

11-SHET

Formacionet: Nigeria - Argjentina

26 Qershor, 2018 @17:52

Janë publikuar formacionet startuese të Nigerisë dhe të...

GRUPI C: DANIMARKA - FRANCA

Pa gola për herë të parë

Foto: fifa.com

26 Qershor, 2018 @16:57

Me disa lojtarë që pushuan për shkak të dy fitoreve në dy...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018